Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Ē“thonė tė tjerėt pėr Muhammedin [Alejhi Selam]

Gjatė kohės sė Kryqėzatave qenė trilluar shpifje tė llojllojshme kundėr pejgamberit Muhammed alejhisselam. Mirėpo, me ardhjen e kohės moderne qė karakterizohet me tolerancė fetare dhe liri tė mendimit, u bė njė afrim i madh nė skicimin e jetės dhe tė karakterit tė tij nga autorėt perėndimorė. Pikėpamjet e disa dijetarėve jomuslimanė pėr Muhammedin, tė paraqitura kohėve tė fundit, e vėrtetojnė kėtė mendim.

Mirėpo, Perėndimi duhet tė bėjė edhe njė hap pėrpara, pėr zbulimin e realitetit tė mirėfilltė se Muhammedi ėshtė pejgamberi i fundit dhe i vėrtetė i Perėndisė pėr tėrė njerėzimin. Pėrkundėr objektivitetit tė informimit tė mirė, Perėndimi nuk ėshtė pėrpjekur ta kuptojė sinqerisht dhe objektivisht pejgamberinė e Muhammedit alejhisselam. Habit fakti qė pėr integritetin dhe tė arriturat e tij janė dhėnė lavdata tė shumta, mirėpo kėrkesa e tij pėr ta njohur si pejgamber ėshtė refuzuar nė mėnyrė eksplicite apo implicite. Pėr kėtė arsye, duhet tė bėhet revidimi i tė ashtuquajturit objektivitet. Nė vazhdim po japim disa tė dhėna nga jeta e Muhammedit alejhisselam, pėr tė mundėsuar njė pėrfundim pa paragjykime, logjik e objektiv lidhur me pejgamberinė e tij.

Deri nė moshėn dyzetvjeēare Muhammedi nuk njihej si shtetar, predikues apo si orator. Atė asnjėherė nuk e kishin parė duke folur pėr parimet e metafizikės, etikės, drejtėsisė, politikės, ekonomisė apo tė sociologjisė. Pa mėdyshje, ai kishte njė karakter tė shkėlqyer, veti mahnitėse dhe kulturė tė lartė. Megjithatė, nė tė nuk kishte ende asgjė thelbėsore dhe tė jashtėzakonshme, pėr tė pritur nė tė ardhmen ndonjė vepėr tė madhe dhe revolucionare nga ai. Mirėpo, kur doli nga Shpella (Hira) me porosi tė re, ai ishte plotėsisht i transformuar. A ėshtė e mundur qė njė njeri me tipare tė kėtilla pėrnjėherė tė shndėrrohet nė “mashtrues”, tė kėrkojė tė jetė “pejgamber i All-llahut dhe tė shkaktojė zemėrimin e popullit tė vet?” Dikush do tė bėnte pyetje: pėr ē’arsye tė gjitha ato mundime? Populli ishte i gatshėm ta pranojė si mbret tė vetin dhe t’ia shtrojė para kėmbėve tė gjitha pasuritė e vendit, me tė vetmin kusht qė ta braktisė predikimin e fesė sė tij. Mirėpo, ai i refuzoi tė gjitha kėto oferta joshėse dhe vazhdoi ta predikojė fenė e tij, duke u ballafaquar me pėrbuzje tė llojllojshme, me bojkot shoqėror e madje edhe me sulme fizike nga populli i vet. A nuk qe nė pyetje vetėm pėrkrahja e Perėndisė, dėshira e tij e ngulmėt pėr pėrhapjen e porosisė sė All-llahut dhe besimi i rrėnjosur thellė nė tė se Islami do tė paraqitet si rrugė e vetme e jetės sė njeriut, qė qėndroi si shkėmb pėrballė tė gjithė kundėrshtarėve dhe komplotistėve pėr zhdukjen e tij? Aq mė tepėr, po tė paraqitej me rivalitet tė paramenduar me tė krishterėt dhe hebrenjtė, me ēfarė arsye do tė besonte nė Isaun (Jezu Krishtin), Musaun (Mojsiun) dhe nė pejgam­berėt e tjerė tė Perėndisė (paqja mbi ta), kusht ky themelor i besimit pa tė cilin askush nuk mund tė jetė musliman?

A nuk ėshtė dėshmi e pamohueshme e pejgamberisė sė tij ajo qė pėrkundėr faktit se ishte i pashkolluar dhe bėri jetė plotėsisht normale e tė qetė dyzet vjet, kur filloi ta predikojė porosinė e tij e tėrė Arabia habitej dhe e respektonte thellė e mahnitej me elokuencėn dhe oratorinė e shkėlqyer tė tij? Ishte aq i pakrahasueshėm saqė njė legjion i tėrė poetėsh arabė, predikuesish dhe oratorė tė kalibrit mė tė lartė nuk ia dolėn tė krijojnė njė tė ngjashėm me tė. E mbi tė gjitha, si mund t’i shqiptonte tė vėrtetat e natyrės shkencore qė gjendeshin nė Kur’an, tė cilat asokohe askush nuk i kishte zhvilluar ende?

Dhe sė fundi, pse bėri jetė tė vėshtirė edhe pas arritjes sė fuqisė dhe autoritetit? T’i kujtojmė fjalėt qė i shqiptoi para vdekjes: “Ne pejgamberėt nuk kemi trashėgimtarė. Ēdo gjė qė lėmė pas ėshtė dashuria ndaj Perėndisė”.

Nė tė vėrtetė, Muhammedi alejhisselam ėshtė hallka e fundit e zinxhirit tė tė dėrguarve, tė dėrguar nė vende e nė kohė tė ndryshme qė nga zanafilla e jetės sė njeriut nė kėtė planetė.


“Nėse madhėshtia e qėllimit, mjetet e vogla dhe rezultatet e pabesueshme janė tre kriteret e gjeniut njerėzor, atėherė kush guxon ta krahasojė ndonjė personalitet tė madh nga historia moderne me Muhammedin? Njerėzit mė tė famshėm krijuan vetėm armė, ligje dhe mbretėri. Ata s’krijuan asgjė mė tepėr se fuqi materiale, tė cilat shpesh shpartalloheshin para syve tė tyre. Ky njeri lėkundi jo vetėm armata, legjislacione, mbretėri, popuj e dinasti, por edhe miliona njerėz tė njė tė tretės sė popullsisė sė atėhershme tė botės, e pėr mė tepėr, ai lėkundi altarė, perėndi, fe, ide, besime dhe shpirtra… maturia e tij gjatė fitoreve, ambicia e tij e cila nė tėrėsi i kushtohej njė ideje e kurrsesi krijimit tė njė mbretėrie; lutjet e tij tė pambarim, bisedat mistike me Perėndinė, vdekja dhe triumfi i tij pas vdekjes; tė gjitha kėto dėshmojnė jo pėr mashtrim por pėr bindje tė fortė qė i dha fuqi pėr tė restauruar njė dogmė. Kjo dogmė ishte dyshtresore: Bashkimi i Perėndisė dhe jomaterialiteti i Perėndisė; e para, pėr tė treguar ē’ėshtė Perėndia, kurse e dyta, ēka nuk ėshtė Perėndia; njėra duke mėnjanuar perėnditė e rreme me shpatė, kurse tjetra duke filluar njė ide me fjalė.

Lamartine, Histoire de la Turquie, Paris, 1854, vol. II. pp. 276-277.


“Pėrhershmėria e jo propagandimi i fesė sė tij ėshtė ajo qė meriton interesimin tonė; ėshtė ruajtur pėrshtypja e njėjtė e pastėr dhe e pėrkryer tė cilėn ai e farkoi nė Mekke e nė Medine, pas revolucioneve 1200 vjeēare tė ithtarėve tė rinj indianė, afrikanė dhe turq tė Kur’anit… Muhammedanėt kanė pėrballuar nė tėrė orvatjen pėr redukimin e objektit tė besimit dhe tė besnikėrisė sė tyre nė nivel me ndjenjat dhe me imagjinatėn e njeriut. “Unė besoj nė njė Perėndi dhe nė Muhammedin – Tė Dėrguarin e Perėndisė”, - ėshtė predikimi i thjeshtė dhe i pandryshuar i Islamit. Imazhi intelektual i Hyjnisė asnjėherė nuk ėshtė dėrguar me ndonjė idhull tė dukshėm. Nderimet e Pejgamberit kurrė nuk e kanė kapėrcyer masėn e virtytit njerėzor, kurse parimet jetėsore tė tij e kanė mbajtur mirėnjohjen e ithtarėve tė vet brenda kufijve tė arsyes dhe tė fesė”.

Edward Gibson and Simon Ocklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp. 54.


“Ai ishte Qesari dhe Papa i mishėruar nė njė trup, mirėpo ai ishte Papė pa pretendimet e Papės, Qesar pa legjionet e Qesarit; pa armatė tė rregullt, pa truprojė, pa pallat, pa tė ardhura tė caktuara. Po qe se dikush ka pasur tė drejtė tė thotė se ka sunduar me tė Vėrtetėn hyjnore, atėherė ai ka qenė Muhammedi, pasi qė kishte fuqi tė pakufishme pa instrumentet e saj dhe pa u mbėshtetur nė tė”.

Bosworth Smith, Mohammed and Mohammadanism, London, 1874, pp. 92.


“Ėshtė e pamundur qė ēdonjėri qė e studion jetėn dhe karakterin e Pejgamberit tė madh tė Arabisė, e qė di se si mėsoi dhe jetoi ai, tė ndiejė diē tjetėr pos respektit tė thellė ndaj tij, njėrit nga pėrcjellėsit e mėdhenj tė porosive Tė tė Lartmadhėrishmit. Edhe pse me kėtė qė e shtroj para jush do tė them shumė gjėra tė cilat pėr shumė njerėz tashmė janė tė njohura, prapėseprapė sa herė qė i rilexoj ato, mė kaplon njė ndjenjė e re admirimi dhe respekti ndaj mėsuesit tė madh arab”.

Annie Besant, The Life and Teachings of Muhammad, Madras, 1932, pp. 4.


“Gatishmėria e tij pėr tė pėrjetuar persekutime pėr shkak tė besimit, karakteri dhe morali i lartė i njerėzve qė i besonin dhe qė e konsideronin udhėheqės, si dhe madhėshtia e tė arriturave tė pėrnjėhershme, dėshmojnė pėr integritetin e tij fundamental. Ta konsiderosh Muhammedin mashtrues, mė shumė shkakton probleme se sa qė i zgjidhė ato. Aq mė tepėr, asnjė personalitet i madh historik nuk ėshtė ndriēuar mė zbehtė nė Perėndim se sa Muhammedi”.

W. Montogmery, Mohammad at Mecca, Oxford, 1953, pp. 52.


“Muhammedi, njeriu i frymėzuar qė themeloi Islamin, u lind rreth vitit 570 tė erės sė re nė njė fis arab qė i adhuronte idhujt. Pasi mbeti jetim qė nga lindja, ai gjithmonė qe i kujdesshėm posaēėrisht ndaj varfanjakėve dhe ndaj nevojtarėve, ndaj tė vejave dhe ndaj tė shtypurve. Nė moshėn njėzetvjeēare ai ishte afarist i suksesshėm dhe sė shpejti u bė udhėheqės i karvaneve me deve pėr njė grua tė vejė e tė pasur. Kur i mbushi njėzet e pesė vjet, punėdhėnėsja e tij duke ia njohur meritat, i propozoi martesė. Edhe pse ishte 15 vjet mė e vjetėr, ai u martua me tė dhe gjatė tėrė jetės mbeti burrė besnik.

Gati si ēdo pejgamber i madh para tij, Muhammedi nuk dėshironte tė shėrbejė si pėrcjellės i fjalėve tė Perėndisė, duke ndier se nuk ishte pėrkatės pėr njė gjė tė tillė. Mirėpo, engjėlli i dha urdhėr: “Lexo!” Me sa dimė deri tash, Muhammedi nuk dinte shkrim e lexim, por filloi t’i diktojė fjalėt e frymėzuara tė cilat sė shpejti do ta revolucionarizojnė njė segment tė gjerė tokėsor: “Ekziston vetėm njė Perėndi”.

Nė tė gjitha gjėrat Muhammedi ishte thellėsisht praktik. Kur vdiq i biri i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zėnia e Diellit dhe me tė shpejtė u pėrhapėn fjalėt pėr ngushėllimin personal tė Perėndisė, me ē’rast pėr Muhammedin thuhet tė ketė deklaruar: “Zėnia e Diellit ėshtė fenomen natyror. Ėshtė marri tė ndėrlidhen kėto gjėra me vdekjen a lindjen e njeriut”.

Kur vdiq vetė Muhammedi, pati tentim qė atė ta ngrenė nė cilėsinė e hyjnive, por njeriu qė duhej tė bėhej pasardhėsi i tij administrativ, e zhduku kėtė histori me njėrin nga fjalimet mė madhėshtore nė historinė fetare. ”Nėse ndonjėri prej jush e ka adhuruar Muhammedin, ai ka vdekur. Por, nėse Perėndia ėshtė ajo tė cilėn e keni adhuruar, ajo jeton pėrherė”.

James A. Michener, Islam: The Misunderstood Religion, nė The Reader’s Digest (American Edition), Maj 1955, pp. 68-70.


“Vėnia e Muhammedit nė krye tė listės sė personaliteteve mė me ndikim nė botė mbase mund t’i befasojė disa lexues, e tė tjerėt t’i bėjė tė pyesin pėr njė rangim tė tillė, por ai ishte njeriu i vetėm nė histori i cili ishte bindshėm mė i suksesshėm si nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė profan”.

Michael H. Hart, The 100: A Rankino of the Most Influential Persons in History, New York: Hart Publishing Company, Inc. 1978, pp. 33.


Pėrktheu nga anglishtja:
Ylvi Durguti