|
|
|
|
Informata mbi Islamin
Ēfarė besojnė muslimanėt
pėr Jezusin (Isain a.s.)?
Muslimanėt e respektojnė dhe e nderojnė Jezusin (Isain). Ata
e konsiderojnė atė si njė prej tė dėrguarve mė tė mėdhenj tė Zotit.
Kurani konfirmon lindjen e tij tė mbinatyrshme, pa baba, si dhe e
ngre nėnėn e tij nė njė rang tė lartė. Nė Kuran, pėr lindjen e tij
thuhet:
Pėrkujto kur engjėjt i thanė: O Merjeme, Allahu tė
pėrgėzon me fjalėn e Vet, emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir iMerjemes, i nderuar nė kėtė botė dhe tjetrėn dhe nga tė afruarit (tek Zoti). Ai u flet njerėzve nė djep si dhe i rritur e ai do tė jetė
prej tė devotshmėve. Ajo tha: Zoti im, e si mund tė kem unė
djalė, kur mua nuk mė ka prekur njeri? Ai (Allahu) tha: Ja,
kėshtu Allahu krijon ēfarė tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje
vetėm i thotė: Bėhu! dhe ajo bėhet. (3: 4547)
Jezusi, ashtu si edhe Adami (Ademi), u krijua me urdhrin e
Zotit. Zoti thotė:
Vėrtet, ēėshtja e Isait tek Allahu ėshtė si ēėshtja e Ademit.
Ai e krijoi atė nga dheu, e pastaj i tha: Bėhu! dhe ai u bė. (3: 59)
Gjatė misionit tė tij profetik Jezusi kreu shumė mrekulli. Zoti
na tregon se Jezusi ka thėnė:
Unė kam ardhur me njė shenjė nga Zoti juaj. Unė bėj
nga balta diēka nė formėn e shpendit, i fryj atij dhe ai, me lejen e
Allahut, bėhet shpend. Shėroj tė verbrit, lebrozėt dhe, me lejen e
Allahut, ngjall tė vdekurin. Unė ju tregoj gjėrat qė duhet tė hani
dhe ato qė duhet tė ruani nė shtėpitė tuaja
(3: 49)
Muslimanėt besojnė se Jezusi nuk ėshtė kryqėzuar. Armiqtė e
tij donin ta vrisnin atė, por Zoti, e shpėtoi dhe e ngriti pranė Tij.
Ata thanė: Ne e vramė Mesihun, Isain, birin e Merjemes
tė dėrguarin e Allahut. Por ata as nuk e vranė e as nuk e
kryqėzuan, por ashtu u pėrngjau atyre
(4:157)
As Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) e as Jezusi nuk erdhėn pėr
tė ndryshuar konceptin bazė tė besimit nė njė Zot qė ishte sjellė nga
profetėt e mėparshėm, por ata erdhėn pėr ta pėrtėrirė atė.
Tė drejtat njerėzore dhe drejtėsia nė Islam
Islami i siguron individit shumė tė drejta. Mė poshtė po
pėrmendim disa.
Jeta dhe pasuria e ēdo shtetasi nė shtetin Islam konsiderohet e
paprekshme, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tij fetare. Islami gjithashtu
mbron nderin e individit. Nė Islam nuk lejohet ofendimi dhe tallja
me tė tjerėt. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: Me tė vėrtetė,
gjaku, pasuria dhe nderi juaj janė tė shenjta dhe tė pacėnueshme.
98
Racizmi ėshtė i ndaluar nė Islam. Allahu thotė nė Kuran:
O ju njerėz, vėrtetė ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli
dhe njė femre, pastaj ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni me njėritjetrin.
Ska dyshim se tek Allahu mė i miri ėshtė ai qė ruhet mė
tepėr (nga tė kėqijat). Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht
i njohur pėr ēdo gjė. (49: 13)
Islami kundėrshton me forcė privilegjimin e njė grupi tė
caktuar personash pėr shkak tė pasurisė, pozitės apo racės sė tyre.
Zoti i ka krijuar njerėzit tė barabartė. Mė tė mirėt janė mė tė
devotshmit. Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: O njerėz,
Zoti juaj ėshtė njė dhe babai juaj ėshtė njė (Ademi). Arabėt nuk
janė mė tė mirė se joarabėt; i bardhi nuk ėshtė mė i mirė se i ziu
pėrveēse nėpėrmjet devotshmėrisė. 99
Njė nga problemet mė tė
mėdha nė botėn e sotme
ėshtė racizmi. Bota moderne
mund ta ēojė njeriun nė hėnė,
por nuk mund ta ndalojė atė
qė tė urrejė tjetrin pėr shkak
tė racės sė tij. Qė nė kohėn
kur qe gjallė
Muhamedi (paqja qoftė mbi tė),
Islami tregoi se si mund ti
jepej fund racizmit. Haxhi nė Mekė, nė tė cilin shkojnė rreth 2
milion njerėz nga e gjithė bota e nga tė gjitha racat, tregon
vėllazėrinė e vėrtetė islame.
Islami ėshtė fe e drejtėsisė. Allahu thotė:
Allahu ju urdhėron qė tua jepni amanetet tė zotėve tė tyre
dhe tė gjykoni me drejtėsi mes njerėzve
(4: 58)
mbani drejtėsi, se vėrtet Allahu i do tė drejtit. (49: 9)
Jo vetėm kaq, por muslimanėt duhet tė tregohen tė drejtė edhe
me ata qė urrejnė.
E tė mos ju shtyjė urrejtja ndaj njė populli qė mos mbani
drejtėsi. Bėhuni tė drejtė se kjo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. (5:
8)
Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: O njerėz kini frikė
nga padrejtėsitė100, sepse padrejtėsia do tė jetė errėsirė nė Ditėn e
Gjykimit. 101
Atyre qė u ėshtė bėrė njė padrejtėsi dhe nuk e kanė marrė tė
drejtėn e tyre nė kėtė botė, do tu kthehet e drejta e tyre Ditėn e
Gjykimit. I Dėrguari i Allahut thotė: Ditėn e Gjykimit do tu
kthehen tė drejtat e humbura atyre qė u takojnė
102
Familja nė Islam
Familja, e cila ėshtė njėsia bazė e shoqėrisė, nė shumė vende
sot po shkatėrrohet. Sistemi i familjes islame i vendos tė drejtat e
burrit, gruas, fėmijėve dhe
tė afėrmve nė njė
ekuilibėr tė pėrsosur.
Ai ushqen tek individi
bujarinė, dashurinė dhe
sjelljen joegoiste nė
kuadrin e njė familjeje
tė mirėorganizuar. Qetėsia dhe siguria e ofruar nga njė familje e
stabilizuar ka vlerė tė jashtėzakonshme dhe ėshtė esenciale pėr
anėtarėt e saj. Pa ekzistencėn dhe pėrkrahjen e njė familjeje tė
shėndoshė nuk mund tė realizohet kurrė harmonia nė njė shoqėri.
Statusi i gruas nė Islam?
Islami e konsideron gruan si njė individ me tė drejtat e saj.
Ajo ka tė drejtė tė ketė pasurinė e saj e ta shfrytėzojė atė pa pasur
nevojė pėr njė kujdestar, qoftė ai babai, burri apo dikush tjetėr. Ajo
ka tė drejtė tė blejė, tė shesė, tė japė pėr bamirėsi e tė shpenzojė
paratė e saj si tė dojė.
Burri ka pėr detyrė qė ti japė gruas sė tij dhuratėn e
martesės. Shpenzimi nė ēdo lloj forme i kėsaj dhurate ėshtė e drejtė
ekskluzive e saj.103 Gjithashtu, ajo mban mbiemrin e saj, pa pasur
nevojė pėr tė marrė mbiemrin e burrit. Islami i urdhėron burrat ti
trajtojnė mirė gratė e tyre. Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
Mė tė mirėt prej jush janė ata qė janė mė tė mirė me gratė e tyre.
104
Nėna nė Islam nderohet dhe respektohet jashtė mase. Njė
burrė erdhi tek Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) dhe i tha: O i
Dėrguari i Allahut, cili prej njerėzve e meriton mė shumė mirėsinė
time? Profeti i tha: Nėna jote. Burri e pyeti: Po pastaj?
Profeti iu pėrgjigj: Nėna jote. Burri vazhdoi, Po pastaj?
Profeti iu pėrgjigj: Nėna jote. Burri pyeti pėr sė katėrti: Po
pastaj? Profeti i tha: Babai yt. 105
Si i trajtojnė muslimanėt
tė moshuarit?
Nė Botėn Islame rrallė gjenden azile pleqsh. Kujdesi i
mbajtjes sė prindėrve nė kėtė periudhė tė vėshtirė tė jetės sė tyre
ėshtė konsideruar nga Islami si nder dhe mundėsi pėr arritjen e
shpėrblimit. Nė Islam nuk ėshtė e mjaftueshme qė personi vetėm tė
lutet pėr prindėrit, por njėkohėsisht duhet tė sillet me dashamirėsi
me ta, duke kujtuar kujdesin qė i kanė kushtuar prindėrit kur ai ishte
i vogėl. Nėnat nderohen dhe respektohen nė mėnyrė tė veēantė.
Nė Islam, shėrbimi ndaj prindėrve ėshtė detyrė dhe ata kanė tė
drejtė ta presin kėtė. Nuk lejohet shprehja e iritimit ndaj tė
moshuarve kur sėmuren, apo kur janė nė moshė tė shtyrė. Zoti
thotė:
Zoti juaj ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni zot
tjetėr veē Tij dhe tė silleni mirė me prindėrit. Nėse njėri prej tyre
ose tė dy i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u
thuaj atyre as Ufff e as mos u bėj i vrazhdė, por thuaju fjalė tė
mira e tė buta. Ji i pėrulur e i mėshirshėm me ta dhe thuaj: Zoti
im, mėshiroi ata tė dy, ashtu siē mė edukuan mua kur isha i
vogėl. (17:2324)
_____________________________
98 Trans. Buhariu (n. 1739) dhe Ahmedi (n. 2037).
99 Trans. Ahmedi (n. 22978).
100 P.sh. shtypja apo mashtrimi i njerėzve.
101 Trans. Ahmedi (n. 5798) dhe Buhariu (n. 2447).
102 Trans. Ahmedi (n. 7163) dhe Muslimi (n. 2582).
103 Edhe nė vendin tonė ka qenė e njohur ky lloj sistemi, i cili ka qenė deformuar
dhe keqinterpretuar nga njerėzit, pasi dhuratėn e martesės, e cila nė shumicėn e
rasteve jepej nė para tė thata, e merrte i ati i vajzės dhe jo vajza, gjė e cila nuk
lejohet nė Islam dhe njėkohėsisht hap shtegun pėr abuzime tė mundshme. (sh.r.)
104 Trans. Ibn Maxheh (n. 1978) dhe Tirmidhiu (n. 3895).
105 Trans. Buhariu (n. 5971) dhe Muslimi (n. 2548).
Burimi: islam-guide.com
|