|
|
|
|
Dr. Rolf Baron Ehrenfels
[Shkencėtar, antropolog - Austri]
Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej njė familjeje shumė tė njohur austriake. Ėshtė djali i vetėm i shkencėtarit tė madh Baron Hristian Ehrenfelsit, themeluesit tė Psikologjisė Moderne Strukturore nė Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Qė nė fėmijėri, Roif Ehrenfelsi kishte simpati tė pėrgjithshme e dashuri tė veēantė pėr Orientin, sidomos pėr botėn islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e pėrshkruan kėtė simpati e dashuri tė vėllait pėr Orientin dhe Islamin nė librin "Islamic Literature", botuar nė gjuhėn angleze mė 1953, nė Lahore, Pakistan.
Nė moshė tė re Rolf Ehrenfelsi i bėri vizitė Ballkanit dhe kudo qė shkonte hynte edhe nėpėr xhami e falej me besimtarėt muslimanė, edhe pse ishte i krishterė! "Ngado qė shkoja", siē shkruan ai mė vonė nė kujtimet e veta, "muslimanėt e Ballkanit (ndėr to i pėrmend edhe shqiptarėt), mė bėnin pritje tė pėrzemėrt. Kjo mė la pėrshtypje tė thellė, ma shtoi edhe mė tepėr dashurinė pėr Fenė Islame, pėr muslimanėt..." Nuk shkoi gjatė kohė edhe vet u bė musliman, e pėrqafoi Fenė Islame dhe e ndėrroi emrin qė e kishte aq tė njohur... ! E zgjodhi emrin Umer.
Umer Ehrenfelsi, tani me emrin e ri musliman, shkoi nė Nėnkontinentin Indo-Pakistanez, me qėllim tė veēantė: Vi hulumtojė ēėshtjet, problemet kulturore-historike qė kanė lidhshmėri me statusin dhe pozitėn e femrės nė shoqėri. Pas kėtyre studimeve e hulumtimeve, kthehet nė Austri dhe po aty i kryen specializimet nė antropologji. Universiteti i Oxfordit ia botoi librin e parė me titull: "Studime Antropologjike nė Indi".
Dr. Umer Ehrenfelsi pas disa viteve kthehet pėrsėri nė Indi dhe vendoset nė qytetin Hajdarabad, ku e vazhdoi kontributin e tij nė fushėn e antropologjisė, i ndihmuar nė hulumtime tė ndryshme nga Fondacioni "Wener-Gern Foundation" i Nju-Jorkut.
Vite me radhė dr. Umeri ka qenė drejtor i Departamentit Antropologjik nė Universitetin e Madrasit, ku veprimtaria e tij origjinale nė fushėn sociate-kulturore-antropotogjike ėshtė shpėrblyer me medalje tė artė nga "Royal Asiatic Society of Bengali", (Shoqata Mbretėrore Aziatike e Bengalit).
Ka publikuar dy vėllime tė njohura nė rrethet shkencore "General Anthropology", Delhi, 1941, e po ashtu ka botuar edhe shumė vepra tė tjera shkencore, fetare-islame etj.
Por, pėr ē'arsye vallė, ky emėr kaq i njohur dhe me karrierė tė shkėlgyeshme u bė musliman dhe e prano Fenė Islame?
Dr. Umer Ehrenfelsi deklaron:
"Mėsimet Islame janė vazhdimėsi e zbulimeve hyjnore. Tė gjitha religjionet e mėdha rrjedhin prej njė burimi. Pejgamberėt e pėrgatitėn njerėzimin pėr paqe dhe dėshmuan se mėsimet dhe porositė e tyre nuk ishin veēse Frymėzime hyjnore. Pranimi i tyre do tė thotė se je kėrkues i Dashurisė, gjurmues i sė Vėrtetės Hyjnore."
Termi "Islam", nė thelb ka kuptimin paqe, bindje, nėnshtrim ndaj vutlnetit tė Zotit. Historikisht, Feja Islame ėshtė feja e fundit prej feve tė mėdha botėrore nė planetin tonė. Pejgamberi Muhammed (a.s.) ėshtė Lajmėtari i Fundit prej tė dėrguarve e tė zgjedhurve tė All-llahut.
Pranimi i Fesė Islame nga pjesėtarėt e feve tjera nuk do tė thotė mohim i fesė sė tyre, por vazhdimėsi e sė Vėrtetės sė Pėrsosur. Ndryshimet ndėrmjet religjioneve janė pasojė e ndėrhyrjeve njerėzore. Njėsimi ėshtė hyjnor. Themelin e kėtj Njėsimi e thekson qartė Kur'ani i Shenjtė nė porositė e tij. Dėshmimi i kėsaj do tė thotė pranim i njė fakti tė vėrtetė shpirtėror, qė ėshtė i pėrbashkėt pėr mbarė njerėzimin.
Nė Fenė Islame theksohet mė sė miri Vėllazėrimi Shpirtėror, ku nuk ka vend pėr racizėm, sektarizėm, goftė nga ana kombėtare, gjuhėsore, historike etj.
Koncepti i Dashurisė Hyjnore, qė frymėzon dashurinė amnore, shprehet nė Emrat e All-llahut (Esma ul-Husna) si: Er-Rrahman, Er-Rrahim, tė cilėt rrjedhin nga gjuha arabe prej rrėnjės RHM. Njė kuptim tė pėrafėrt simbolik e gjejmė edhe te Gėteja: (Das Ewing - Weibliche Zihet uns Hinan,) qė ka kuptimin themelor: Mitėr.
Kėtė kuptim kanė fjalėt e paharrueshme tė Pejgamberit (a.s.), kur u tha shokėve tė vet:
"Xhenneti qėndron nėn kėmbėt e nėnės".
Burimi: kurandhesunet.net
|