Unbenanntes Dokument
Detet dhe lumenjtë në Kuran
Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. (1) P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të vogël se uji i oqeanit Atlantik. Kur uji i detit Mesdhe hyn në Atlantik në Pragun e Gjibraltarit, ai lëviz disa qindra kilometra në brendësi të Atlantikut në një thellësi prej një mijë metrash, duke mos i ndryshuar karakteristikat e tij të ngrohtësisë, kripësisë e dendësisë (fig. 13). Megjithë dallgët e mëdha, rrymat e fuqishme, baticat e zbaticat në këto dete, ata përsëri nuk e kalojnë këtë barrierë. Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:
“Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Kuran, 55: 19-20)
Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend ekzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:
“Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse.” (Kurani, 25:53)
Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?
Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. (2) Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit (3) (fig.14).
Figura 14: Seksion longitudinal i cili tregon kripësinë (pjesë për mijë ‰) në grykëderdhjen e lumenjve në det. Aty mund të shihet zona e ndarjes midis ujit të ëmbël dhe atij të njelmët. (Introductory Oceanography, Thurman, f. 301, me një shtesë të vogël.) Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën,
kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t’i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.
_________________________________________________________
(1) “Principles of Oceanography”, Davis, f. 92-93.
(2) Shih: “Oceanography”, Gross f. 242, dhe “Introductory Oceanography”, Thurman f. 300-301.
(3) Shih: “Oceanography”, Gross f. 244, dhe “Introductory Oceanography” Thurman f. 300-301.
|