12.Suretu Jusuf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Ra. Këto
(ajete që t’u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
2. Ne e zbritëm atë
Kur’an arabisht, ahtu që ta kuptoni.
3. Ne me të shpallur
të këtij Kur’ani po të rrëfejmë ty (Muhammed)
me të bukurin rrëfim, edhe para tij ishe nga të painformuarit.
4. (përkujto) Kur Jusufi,
babait të vet i tha: “O baba im, pashë (në ëndërr)
njëmbëdhjetë yje dhe diellin dhe hënën, i pashë
duke më bërë mua sexhde!”
5. Ai (Jakubi) tha: “O biri
im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve
tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s’ka dyshim, djalli
për njeriun është armik i hapët”.
6. Ja, keshtu Zoti yt të
zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndërrave, plotëson
dhuntinë e tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikrse pat
plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit
dhe Is-hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më
i urti!”
7. Njëmend, për
ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të
vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqunë e Zotit).
8. Kur ata (vëllezërit)
thanë: “Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij, janë më
të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë).
Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi.
9. Mbytnie Jusufin ose hidhnie
diku larg në një vend e babai juaj t’ju dojë juve e pas
asaj (pendohuni) bëheni njerëz të mirë.
10. NJëri prej tyr
etha: “Mos e bmytni Jusufin, e në oftë se jeni për të
bërë diç, lëshonie atë në fund të
bunarit, do ta marrë atë dikush prej dhëtarëve”.
11. Ata thanë: “O baba
ynë ç’ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam
të mirën atij?
12. Dërgoje nesër
atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë
me siguri do ta ruajmë atë.
13. Ai tha: “Unë mallëngjehem
po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku,
kur mungon kjdesi juaj për të”.
14. Ata thanë: “Për
Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë në grup kaq i fortë,
atëherë ne mos qofshim fare!”
15. Pasi që ata shkuan
me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit,
Ne i shpalëm: “Ti do t’i njoftosh ata për këtë vepër
të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha të ju
thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë
se ti je Jusufi)”.
16. E në mbrëmje
erdhën duke qarë te baba i tyre.
17. Thanë: “O baba
në, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë
te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do ttë
na besosh neve, edhe po të emi të vërtetë!”
18. E erdhën (i sollën)
e në këmishën e tj me gjak të rrejshëm. Ai tha:
“Jo, (nuk e k ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën.
Halli im është: durim i mirë. All-llahu është
nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani
ju”.
19. Dhe atypari kaloi një
gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për
ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha:
“Myzhde! Qe një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie.
Po All-llahu e dinte shumë mirë seç’vepronin ata.
20. Dhe e shitën atë
(Jusufin( për një çmim të vogël, për disa
dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në
mesin e tyre pati asash që nuk lakmuan (për çmim më
të lartë).
21. E ai që e bleu
nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së ve: “Bëni pritje të
kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose
ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikuse e
shpëtuan nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë
(në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për
disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës
së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë
e çështjeve).
22. E kur e arriti pjekurinë
e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë
punëmirët.
23. E ajo, në shtëpinë
ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli
dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë,
ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë
(si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët
nuk kanë sukses.
24. Ajo mësyni atë
qëllimidht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos
i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të
vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të
ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur.
25. Dhe, që të
dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën nga mbrapa
dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha “çfarë
mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen
në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim
të dhembshëm. ?”
26. Ai (Jusufi) tha: “Ajo
m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi:
nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka
thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27. E nëse këmisha
e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo,
kurse ai është i drejtë.
28. E kur e pa ai (burri
i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është
dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”
29. “Jusuf, largohu nga
kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për
mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”
30. Një grup nga gratë
e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet
marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar
në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është
në humbje të hapët.
31. E kur ajo dëgjoi
për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë
ato, u përgaditi vend mbështetje dhe secilës prej tyre idha
nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë,
ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut
i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është
tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”
32. Ajo tha: “Qe, ky është
ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna
atë, po ai u ruajt fort. Po që se nuk e bën çka e
urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”.
33. Ai (Jusufi) tha: “O
Zoti im, burgu është më idëshiruar për mua, se
sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk më
largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato
dhe të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi
lutjen atij dhe largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është
që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35. Mandej, pasi që
vertetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit
dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që ata për një
kohë ta burgosin.
36. Së bashku me të
hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha:
“Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë”.
E tjetri tha “Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një
bukë nga e cila hanin shpezët”. Na trego komentin e saj, se ne
të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).
37. Tha: “nuk ju vjen juve
ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të
mos e dijë, t’ju përshkruaj atë para se t’ju vijë.
Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk
është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë
e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër,
e ata ishin jobesimtarë”.
38. Unë ndoqa fenë
e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na
takoi t’i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut.
Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu
ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë
vlerën.
39. O ju dy shokët
e mij të burgut, a ësshtë më mirë të adhurohen
zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?”
40. Ata që adhuroni
përveq All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që
i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë
fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk
i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër
vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica
e njerëzve nuk e dinë.
41. O shokët e mij
të burgut! Njëri prej ju dyve do t’i japë të verë
zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët
do të hanë nga koka e tij. çështja për të
cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42. E atij për të
cilin besonte se është i shpëtuar i tha: “Më përkujto
mua te zotëriu yt”. Po djali e vuri në harresë ta përkujtonte
te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa
vjet.
43. E (kur u afrua lirimi
i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë ëndërr shtatë lopë
të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin
ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe
shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin)
e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse
dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndërrën
time!”
44. Ata (paria) thanë:
“Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentin e
ëndërrave të tilla”.
45. E ai prej atyre dyve
që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta prmendë)
e përkujtoi pas një periudhe e tha: “Unë ju tregoj kuptimin
e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
46. (E dërguan te burgu,
e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë lopë
të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme,
dhe shtatë kallinj të gjelbër eshtatë të thatë,
e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigjje), ashtu që
edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
47. Ai (Jusufi) tha: “Mbillni
shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lënie në
kallinj, pëveç një pakice nga e cila do të hani.
48. Pastaj, do të vijnë
shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do të
hanë atë që keni ruajtur për to, përveç
një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49. Mandej, pas asaj vjen
një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie
shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i
begatshëm në përgjthësi)”.
50. E mbreti tha: “Më
sillni mua atë (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari
(i mbretit), ai itha: “Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: ç’ëshë
puna e atyre, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e
di shumë mirë dredhinë e tyre”.
51. Ai (mbreti) tha: “çka
ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët)
Jusufin?” Ato thanë: “Zoti na ruajt, ne nuk dijmë ndaj tij asnjë
të keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tash doli në shesh e vërteta,
e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të
drejtit!”
52. Këtë (e bëra
thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova
tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë
e tradhtarëve.
53. Unë nuk e shfajsoj
veten time, pse epshi është shumë nxitës për të
keqen, përveq atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti
im është që fal e mëshiron shumë.
54. Mbreti tha: “Me sillni
muaatë, theshtë ta veçoj për veten time!” (ia sollën
Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: “Tash ti ke pozitë
dhe je i besueshëm”.
55. Ai (Jusufi) tha: “Më
cakto mua përggjegjës të depove të vendit, unë
jam besnik i dijshëm”.
56. Dhe kështu Ne Jusufit
i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku
dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam,
e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57. Po shpërblimi i
botës tjetër, gjithsesi është shumë më i
mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan
dhe u ruajtën.
58. Dhe (pas një kohe)
vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë te ai, e ai i njohti,
ndërsa ata nuk e njihnin.
59. E pasi i furnizoi me
të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për
të cilin kishin ardhur, etj. ), u tha: “Më sillni një vëlla
tuajin që keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet
u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikëpritësi
më mirë!”
60. E nëse nuk ma sillni
atë (vëllaun), Ju nuk do të merrni te unë barë
drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61. Ata thanë: “Ne
do të përpiqemi për të (për ta marrë) te
babai i tij dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!”
62. Ai (Jusufi) djelmoshave
të tij shërbëtorë të tij u tha: “Vënie mallin
e tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë
drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të këthehen
te familja e tyre (t’i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të
kthehen sërish te na”.
63. E kur u kthye te babai
i tyre thanë: “O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejonie
të vijë me ne vëllau ynë (Binjamini) që të
marrim ushqim, e ne do të ruajmë atë (nga çdo e keqe)”.
64. Ai (Jakubi) tha: “A
t’u besoj për këtë sikurse u besova më parë për
vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi
më i mirë dhe Ai i mëshiruesve”.
65. E kur i hapën barrët
e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë:
“O ati ynë, çka duam më tepër, qe ky është
malli ynë që na u kthye, do të furnizojmë me drith
familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta
shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë
(për sundimtarin)”.
66. Ai (Jakubi) tha: “Unë
kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të më jepni
besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma
ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat
e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha:
“All-llahu është garantues për këtë që e
thamë”.
67. Po ai (Jakubi) tha:
“O bijtë e mij, mos hyni (në Egjipt) për një derë,
po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të
largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk
është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij
iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që
besuan.
68. Dhe ata hynë ashtu
si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte
asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshirë
të Jakubit që e kishte në vete dhe kreu. Po ai (Jakubi)
ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për
atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
69. E kur hynë te Jusufi,
aii (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe
tha: “Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë
që ata vepruan!”
70. E kur i pajisi ata me
pajimet e tyre e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait
të vet, e pastaj një thirës thirri: “O ju devexhinj, ju
jeni vjedhës!”
71. U kthyen (devexhinjtë)
dhe thanë: “çka keni humbur?”
72. (shërbëtorët
e sundimtarit) Thanë: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell
atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith).
Unë vetë jam për këtë garantues!”
73. Ata (vëllezërit
e Jusufit) thanë: “Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur
për të bërë shkatërrime në tokë dhe
nuk jemi vjedhës!”
74. (shërbëtorët)
Thanë: “Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet
të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?”
75. Vëllezërit
thanë: “Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet)
në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë
të padrejtit!”
76. Dhe filloi (kontrollimi)
në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait
të vet, e pastaj e nxorri atë (tasin) nga barra e vëllait
të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi.
Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng)
vëllain e vet, përveç kur është dëshira
e All-llahut. Atë që duam Ne e lartësojmë shumë
në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të
dijhëm.
77. (vëllezërit)
Thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më
parë një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë
në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni në pozitë
më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu
e di më mirë për atë që trilloni.
78. Ata thanë: “O zotëri,
ai ka një babë shumë të vjetër, pra , në
vend të tij na merr njërin prej nesh. Bënë këtë
të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!
79. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu
na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën
tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!”
80. E kur e humbën
shpresën prej tij, u veçuan për t’u konsultuar. Më
i maddhi i tyre tha: “A nuk e dini që babi juaj ka marrë prej
jush besën në All-llahun, e më parë çafrë
padrejtësie keni bërë ndaj Jusufit?” Unë pra nuk ndahem
kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të
më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë)
për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë.
81. Ju kthehuni te babai
juaj dhe thuani: “O at ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë
vetëm për atë që dijmë, e për të fshehtën
ne nuk ishim roje!”
82. Ti dërgo e pyeti
(banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karavanin
me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç’të
themi).
83. Ai (Jakubi) tha: “Jo,
çështjen ua lehtësoi epshi juaj, (mua nuk më ka mbetur
tjetër) Durimi i mirë, shpresë që All-llahu do të
m’i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi,
më i urti!”
84. Dhe, ua ktheu shpinën
e tha: “O dëshprim i imi për Jusufin, hde nga pikëllimi
iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85. Ata thanë: “Për
All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh
rëndë, e të shkatërrohesh”.
86. Ai (Jakubi) tha: “Unë
hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut,
e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”.
87. (Jakubi u tha të
bijëve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në
Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën
nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtarë
e humb shpresën në All-llahun.
88. (shkuan) E kur hynë
te ai i thanë: “O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka
goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të
vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu
i shpërblen ata që dhurojnë”.
89. Ai (Jusufi) tha: “A
e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëlain e tij,
kur ishit injorantë?”
90. Ata thanë: “A ti
je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është
vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet
dhe bën durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e
punëmirëve”.
91. Ata thanë: “Pasha
All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka
lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!”
92. Ai tha: “Sot nuk ka
qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është
më mëshirues i mëshiruesve!
93. Ju shkoni me këtë
këmishën time, dhe hidhnia atë babit tim në fytyrë,
e atij do t’i kthehen të pamët, e pastaj ejani te unë me
tërë familjen time”.
94. (u nisën) Dhe posa
u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Po e ndiej erën
e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur. ” (këtë
ia tha familjes së vet në Palestinë).
95. Ata (që ishin prezent)
thanë: “Për All-llahun ti vërtet qëmoti në humbje”.
96. E kur erdhi myzhdexhiu,
ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye
të pamët dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu
çka ju nuk dini?”
97. Ata thanë: “O baba
ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me
të vërtetë kemi qenë fajtorë!”
98. “Më vonë do
të kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet,
Ai është që falë, është mëshirues.
99. (E morën familjen
dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy
prindërit r tij dhe tha: “Me dëshirën e All-llahut hyni
në Egjipt të sigury!”
100. Dhe ai të dy prindërit
e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën
atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndërreës
sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri
realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut,
e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet
meje dhe vëllezërve të mij. Zoti, im me mjeshtri e butësi
realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet
Ai është më i dijshmi, i urti.
101. (Pasi iu plotësua
dëshira Jusufit tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet,
më mësove mua komentin e ëndërrave; o Krijues i qiejve
e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më
bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirët!”
102. Këto janë
nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se
ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen
e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj. ) dhe kur bënin dredhi.
103. Po ti edhe pse lakmon
(për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
104. Megjithatë që
ti nuk kërkon prej tyre ndonjë për të (për këshillë
e udhëzim). Ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm
se këshillë për mbarë njerëzit.
105. Sa e sa argumente ka
në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata
nuk i vështrojnë fare.
106. Dhe shumica e tyre
nuk beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota
të tjerë).
107. A mos janë siguruar
ata prej dënimit që mund t’u vijë nga All-llahu e t’i mbulojë,
ose befas duke mos hetuar fare t’u vijë katastrofa e përgjithshme.
108. Thuaj: “Kjo është
rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë
dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu,
e unë nuk jam nga idhujtarët. ”
109. Ne nuk dërguam
para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët
i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë
e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më
parë? E s’ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është
shumë më e dobishme për ata, të cilët janë
ruajtur; a nuk mendoni?
110. (nuk dërguam tjetër
vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e
humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u
përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dëninmi), e atëherë
u erdhi atyre (tëdërguarve) ndihma Jonë. Ne i shpëtuan
atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit
idhujtarë nuk zbrapset.
111. Ne tregimet e tyre
(të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati
mësime e përvojë për të zotët e mendjes.
Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues
i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues
i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për
një popull që beson.
Faqja Kryesore