15.Suretu El-Hixhr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Ra. Këto
janë ajetet e librit, të Kur’anit të plotkuptueshëm.
2. Ata që nuk besuan
shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë
myslimanë.
3. Leri (Muhammed) ata,
të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa
(se do të jetojnë shumë), e më vonë do të
kuptojnë.
4. Ne nuk kemi shkatërruar
asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të
caktuar.
5. Asnjë popull nuk
mund ta shpejtojë afatin evet e as ta shtyjë për më
vonë.
6. Dhe ata thanë: “O
ti që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë
ti je çmendur!”
7. Përse nuk na erdhe
me enjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8. Ne nuk i dërgojmë
engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur
e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk aftizohen.
9. Ne me madhërinë
Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës
të tij.
10. Ne përapara teje
kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të
hershëm.
11. E atyre nuk u erdhi
asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
12. Ja kështu e fusim
atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
13. Ata nuk e besojnë
atë (Kur’anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të
hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi
Zoti).
14. Edhe sikur Ne t’u hapnim
atyre në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të
(e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15. Ata gjithqysh do të
thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo,
ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne në qiell kemi
krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për
ata që e shikojnë me vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin)
e kemi ruajturprej çdo djalli të mallkuar.
18. Përveç atij
që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë
e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
19. E tokën e kemi
shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që
në të të mbijnë bimë të caktuara të
të gjitha llojeve.
20. Dhe Ne ju krijuam juve
në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për
të cilët ju nuk jeni furnizues.
21. E nuk ka asnjë
send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim
atë ndryshe vetëm sipas një mse të caktuar (të
nevojshme).
22. Ne i lëshojmë
erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë
shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
23. Ne, vërtetjemi
që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve
e tokës).
24. S’ka dyshim se Ne e
dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që
vijnë pas.
25. E Zoti yt është
Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të
ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë,
shumë i dijshëm.
26. Ne krijuam njeriun nga
balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)?
(të formuar-të trajtuar-mesnun).
27. E xhinët i krijuam
më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28. Dhe (përkujto)
kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta
e tharë, e zezë e me erë.
29. E kur ta përsosë
atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin
që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në
sexhde”.
30. Të gjithë
engjëjt tok, bënë sexhde.
31. Përpos Iblisit.
Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?”
32. Ai tha: “O Iblis, ç’është
ajo që ti mos jehsë me ata që bënë sexhde?”
33. Ai tha: “Nuk është
për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove
nga balta e terur, e zezë e me erë”.
34. (All-llahu) tha: “Dil
pra, prej aty, tiqofsh i mallkuar!
35. Vërtet, mallkimi
kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.
36. (Iblisi) Tha: “Zoti
im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të
ringjallen!
37. (Zoti) Tha: “Ti je prej
të afatizuarve.
38. deri në kohën
e ditës së caktuar”.
39. (Iblisi) Tha: “Zoti
im, për shkak që më përzune (më largove), unë
do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë
në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë
ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!”
40. Përveç robërve
të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41. (Madhëria e Tij)
Tha: “kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.
42. Se ndaj robëve
të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as
fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë
pas teje.
43. E s’ka dyshim se Xhehennemi
është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44. Ai (Xhehennemi) i ka
shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën)
e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45. E ata, të cilët
iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë
në Xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në
to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar
(nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave
të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse
qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke
qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk igodet kurrfarë
lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49. Njoftoi robët e
Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues
i madh.
50. Po (njoftojë) se
edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.
51. Enjoftoj edhe për
mysafirët e Ibrahimit.
52. kur ata hynë te
ai dhe thanë: “Selamen - e përshëndetën e ai (Ibrahimi)
tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”
53. Ata thanë: “Mos
u frikëso ne po të marrim myzhde për një djalë
të zgjuar!”
54. Ai (Ibrahimi) tha: “A
më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka
po më përgëzoni ju?
55. Ata thanë: “Ne
të morëm myzhde me atë që është e sigurtë
e ti mos u bë i pashpresë!”
56. Tha: “Askush nuk e humb
shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç
atyre që janë të humbur”
57. Tha: “E çka është
pra çështja e juaj, o të dërguar?”
58. Ata thanë: “Ne
jemi dërguar te një popull i prishur!”
59. Me përjashtim të
familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të
gjithë.
60. Përpos gruas sëtij,ne
kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu
ka vendosur).
61. E kur i erdhën
familjes së Lutit të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni
njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: “Jo,
(nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me
atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë
të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
65. Ti ec me familjen tënde
pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre
(që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të
mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah
urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij
(Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më
të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit
(sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.
68. Tha: (Luti): “Këta
janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë
All-llahun e mos më nënçmoni!”
70. Ata thanë: “A nuk
të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit
(që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: “Ja,
këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni
me to)!”
72. Pasha jetën tënde
(Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në
dehjen e tyre.
73. E në kohën
e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur
anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm
dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem)
si gurë.
75. Në atë (ngjarje),
vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime
të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77. Për ata që
besojnë, ka fakte në të.
78. Edhe populli i “Ejkës”
ishin zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm
kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi
Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80. Edhe populli i “Hixhres”
i përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar
atyre (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia
në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes
i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre
asgjë ajo që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt
as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka
dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme)
sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt
është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë
ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet
në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë
kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa
prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve
jij i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: “Unë
jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që
kundërshtojnë).
90. (u sjellim dënim)
Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave
të mëparëshme).
91. Të cilët e
bënë Kur’anin të ndarë në pjesë.
92. Pasha Zotin tënd,
ata gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.
93. Për atë ç’vepruan.
94. Publiko haptas atë
për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95. S’ka dyshim se Ne të
mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96. të cilët All-llahut,
i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta
kuptojnë (prapavinë e tyre).
97. Ne e dimë mirë
se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë
ata.
98. Po ti madhëroje
me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten
(përulen duke u falur).
99. Dhe adhuroje Zotin tënd
deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
Faqja Kryesore