16.Suretu En-Nahl
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Erdhi (është
afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutje (ardhjen
para kohës), e tij! E pstër dhe e lartë është
madhëria e Tij në krahasimme atë që ata i shoqërojnë
(shokë).
2. Me urdhërin e Tijia
zbret engjëjt me shpalljen atij që Ai dëshiron nga robtë
e vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni)
se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të
më keni frikën.
3. I krijoi qiejt e tokën
me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka
ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4. E krijoi njeriun nga
një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
5. Edhe kafshët Ai
krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga
të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6. Në to (në kafshët)
ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa)
dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
7. Ato bartin barën
tuaj (të rëndë) nnë ndonjë vend (të largët)
që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me
gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë
Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8. Edhe kuajt (i krijoi),
edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli,
e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
9. Udhëzimi për
në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë
që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar
Ai, do t’u kishte udhëzuar që të gjithëve.
10. Ai është që
për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të
keni për të pirëdhe prej tij të keni bimë që
në to do t’i kullotni (bagëtinë).
11. Me atë (shiun)
mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë,
hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në
këto (të mira) ka argumente për një popull që
vështron.
12. Dhe për ju nënshtroi
natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë
të nënshtruar me urdhërin e Tij. vërtet, në këto
ka argumente për një popull që mendon.
13. Edhe për atë
që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti,
bimë, pemë, minerale etj. );ka fakte për një popull
që di të merrë përvojë.
14. Pastaj, Ai është
që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të
freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni),
e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me
ushti,ë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që
të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni
(Zotin).
15. Dhe Ai vuri kodra (të
forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me
ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16. Vuri edhe shenja të
tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen
me anën e yjeve.
17. Atëherë pra,
a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk
krijon? A nuk po mendoni?
18. Po edhe nëse përpiqeni
t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të
mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë
fal dhe shumë mëshiron.
19. All-llahu e di atë
që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20. Ata (idhujt) që
i adhurojnë (idhujtarë) pos All-llahut, ata nuk krijojnë
asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21. Janë të vdekur
e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen
(adhuruesit e tyre).
22. Zoti juaj (që meriton
adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë
botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë
së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
23. Është e vërtetë
se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqën
haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24. Kur atyre u thuhet (mohuesëve):
ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?”, ata thonë:
“Mite të popujve të hershëm!”
25. (e thonë atë
shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet
e veta të plotadhe një pjesë të mëkateve të
atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i huumbën. Sa e
keqe është ajo me çka ngarkohen.
26. Edhe ata që ishin
para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi themel ndërtimet
e tyre (intrigat) dhe kulmi u shembmbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi
kah nk kuptuan.
27. Mandej, në ditën
e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thonë: “Ku janë ata që
m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?”
E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë:
“Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët”.
28. të cilët,
duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt
ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes,
duke thënë): “Ne nuk ishim që bëmë ndonjë
të keqe!” (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë
atë që e punuat ju.
29. Andaj, hyni në
dyert e Xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq
është ai i kryelartëve!”
30. Atyre që patën
frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është
ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të
mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në
këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi
i tyre në botën tjetër është shumë më
i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
31. Është Xhenneti
i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty
kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen
All-llahu të ruajturit.
32. të cilvet duke
qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u
thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në
xhehet, për hir të asaj që vepruat.
33. A mos presin ata (idhujtarët)
diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt
(e t’ua marrin shpirtin) ose t’u vijë urdhëri (dënimi) i
Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu
nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i
bënë padrejtë.
34. Andaj, ata i goditi
dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi
(i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
35. Ata që i bënin
shok zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu,
as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë
send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim
të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij. Kështu
(këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre.
Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç
që t’i njoftojnë qartazi?
36. Ne dërguam në
çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni
vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!” Por,
pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që
isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë
dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
37. Nëse ti (Muhammed)
pëpiqesh për t’i vënë në rrugë të drejtë
ata (die se ), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur,
dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
38. Ata u betuan në
All-llahun, me betimin e tyre të fortë se “All-llahu nuk e ringjall
atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai ësjtë premtim i Tij
i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39. I ringjall pë t’ua
sqaruar atyre atë pë çka përçaheshin dhe,
për t’ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të
vërtetë ishin gënjeshtarë.
40. Ne kur dëshirojmë
një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë
bëhet.
41. Ata që migruan
për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi
do t’u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë
botë, po shpërblimi i botës tjetër është
edhe më i madh, sikurse njerëzit ta dinin (për atë
shpërblim).
42. Janë ata që
bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
43. Ne as para teje nuk
dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve
u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e
Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini
44. (i patëm dërguar)
Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin
që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është
shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).
45. A mos janë të
sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nk do t’i
trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi
kah nuk mendojnë?
46. Ose t’i rrëmbejë
ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e
tregti), e ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj.
47. Ose do t’i kapë
ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti
juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua
ngut dënimin).
48. A nuk po shohin ata
(keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e
sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke
i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës
(e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
49. Vetëm All-llahut
i bën sexhde çdo gjallesë që është në
qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt,
ata nuk bëjnë kryelartësi.
50. I frikësohen Zotit
të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në
përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51. E, All-llahu tha: “Mos
adhuroni dy të aduruar, sepse Ai është vetëm një
zot, pra vetëm Mua më keni dronë”.
52. Vetëm e Tij është
çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon
vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
53. Dhe çdo të
mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe
kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).
54. Pastaj, kur Ai e largon
prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë
shok Zotit të tyre.
55. (I bëjnë shok)
Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne u dhamë atyre, pra
shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do
të kuptoni (rrjedhimin).
56. E nga ajo që Ne
i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që
nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të
merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
57. Ata i përshkruajnë
All-llahut vajzat. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa
vetes së tyre (i përshkruajnë) çka u ka ënda
(djemtë).
58. Kur ndonjëri prej
tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe
bëhet pot mllef.
59. fshihet prej njerëzve,
për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua
(e konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon) a do
ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë
(të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i
tyre.
60. Shembulli i keq u takon
atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut
i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i
urti.
61. Sikur All-llahu t’i
dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë
së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë,
por Ai i lë për më vonë deri në aftin e caktuar,
e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund
ta vonojnë as ta ngutin.
62. E ato *vajzat) që
i urrejnë për për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët
e tyre shpifin rrenën se, atyre do t’u takojë më e mira
(Xhenneti), s’ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë
të parët në të.
63. Pasha All-llahun, Ne
dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat
e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është
mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
64. Ne nuk të shpallëm
ty për tjetër Kur’anin, vetëm që t’u sqarosh atyre
atë për çka u përçanë, (ta zbritëm)
që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit
që besojnë.
65. All-llahu lëshoi
prej qiellit ujë (shi0 dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes
së saj. Në këtë është një argument i
fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë
(e kuptojnë).
66. Ju edhe kafshët
keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj
që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut,
ju japim të pinni qumësht të pastër, të shijshëm
(të lehtë) për ata që e pinë.
67. Edhe nga frutat e hurmës
dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të
mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë
e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68. Zoti yt i dha instinkt
bletës: “Ndërto shtëpi nëtpër kodra (male), nëpër
drunj (pemë) dhe kulmet që (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të
gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara
(e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të
bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme
dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz.
Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon
thellë.
70. All-llahu ju krijoi,
pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në
jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë
asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i
dijshmi, më i fuqishmi.
71. All-llahu favorizoi
disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është
dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë
furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të
gjithë) në të janë të barabartë (furnizues
kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë
e All-llahut?
72. All-llahu krijoi për
ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve
tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira.
A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut
i mohojnë?
73. Dhe pos All-llahut adhurojnë
çka nuk janë në gjendje t’u sjellin asnjë furnizim
nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74. Pra, mos i përshkruani
All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75. All-llahu sjell shembuj:
një rob që është pronë e tjetrit e që nuk
ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi
furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim)
fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë?
Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
76. All-llahu sjel shembull:
dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që
nuk ka aftësi për asgjë *as për vete as për të
tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestrarin
e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi.
A është ibarabartë me atë që udhëzon për
drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77. Vetëm All-llahut
i tokon (ta dijë) fshetësia ë qiejve dhe tokës! çështja
e katastorfës (e kijametit) është (në shpejtësi)
vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më
afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo
send.
78. All-llahu ju nxorri
nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë.
Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë
dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79. A nuk i shohn ata shpendët
fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush,
përveç All-llahut. Edhe ne këto ka fakte për njerëzit
që besojnë.
80. All-llahu ju bëri
shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat
e kafshëve ju mndësoi të keni shtëpi që lehtë
i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi
dhe qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t’i
shfrytëzoni për një kohë.
81. All-llahu, nga ajo që
krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka
që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë
në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat nfaj jush,
në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82. Po nëse ata prapësohen
(prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi
i qartë.
83. Ata i njohin të
e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
84. E ditën kur prej
secilit popull sjellim dëshmitarin, tyre që nuk besuan nuk u
jepet leje për arsyetim, e as që kerkohet prej tyre (të
arsyetohen).
85. Dhe kur do ta shohin
dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk
do t’u lehtësohet, as nuk do t’u jepet afat.
86. Ata ishin idhujtarët
kur do t’i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: “O Zoti ynë, këta,
janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar
pos Teje!” Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: “Ju jeni rrencakë!”
87. Dhe ata (idhujtarët)
i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e trillonin u asgjësohet.
88. Atyre që nuk besuan
dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim
për shkak se bënin shkatërrime.
89. Dhe (përkujtoju
njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të
sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty të shpallëm
librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë
dhe myzhde për myslimanët.
90. All-llahu urdhëron
drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon
nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që
të merrni mësim.
91. Meqë keni premtuar,
pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni
betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e
bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka
punoni.
92. Mos u bëni (në
çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e
saj psi të ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi
(mahtrim) mes jush, për shkak se një popull është më
i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e
në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t’ju sqarojë atë
gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
93. Sikur të dëshironte
All-llahu do t’ju bënte një popull (në njëfe) por (sipas
dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe
e udhëëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni
për atë që vepruat.
94. Mos i përdorni
betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit,
e të shijoni të keqen (e dredhisë0 nga rruga e All-llahut,
e ju do të keni dënim të madh.
95. Mos e shitni besën
e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë,
pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë
e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
96. Ajo që e keni pranë
vetës është e përkohshme, e ajo që është
te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t’u japim atyre
që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë
të asaj që vepruan.
97. Kush bën vepër
të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë
besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë
botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin
më të mirë për veprat e tyre.
98. Kur të lexosh Kur’anin
kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
99. Vërtet, ai (shejtani)
nk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë
mbështetur Zotit të tyre.
100. Mbizotërimi i
tij është vetëm mbi ata që përkrahin atë
dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101. Kur një ajet e
zavendësojmë me një ajet tjetër - e All-llahu di më
së miri se çka shpall - ata thonë: “Ti (Muhammed) je vetëm
trillues” Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
102. Thuaj; “Atë (Kur’anin)
e solli “Ruhul Kudus” - shpirti ishenjtë - plot vërtetësi
nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që që
besuan,dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për
myslimanët.
103. Ne dimë shumë
mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah
e mëson një njeri!” Mirpo, gjuha e atij nga i cili anojnë
(supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e
Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë
e të qartë.
104. S’ka dyshim se ata
që nuk besojnë ajetet (e Kur’anit) a All-llahut, ata nuk i drejto
All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një
dënim të dhembshëm.
105. Gënjeshtrën
e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e
All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106. Ai që pas besimit
të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që
dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur
plotësishtme besim, por fjala është për atë që
ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu
dhe ata kanë një dënim të madh.
107. Këtë (dënim
të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e
kësajbote se sa jetën e botës tjetër, e Alllahu nuk
e udhëzon njerëzit jobesimtarë.
108. Të tilët
janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen
e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109. Është e vërtetë
se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110. Pastaj Zoti yt, atyre
që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe
pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s’ka dyshim se Zoti yt atyre
do t’ua falë dhe do t’i mëshirojë (Ai është që
fal, është mëshirues).
111. (Përkujto) Ditën
që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten
dhe secilit njeri do t’i plotësohet ajo që e meriton. e nuk u
bëhet padrejtë.
112. All-llahu sjell si
shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë,
të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk,
kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut.
Atëherë All-llah, për shkak të sjelljes së tyre,
ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
113. Atyre u pat ardhur
i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë,
andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.
114. E ju (besimtarë),
hani, pra. nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara
e të pastra, jimi mirënjohës për dhuntitë e All-llahut,
nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm mdaj Tij.
115. Ai ua ndaloi juve vetëm
cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret
jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajë)
duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (nëngrënie),
All-llahu fal dhe është mëshirues.
116. Mos i thoni asaj rrenës
së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është
haram” e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata
që shpifin rrenën ndaj All-llahut , nuk kanë shpëtim.
117. Kanë një
përjetim të vogël (në këtë jetë), e
do të kenë dënim të padurueshëm.
118. E atyre që ishin
jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të
kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtë
atyre, por ata vetvetes i patën bërë padrejtë.
119. Pastaj Zoti yt për
ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e
pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është
që shumë fal dhe shumë mëshiron.
120. Vërtet, Ibrahimi
ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut,
besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët.
121. Falënderues për
të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber)
dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122. Atë ne e pajisëm
me të mira në këtë botë, e në botën
tjetër ai është me më të mirët.
123. Pastaj, ty të
shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai
nuk ka qenë nga idhujtarët.
124. E shtuna (festimi ose
belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që
u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre
në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125. Ti (Muhammed) thirr
për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë
të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë
mënyrë që është më e mira. Zoti yt është
Ai që e di më së miri atë që është larguar
nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
126. Në qoftë
se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë
masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është
më i mirë për ata që durojnë.
127. Pra, të jesh i
durueshëm! Durimi yt është vetëm m ndihmën e All-llahut.
Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë
që bëjnë ata!
128. S’ka dyshim se All-llahu
është me ata që janë të devotshëm (që
ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
Faqja Kryesore