17.Suretu El-Isra
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Pa të meta është
Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e aloi në një
pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në
Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne
e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për
t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është
dëgjuesi ( i fjalëve të Mu hamedit), pamësi (i punëve
të Muhammedit).
2. Edhe Musai Ne i kemi
dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes
për beni israilët që të mos marrin, përveç
Meje, ndonjë që i besojnë çështjet.
3. Pasardhësit të
atyre që i batëm (ishpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni
mirënjohës!) Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4. Ne u kumtuam në
libër beni israilve: “Ju do të bëni shkatërrime dy
herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë
zullum të madh”.
5. Kur erdhi koha e premtimit
të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë,
që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe
ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar).
E ai (ndëshkim) ishte vendim i preë.
6. Pastaj, Ne ua kthyem
juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem
dhe ju shtuam më së shumti.
7. Nëse bëni mirë,
bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër
vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë)
që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të
hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë
dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë
që arrijnë.
8. Zoti juaj do t’ju mëshirojë
(nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni 9të keqes), kthehemi
(me ndëshkim) edhe Ne. E Xhehennemin e kemi bërë burg për
jobesimtarët.
9. Është e vërtet
se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që ështëmë
se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të
mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim
të madh.
10. Ndëkaq, për
ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgaditur
një dënim të rëndë.
11. Njeriu (e tepron) lutet
për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon
lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është
i ngutshëm.
12. Ne i bëmë
natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për
fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam),
e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që
të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative
të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin
e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo
send në mënyrë të hollësishme.
13. Secili njeri ia kemi
njgjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin)
e tij, në ditën e gjykimit, Nee do t’ia prezentojmë atij
libër të hapur,
14. “Lexo librn tënd,
mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”.
15. Kush e udhëzon
veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm
vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes
së vet, e askushnuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk
dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.
16. kur duam të shkatërrojmë
ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë)
e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë;
atëherë zbatohet dënimi ei merituar kundër tyre dhe
i shkatërrojmë krejtësisht.
17. Sa e sa gjenerata i
kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues
i mëkateve të robëve të Tij.
18. kush është
që ka për qëllim vetëm kët botë, Ne atij
që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë
të hyjë në Xhehennem i nënqmuar, i përbuzur.
19. E kush e ka për
qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet
për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë
i pranishëm (te Zoti).
20. Ne secilit atyre dhe
atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit
tënd nuk është e kufizuar.
21. Shiko se si Ne i kemi
dallluar disa prej tjerëve, po dallimi në botën tjetër
është më i madh dhe është përparësi
më e madhe.
22. E mos shoqëro me
All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar
i papërkrahur.
23. Zoti yt ka dhënë
urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër
pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse
ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të
dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë
mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre,
po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
24. Dhe në shenjë
mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues
dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan
mua kur isha i vogël”.
25. Zoti juaj e di më
së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni
qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26. Dhe jepi çdo
të afërmi të drejtën që i takon, edhe të
varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepëre pa
rrugë.
27. Ata që shpenzojnë
tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim)
të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit
të Tij.
28. Nëse detyrohesh
t’ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj. ), duke kërkuar
mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim
për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fja;ë të
mira (të lehta).
29. Dhe mos e bën dorën
tënde të lidur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos
e shtrij në tërësi, e të bmetesh i qortuar dhe duarthatë
(nga shpenzimi i tepërt).
30. S’ka dyshim se Zoti
yt është Ai që furnizon me bollëk atë që
do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë
e vet dhe i vështron.
31. Ju mos i mbytni fëmijët
tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin
atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
32. Dhe mos iu afroni amoralitetit
(zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar
dhe është një rrugë e keqe.
33. Dhe mos mbytni njerin
që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi
(që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë
(pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë
(të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë
kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (pprej Zotit).
34. Mos përdoroni pasurinë
e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë
(për t’ia shtuar), derisa ai të arijë pjekurinë e vet.
Premtimin zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi.
35. Masën mbusheni
kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë
(precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim
më të mirë.
36. Mos iu qas asaj për
të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të
pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37. Dhe mos ec nëpër
tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën
as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38. E keqja e të gjitha
këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39. Këto janë
nga urtësia që Zoti yt të shpalli ty. Mos shoqëro me
All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në Xhehennem
i qortuar dhe i larguar.
40. A mos u dalloi Zoti
juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra?
Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41. Ne sqaruam në mnyrë
të ndryshme (argumentet) në këtë Kur’an, ahtu që
ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër,
vetëm se largim (nga e vërteta).
42. Thuaj: “sikur të
kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë
ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë
për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t’ia marrë
pushtetin).
43. I pa të meta është
Ai, Lartësia e Tijështë e madhe nga ajo që thonë
ata.
44. Lartmadhëri të
merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në
to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë
tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni
atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën
e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
45. Kur ti e lexon Kur’anin,
në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër,
Ne e vëmë një perde të padukshme.
46. Ndërkaq, në
zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të
thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë
atë. E kur e përmend ti në Kur’an Zotin tënd, vetëm
Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
48. Shih se si të mveshin
ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur
dhe nuk mund të gjejnë rrugën (e vërtetë).
49. Ata thanë: “Apasi
të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të
bëhemi krijesë e re e ringjallur?”
50. Thuaj: “Edhe nëse
të jeni gurë a hekur!”
51. Ose ndonjë krijesë
që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të në
rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për
të parën herë!?? E ata do të tundin kokat e tyre nga
ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj:
“Ndoshta do të jetë afër!”
52. (ringjallja është)
Atë ditë kur Ai j thërret, kurse ju i përgjigjeni të
përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se ju qëndruat
(në dynja) vetëëm pak kohë.
53. E ti robve të Mi
thuaju: “Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli
ndësen mes tyre, e është e ditur se djalli është
armik i hapët i njeriut”.
54. Zoti i juaj më
së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe
nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar
rojë të tyre (nuk të besuam ty punën e tyre e t’i fusësh
me dhunë në besim).
55. Zoti yt e di më
së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë.
Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj,
Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
56. Thuaj: “Ftoni ata, të
cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej
jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë”.
57. Të tillë (zotat)
që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë
afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën
e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit
të Zotit tënf ëshë për t’iu ruajtur.
58. Nuk ka asnjë nga
fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk
do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim
të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është
theksuar në Libër (lehvi mahfudh).
59. Neve nuk na pengoi asgjë
që t’u sjellim argumente (mrekulli0, pos asaj që ata të
parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven
(mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet
natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për
tjetër vetëm për frikësim.
60. përkujto, kur Ne
të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të
gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe
në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që
të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të
përmendur në Kur’an), nuk ibëmë tjetër vetëm
sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët),
po nuk shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
61. Përkujto kur Ne
u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë
përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të
Iblisit. Ai tha: “A t’i bej sexhde atij që e krijove nga balta?”
62. (mandej vazhdoi e) tha:
“A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi
mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën
e kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij,
më përjashtim të një pakice”.
63. (Zoti) tha: “Shko, ekush
prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është Xhehennemi,
shpërblim i plotë”.
64. Dhe me atë alarmin
e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me
kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata,
përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju
atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
65. Në të vërtet,
ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e
Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66. Zoti juaj është
Ai që për ju mundëssoi lundrimin e anijeve në det në
mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij.
Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
67. E kur ju kap juve paniku
(frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbete
vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t’ju shpëtojë
e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu
është përbuzës.
68. A mos jeni të siguruar
që nuk do t’u shafitë në tokë ose nuk do t’ju lëshojëndonjë
shtërngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69. A mos jeni të sigurt
se Ai nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det,
et’ju lëshojë ndonje furtunë të erës, e për
shkak të mosbesimit tuaj t’ju fndosë, e pastaj nuk do të
gjeni kiush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70. Ne, vërtet nderuam
pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë
hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira,
i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave
që Ne i krijuam.
71. (përkujto) Ditën
kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin,
shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga
e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre
(të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72. E kush ka qenë
i verbër në këtë (botë), ai do të jetë
edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi
i rrugës së drejtë.
73. Në të vërtetë
ata (idhujtarët) gati arritën të sprovijnë ty nga ajo
që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka
të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74. Dhe sikur Ne të
mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
75. E atëherë
Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të
jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës
kundër nesh.
75. E atëherë
Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të
jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të do të gjeje mbrojtës
kundër nesh.
76. Ata gati të shqetësuar
në tokë (në Mekë) për të përzënë
prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje
(pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77. Ky është ligji
i Tij edh me të dërguarit që i dërgoi para teje. E
në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78. Fale namazin kur zbret
(nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe
duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit
është e përcjellur.
79. Dhe në një
pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin - namazin),
është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një
vend të lavdishëm.
80. Dhe thuaj: “Zoti im,
më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në
mënyrë yë ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.
81. Dhe thuaj: “Erdhi e
vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë
e zhdukur.
82. Ne të shpallim
Kur’anin që është shërim për besimtarët,
kurse jobesimtarëve nuk u dhton tjetërpërpos dëshprim.
83. E kur e begatojmë
(me të mira) njerin, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar,
e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84. Thual: “Secili vepron
sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për
atë që është në rrugë më të drejtë”.
85. Të pyesin ty për
shpirtin; Thuaj: “shpirti është çështëje që
i përket vetëm Zoti tim, e juve ju është dhënë
fort pak dije”.
86. Po të kishim dëshiruar,
Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që të shpallëm
ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruane.
87. Por kjo është
mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje, vërtet
është e madhe.
88. Thuaj: “Edhe sikur të
bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë
një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin
si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”.
89. Ne sqruam njerëzve
në këtë Kur’an shëmbuj (argumente) të çdo
lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90. Ata thanë: “Nuk
të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës
burime.
91. Ose, (nuk të besojmë
deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh
të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92. Ose, (nuk të besojmë
derisa) të bjerë mbi qiell copa - copa, ashtu si po mendon ti
(se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellësh
All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
93. Ose të kesh një
shtëpi prej ari, apo të ngjirtesh lart në qiell, po ne nuk
të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh
një libër që ta lexojmë?!” Thuaj “Subhanallah - i Madhërishëm
është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri,
pejgamber?”
94. Po njerëzit nuk
i pengojnë tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre
shpallja, vetëm se thoshin: “A thua All-llahu dërgoi njerin pejgamberë!”
95. Thuaj: “Sikur të
kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit),
Ne do t’u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!”
96. Thuaj: “All-llahu më
mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hpllësisht
injeh dhe i sheh robtë e vet”.
97. Atë që All-llahu
e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar,
e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh
ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit
Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për
dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre
është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka
Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
98. Ai (dënim) është
meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: “A
pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë
e re?”
99. A nuk e kuptuan ata
se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotëfuqishëm
që të krijojë ështu siç janë ata, dh Ai
u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin
nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër vetëm
të refuzojnë.
100. Thuaj: “Sikur të
kishit depotë e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen,
do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar”.
101. Ne i patëm dhënë
Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti
(Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojën)
kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atiji pat thnë faraoni: O Musa,
unë mendoj ti je i magjepsur!
102. Ai (Musai) tha: “Po
ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit
të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë
besoj, o faraon! se ti je shkatërruar”.
103. Ai (faraoni) deshi
t’i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm
atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104. Pas tij beni israilve
u thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koga e botës
tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”.
105. Ne me urtësi e
zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur.
E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues
dhe qortues.
106. Dhe (ta shpallëm)
Kur’anin që Ne e ndam pjesë - pjesë për t’ua lexuar
njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë
një pas një.
107. Thuaj: “I besuat ju
atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që
u është dhënë dijeni (nga lbrat e parë) para tij,
kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë
sexhde”.
108. Dhe thonë: “I
lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë
është realizuar”.
109. Dhe duke qarë
hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton eshe
më përuljen (ndaj All-llahut0.
110. Thuaj: “Thërrisni:
All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me të cilindo që ta thërrisni
(me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.
E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po
as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje njërrugë
mesatare”.
111. Dhe thuaj: “Falenderuar
qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për
Të shok në sundim, dhe i përket aftësisë, nuk
ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë
me madhërinë që i takon”.
Faqja Kryesore