18.Suretu El-Kehf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Falënderimi i takon
vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në
të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2. (ia shpalli) Të
saktë (pa shmangie), pët t’ua tërhequr vërejtjen (atyre
që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë
prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë
vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim
të mrekullueshëm.
3. Duke qenë në
të përgjithmonë.
4. Për t’ua tërhequr
vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5. Dhe për atë
(fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë
kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që
del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm
se gënjeshtër.
6. A thua ti, do ta shkatërrosh
veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij
ligjërimi (Kur’anit)?
7. Gjithçka që
është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për
t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8. Ne kemi për ta bërë
gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë
çdo gjelbërim).
9. A ms mendove ti se ata
të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë
Tona më të çuditshme?
10. Kur djelmoshat u strehuan
në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote
mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë
në tërë çështjen tonë!”
11. Ne u vumë mbulojë
mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë
për disa vite me rradhë.
12. Pastaj ata i zgjuam
(prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është
më preciz në njehësimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13. Ne po të rrëfejmë
saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin
besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
14. Edhe i forcuam zemrat
e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) sa që kur
ngritën thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve e
i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij, e
Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
15. Këta, populli ynë
ka besuar zota tjerë pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjë argument
të qartë për aa? A ka më mizor se aiqë shpif gënjeshtër
ndaj All-llahut?
16. Derisa jeni izoluar
prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë
strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e
tij e gjerë dhe u lehtëson në çështjen tuaj
atë që është në dobinë tuaj.
17. Dhe ti e shihje diellin
kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë,
e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin
në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një
nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu,
ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb,
ti nuk do të gjejsh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18. Do të mendoje se
ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne
i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në
të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para
pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe
kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19. Ashtu (sikurse i vumë
në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin
(se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?”
Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë
të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri
se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë
argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim
më të mirë, e t’ju sjellë atë juve dhe le të
ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë
askujt për ju”.
20. Pse, nëse ata (të
qytetit) kuptojnë për ju, do t’ju mbysin me gurë, ose do
t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurr nuk
keni për të shpëtuar.
21. Dhe ashtu (sikurse i
zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohim njerëzit), e të kuptojnë
se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt
dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë.
(i zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen
e tyre dhe thanë: “Ndëronu atyre një ndërtesë
(të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për
ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërojmë
gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
22. Ata (që bisedonin
për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti
ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte
i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë,
e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për
numrin e tyre, përveçnjë pakice nuk di kush për ta,
e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në
tërësi, dhe askë mos e pyet për ta”.
23. Dhe mos thuaj kurrsesi
për ndonjë çështje: “Unë do të bëj
këtë nesër!”
24. Vetëm (nëse
i shton): “Në dashtë All-llah!” E kur të harrosh, përmende
Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë
udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi
kehfit)”.
25. (dhe thonin) Ata qëndruan
në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26. Thuaj: “All-llahu e
di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia
e qiejve dhe tokës. Çfarë (i çuditshëm) është
të pamët e Tij dhe çfarë është të
dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë.
Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.
27. Lexo çka të
është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që
mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të
gjesh stehim.
28. Përkufizoje veten
tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje,
e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë)
e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë
e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën
e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë
epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
29. E ti thuaj: “E vërteta
është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë,
e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur
për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës)
i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen
me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar
është ajo pije, e vend i keq është ai”.
30. E ata që besuan
dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin
atij që është bamirës.
31. Të tillët
e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin
lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin
rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të
trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim
i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është
ai.
32. E ti sillu atyre (që
kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit
prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam
me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
33. Të dy kopshtet
jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e
tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. Ai kishte edhe pasuro
tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha:
- duke iu krenuar atij - “Unë kam pasuri më shumë se ti
e, kam edhe krah më të fortë!”
35. Dhe ai hyri në
kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues
i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj
se zhduket kjo kurrë!”
36. Dhe nuk besoj se do
të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet
që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri
edhe më të mirë se kjo.
37. Atij ai shoku ivet (besimtari)
itha - duke e polemizuar atë -: “A e mohove Atë që të
krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri
njeri të plotë?”
38. “Por për mua, Ai
All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok
askë!”
39. E pse ti kur hyre në
kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah” -
(Allhu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse
ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe
fëmijë (krah më të dobët).
40. Po unë shpresoj
se Zoti im do të më japë edhe më të mirë
nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi
nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. Ose të gdhijë
uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
42. Dhe vërtet, u shkatërruan
frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë
që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në
kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë
Zotit tim akë shok!”
43. E nuk pati krah (grup),
pëveç All-llahut të vërtetë që t’i ndihmojë
atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. Në atë vend
ndihma është vetëm e All-llahut të vërërtetë.
Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai ëhstë
përfundimi më i mirë.
45. E ti (Muhammed) paraqitjau
atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë
(shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës
zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas
pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat.
All-llahuka fuqi për çdo send.
46. pasuria dhe fëmijët
janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të
cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi
më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47. (Prkujto) Ditën
kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të
zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbete asnjë prej tyre
pa e tubuar.
48. Dhe vihet libri (i veprave),e
i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që
janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është
puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të
vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që
vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën
padrejt askujt.
50. (Përkujto) Kur
u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën
përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin
e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për
mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq
tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
51. Unë nuk ua prezentova
krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as
krijimin e vetë atyre, e as nuk mora mdihmëtrë të humburit.
52. E ditën kur Ai
thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat se janë
bashpuntorët e Mij!” I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen
(për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në dynja) Ne
i zhdukim.
53. Kriminelët e shohin
zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të
gjejnë shtegdalje prej tij.
54. Në këtë
Kur’an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të
njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo
tjetër është kundërshtar.
55. Pasi që t’u ketë
ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë
dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm
se presin t’u vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të
mëparshëm ose t’u vijë atyre dënimi ballë për
ballë.
56. Ne nuk i dërgojmë
ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e
qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me
të, ta mbizotërojë të vërtetën, dhe argumentet
e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57. Kush është
më zullumqarë se ai që është këshilluar me
argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron
atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e
tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë
atë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe
nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë,
ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58. Zoti yt është
që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe,
sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar,
do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar,
e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59. Ato janë fshatra
(vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe
për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të
sakta.
60. (përkjto) Kur Musai
djaloshit që e shoqëronte i tha: “Nuk do të ndalem së
ecuri deri të arrijë vendtakimin e e dy deteve, ose do të
udhëtoj një kohë të gjatë.
61. Kur arritën ata
të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan pehkun e tyre, e ai (peshku)
mori rrugën e vet si (strofull) në det.
62. Pasi ata e kaluan atë
vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep sillën tonë (ushqimin),
meqë nga ky udhëtim jemi lodhur”.
63. AI (djaloshi - Jushaë
bin Nun) tha: “A e sheh!?” Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova
peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri ksh ta harrojë
q të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë
të çuditshme mori rrugën për në det!
64. Ai (Musai) tha: “Ai
është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Dhe u kthyen
që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65. Dhe e gjetën një
robë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga
ana e Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme
nga Ne.
66. Atij (Hidrit - njeriut
të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të
vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je
imësuar(i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?
67. Ai (Hidri) tha: “Sigurisht,
ti nuk do të mund të kesh durim me mua!”
68. Si do të durosh
për atë që nuk je i njoftuar?
69. (Musai) Tha: “Në
dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm
dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!”
70. Ai i tha: “Nëse
më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për
asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.
71. E ata të dy shkuan
*duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë.
Ai (Musai) tha: “A e shqeve që ti fundosësh udhëtarët
e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?”
72. Tha: “A nuk të
thashë se nuk do të mund të kehs durim me mua?”
73. (Musai) Tha: “Mos më
qorto për se harrova dhe më mundo me vështirësi në
këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”
74. Vazhduan të shkojnë
deri kur e takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti
atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytë
ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të
shëmtuar!”
75. Ai (i dijshmi) tha:
“A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të
kesh durim me mua?”
76. (Musai) Tha: “Nëse
pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë
gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë
ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”
77. Vazhduan të shkojnë
deri arritën te bannorët e një qyteti që prej tyre
kërkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshën t’i pranojnë
si mysafirë (e as t’i ushqejnë) e ata të dy gjetën
një mur që gati rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin).
(Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për
këtë!”
78. Ai (i dijshmi) tha:
“Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unë do të tregoj
për domethënien e asaj që nuk mund të keshë durim!”
79. Sa i përket anijes,
ajo ishte pronë e të varfërve, që veprojnë në
det, e unë desha të bëjë atë me të meta,
ngas para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije
(të aftë - pa të meta).
80. Sa i përket djaloshit,
dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai
do t’i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. Deshëm që
Zoti t’u japë në vend të tij një më të mirë
se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë
(ndaj prindërve).
82. Përsa i përket
murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën
të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë
njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë)
ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin
e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë
nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit
të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të
cilën nuk munde të kesh durim!
83. Të pyesin ty për
Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me
Kur’an (me shpallje)”.
84. Ne i mundësuam
atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për
çdo send që të mund të arrijë.
85. Ai iu rrek një
aso mundësie (dhe mori rrugën nga perëndimi).
86. Deri kur vendperëndimin
e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimii
me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: “O
Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t-i marrësh me të
mirë e t’i udhëzosh!”
87. Ai (Dhulkarnejni) tha:
“Ai që vazhdon edhe mëtej të jetë zullunqar, atë
do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon
atë me një dënim të tmerrshëm”.
88. Sa i përket atij
që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi
më i mirë (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë
lehtësi (në jetë).
89. Pastaj, ai iu rrek një
aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90. Deri kur arriti vndlindjen
e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk
i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91. Ashtu (bëri edhe
me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë
dhe sundimin e drejtë të tij).
92. Mandej, ai iu rrek ërsëri
një aso mundësie (një rrugë të tretë mes
perëndimit e lindjes - nga veriu).
93. Deri kur arriti mes
dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse
nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së
vet).
94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn,
vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime
në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut
(një formë tagri a tatimi), e që të bësh një
pendë mes nesh dhe mes tyre?”
95. Ai (Dhulkarnejni) tha:
“Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë
më e mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më
ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të
fortë mes jush dhe mes atyre!”.
96. Më sillni copa
të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”
e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit)
tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!”
97. E ata as nuk arritën
ta kapërcenin e as ta shponin.
98. Ai (Dhulkarnejni) tha:
“Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen
caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim
është i sigurt.
99. (Kur të vijë
caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë
atë ditë që ata të përzihen si valët njëra
me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e
të gjithë ata i tubojmë.
100. Atë ditë
ua prezentojmë zhehenemin jobesimtarëve me një prezentim
të hapët (trishtues).
101. Atyre që sytë
i kishin të mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe që nuk mund të
dëgjonin (fjallët e All-llahut).
102. A mos menduan aa që
nuk besuan se përkundër Meje të marrin zota (mbrojtës)
robtë e Mi? Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehennemin
vendpritje.
103. Thuaj: “A t’ju tregojmë
për më të dëshpruarit në veprat e tyre?”
104. Ata janë veprimi
i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote,
e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
105. Të tillët
janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin
(ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën
e gjykimit atyre nuk do t’u jepet kurrfarë vlere.
106. Këtë, ngase
shpërblimi i tyre është Xhehennemi, për shka se nuk
besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën
për tallje.
107. S’ka dyshim se ata
që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për
ta janë Xhennetet e Firdevsit.
108. Aty do të jenë
përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai
(ose t’u ndryshohet).
109. Thuaj: “sikur të
ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti
(uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët
e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si
ai (deti)”.
110. Thuaj: “Unë jam
vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një
Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson
takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të
mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë
askë.
Faqja Kryesore