19.Suretu Merjem
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Kaf Ha Ja’ A’jn Sadë!
2. (ky është)
Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit
të vet Zekeriait,
3. Kur ai iu lut Zotit të
vet me një zë të ulët, e
4. Tha: “Zoti im! Vërtet,
mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur
thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im,
asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.
5. Unë ua kam frikë
pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin
fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më
falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6. Të më trashëgojnë
mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bërë
atë, o Zoti, të këndshëm! (të vyeshëm)!”
7. O Zekëria, Ne po
të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të
cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua
me këtë emër.
8. Ai tha: “Zoti im, si
do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”
9. Tha: “Ja, kështu
Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë;
Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”
10. Ai (Zekeriai) tha: Zoti
im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu)
tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë
e mirë), nuk do të mund t’u flasesh njerëzve tri net (e
tri ditë)”.
11. Dhe ai doli prej faltores
para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes
e mbrëmje.
12. O Jahja, merre librin
me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi
kur ishte fëmijë.
13. Dhe nga ana jonë
i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues
(i dëgjueshëm).
14. Edhe i sjellshëm
ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
15. Dhe selam (prej nesh)
atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të
ngritet i gjallë (e përshëndetën dhe i garantuam)!
16. E, përmendju në
këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua
prej familjes së saj në një vend në lindje.
17. Ajo, vuri një perde
ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri
në tërësi.
18. Ajo tha: “Unë i
mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse
je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”
19. Ai (Xhibrili) tha: “Unë
jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të
dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”.
20. Ajo tha: “Si do të
kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri
(nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme”.
21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja,
kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është
lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa
babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga
ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
22. Ajo e barti atë
(Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend
të largët.
23. E dhembja (e lindjes)
e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah
sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj
e të isha e harruar që moti!”
24. E prej së poshtmi
atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë
teje një përrockë (uji)”.
25. E ti shkunde trupin
e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26. Ti pra, ha pi e qetësou,
dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë ka vendsur
heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë
njeriu sot nuk i flas!”
27. Dhe duke e bartur ngryk
shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme,
ke bërë një punë shumë tëkeqe!”
28. Oj motra e Harunit,
babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë
e pamoralshme!
29. Atëherë ajo
u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që
ëshë foshnjë në djep?”
30. Ai (Isai) tha: “Unë
jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të
më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
31. Më ka bërë
dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz
(falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!
32. Më ka bërë
të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më
ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
33. Selami (shpëtim
prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën
kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”
34. Kjo është
(fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në
të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35. Nuk i takoi (nuk ka
nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë,
i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm
i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.
36. (Isai i tha popullit
të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra
adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
37. Po, grupet u kundërshtuan
mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka
kanë për të parë ditën e madhe!
38. Ditën kur do të
na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe shohin
(ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i
gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët
janë të humbur qartë.
39. Ti tërhiqu atyre
vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë
fund çështja (e përgjejgësisë e dikush në
xhehet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar,
dhe ata nuk janë duke besuar.
40. S’ka dyshim se Ne e
trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në
të, dhe të Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41. Përkujtoju (lexoju
idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur’an)
Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42. Kur babait të vet
i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as
nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
43. O babai im, mua më
është dhënë nga dituria çka ty nuk të është
dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj
në rrugë të drejtë.
44. O babai im, mos adhuro
djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
45. O babai im, unë
kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të
Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!”
46. Ai (babai) tha: “A ti,
Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj
zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej
meje për një kohë të gjatë!”
47. Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh
i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur
ty, pse ai (babai) shte i kujdsshëm ndaj meje.
48. Unë po largohem
prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se
me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!”
49. E pasi u largua prej
tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij
Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
50. Dhe atyre (të gjithëve)
u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë
që të jenë të përmendur për të mirë
(ndër njerëz).
51. Përmendju në
Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit)
dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52. Dhe Ne e thirrëm
nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t’i folur (të
dëgjojë bisedën tonë).
53. Nga mëshira Jonë
i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.
54. Përkujtoju në
këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi
të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55. Ai urdhëronte familjen
e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte dhumë i pranishëm
te Zoti i tij.
56. Përkujtoju në
libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
57. Ne e ngriëm atë
në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).
58. Këta (të përmendur)
ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të
Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur
(në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit
dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam
dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e
Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
59. E pas tyre (të
mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë
namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë
do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në
Gaja).
60. Me pëjashtim të
atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të
tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet
padrejtë.
61. Ato janë Xhennetet
e Adnit. që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i
parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është
i kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë
fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty manë
ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë Xhennetet
që do t’ua trashëgojnë robve Tanë që ishin të
ruajtur.
64. Ne (engjënt, thotë
Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhërin e Zotit
tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja
e tashme e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. Ai është Zoti
i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë
adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm.
A di për Të ndonjë emnak (adash)!
66. E njeriu thota: “A njëmed
pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringja;;en)?”
67. Po, a nuk po mendon
njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
68. Pasha Zotin tënd,
Ne do t’i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë
dhe do t’i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.
69. Pastaj, nga secili grup
do t’i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të
Gjithmëshirshmit.
70. E Ne e dujmë më
së miri se cili prej tyre ka më meritë të hudhet në
të.
71. Dhe nuk ka asnjë
prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehennemit)
është vendim i kryer i Zotit tënd.
72. Pastaj, (pas kalimit
pran tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve),
e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.
73. E kur u lexoheshin atyre
ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u thoshin
atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më
të mirë dhe kuvend më autoritativ?”
74. E, sa e sa gjenerata
kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur
dhe më të dukshëm.
75. Thuaj: “Atij që
është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë
atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë
që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë)
ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të
jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët
në përkrahje!”
76. E All-llahu u shton
besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të pëjetshme,
janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim
me i mirë.
77. A je i njoftyar për
atë që mohoi argumentet Tona e tha: “Mua githqysh do të
më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?”
79. Jo, nuk është
ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë
ai, dhe do të vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80. Dhe Ne e trashëgojmë
atë (në pasuri e fëmijë) që të thotë
ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
81. Dhe kur ata në
vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t’u krenuar me
ta.
82. Përkundrazi, ata
(idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të
bëhen armiq të tyre.
83. A nuk e di ti se Ne
i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata nxisin
pa ndërpreë në vepra të këqija.
84. Pra, ti mos u ngut kundër
tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë,
frymëmarrje etj. ).
85. Ditën kur do t’i
tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si musafirë
të ftuar.
86. Ndërsa mëkatarëve
u grahim në Xhehennem të etshëm.
87. Nuk ka të drejtë
ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar
i Gjithëfuqishmi.
88. Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi
ka fëmijë”.
89. Ju (jobesimtarë)
vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar
sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën
kodra nga ajo (fjalë).
91. Për atë se
të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit
nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjeër, vetëm
se githë çka është në qiej e në tokë
ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.
94. Ai me diturinë
e vet i ka përfshirë të githë, dhe ka numëruar
e evidntuar çdo gjë të tyre në mënyrë të
saktësishme.
95. Dhe në ditën
e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetëmuar.
96. Nuk ka dshim se ata
që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi
do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97. Ne e bëmë
atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm
që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të
t’i tëheqish vërejtjen një populli që ëshë
kryeneç.
98. Sa shumë brezni
kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre,
ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet
zëri)?
Faqja Kryesore