20.Suretu Ta Ha
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ta Ha.
2. Ne nuk ta shpallëm
Kur’anin për të munduar ty.
3. Ta shpallëm vetëm
këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4. Shpallje nga Ai që
krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5. Mëshiruesi që
qëndron mbi Arsh.
6. E Tij është
çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë
dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka
nën dhe.
7. Andaj, nëse bën
shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më
shumë se kjo.
8. Ai është All-llahu,
nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
9. A të ka ardhur ndonjë
njohuri për ndodhin e Musait?
10. Kur ai e pa një
zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një
zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej
tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.
11. E kur shkoi te Ai (zjarri),
u thirrë: O Musa!
12. Vërtet Unë
jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je
në luginën e shenjtë Tuva.
13. Unë të zgjodha
ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç’po të
shpallet!
14. Vërtet, vetëm
Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më
adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
15. S’ka dyshim se momenti
(kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë
atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri
për atë që ka bërë.
16. Prandaj, të mos
shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është
dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
17. O Musa , ç’është
ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?
18. Ai (Musai) tha: “Ai
është shkopi im që të mbahem në të, dhe me
të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të
kryej edhe nevoja tjera.
19. Ai (All-llahu) i tha:
“Hidh atë, O Musa!”
20. Ai e hodhi atë,
kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
21. (All-llahu i) Tha: “Kape
atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri
në gjendjen e mëparshme!”
22. Dhe, fute dorën
tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë
të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
23. (këtë e bëmë)
Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh
disa nga argumentet Tona të mëdha.
24. “Shko te faraoni se
ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”.
25. Ai (Musai) tha: “Ma
zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
26. Dhe më lehtëso
në këtë punë timen!
27. Më zgjidh nyjen
e gjuhës sime!
28. Që ta kuptojnë
fjalën time!
29. Më cakto një
ndihmëtar nga familja ime,
30. Harunin, vëllain
tim,
31. Që me të të
ma forcosh fuqinë time,
32. Bëma shok atë
në punën time,
33. Në mënyrë
që të madhërojnë Ty më shumë,
34. Dhe të përkujtojnë
Ty shpesh.
35. Vërtet, Ti je Ai
që na sheh dhe na i di punët”.
36. Ai (All-llahu) tha:
“O Musa, t’u dha ajo që kërkove!”
37. Ne edhe një herë
ta dhuruam ty mirësinë Tona.
38. Atëherë kur
nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe
pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
39. (Ne i thamë) “Vëre
atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në
lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im
dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri
ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time”.
40. Kur motra jote ecte
(të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që
do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna
jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar.
Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia
dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me
vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në
kohën e caktuar”.
41. Dhe Unë të
zgodha ty për shpalljen Time.
42. Shko me argumentet e
Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit
ndaj Meje.
43. Shkoni që të
dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
44. Atij i thuani fjalë
të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
45. Ata të dy thanë:
“Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë
menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”.
46. Ai (All-llahu) tha:
“Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj
(ç’do t’ju thotë)dhe shoh (ç’do të bën me
ju)”.
47. I shkoni i thuani atij:
“Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni
israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur
me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë
që ndjek rrugën e drejtë.
48. Ne na është
thënë se dënimi është për atë që
gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”.
49. Ai (faraoni) tha: “E
kush është Zoti i ju dyve, o Musa?”
50. (Musai) Tha: “Zoti ynë
është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj
e udhëzoi atë?”
51. Ai tha: “Si është
gjendja e popjve të mëparshëm?”
52. Dija për ata është
te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon
e as nuk harron”.
53. (Zoti im) I cili për
ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë
nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi
që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
54. Hani ju dhe kullotni
kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha
këto (që u përmendën) ka argumente për ata që
kanë mendje të shëndodhë.
55. Prej asaj (tokës)
Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmë përsëri në të,
e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.
56. Ne ia bëmë
të mundshme atij t’i shohë të gjitha argumentet Ton, por
ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.
57. (Atëherë faraoni)
Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të
na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?
58. Edhe ne do të kundërvihemi
me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do
të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti”.
59. (Musai) Tha: “Koha e
caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë
që njerëzit të tubohen para dite”.
60. Faraoni u kthye dhe
tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e
caktuar.
61. Atëherë Musai
u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj
mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë
me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar
keq”.
62. Ata (magjistarët)
polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë
fshehurazi (nga masa).
63. Ata pastaj (pas bisedës
së fshehur) thanë: “Këta të dy janë magjistarë,
që me magjinë e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta
zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është
më i drejti”.
64. Pra, (meqë janë
magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni
në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur
suksesin,
65. Ata thanë: “O Musa,
do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”
66. Ai (Musai) tha: Jo,
hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe
shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në
vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij:
“Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të
jesh triumfues!”
69. Tani hidhe atë
që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin),
që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse
ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër
pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo
qoftë.
70. Atëherë (kur
shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në
sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”
71. Ai (faraoni) tha: “Ai
besuat atij para se t’u japë leje? Ai (Musai) është prijës
i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e
këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e
hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim
më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
72. Ata thanë: “Pasha
Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj
argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon
ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës
së kësaj bote!”
73. Ne i besuam Zotit tonë
që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën
ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të
shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
74. Ai që i paraqitet
Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të
cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75. Ndërsa ai që
i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira,
të tillët i presin merita të larta.
76. (do ta presin) Xhennete
të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj
dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi
i atij që është pastruar nga mosbesimi.
77. Ne i kumtuam Musait:
“Udhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me rrugë të
terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a
do të fundosësh”.
78. Atyre iu vu prapa faraoni
me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
79. Faraoni e humbi popullin
e vet, e nuk e udhëzoi.
80. O bijt e israilit, Ne
ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë
të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë
(si mjalti) dhe shkurtëza.
81. Hani nga të mirat
që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’u godasë
hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka
mbaruar.
82. Nuk ka dyshim se Unë
e fal atë që është penduar, që ka besuar, që
ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për
në rrugën e drejtë.
83. Po ty o Musa: “ç’të
nguti para popullit tënd?”
84. Ai u përgjigj:
“Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im,
që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”
85. Ai (All-llahu) Tha:
“Ne sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje
Samiriji!”
86. Musai u kthye te populli
i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im, a nuk
u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë
e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë
hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni
dhënë?”
87. Ata thanë: “Ne
nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por
ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit
e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”.
88. E ai (Samirija) ua mbaroi
atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë:
“Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”.
89. A nuk e kuptonin ata
se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi
t’ju sillte ndonjë dobi a dëm.
90. E Haruni atyre u pat
thënë më parë: “O populli im, ju vetëmu sprovuat
me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi,
andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që
po ua thëm”.
91. Ata i thanë: “Ne
nuk dp t’i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që
të kthehet Musai!”
92. Ai (Musai u kthye e)
tha: “O Harun ç’të prngoi ty kur i pe se morën rrugën
e gabuar,
93. E ti mos u vazhdosh
rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti porosinë time?”
94. Ai (Haruni) tha: “O
bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për
flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave
beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?”
95. Ai (Musai) tha: “E çka
ishte puna jote, o Samirij?”
96. Tha (Samirija): “Unë
pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga
gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit)
dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.
97. Ai (Musai) tha: “Prandaj,
largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë:
(këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një
moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd
që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta
bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër
det”.
98. I adhurari juaj është
vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër,
e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
99. Po kështu, Ne të
rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë
kaluar më heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen
plot përkujtime.
100. Kush i kthen shpinën
kësaj (shpalljes - Kur’anit), ai do të bartë në ditën
e kijametit barrën më të rëndë.
101. Nën atë do
të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe
është për ta në ditën e kijametit.
102. Ditën kur i fryhet
surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët
symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
103. E ata pëshpërisin
mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se nja dhjetë
ditë.
104. Ne më së
miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më
i mençuri prej tyre u tha: “Nuk qëndruat më shumë
se një ditë!”
105. Ty të pyesin edhe
për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrime
të shpërndara”.
106. Dhe vendin e tyre ta
bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
107. E nuk do të shohësh
në të as ultësirë e as lartësirë.
108. Atë ditë,
ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do t’i largohen atij,
e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet
tjetër pos një zë i ulët.
109. Atë ditë
nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij,
të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë
dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
110. Ai i di ato që
ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund
ta përfshij ate.
111. E fytyrat (e mëkatarëve)
e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit,
sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
112. Kush është
besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë
padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
113. Kështu Ne e shpallëm
këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të
vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose
ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.
114. I lartë është
All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se
të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im,
më shto dituri!”
115. Na i patëm urdhëruar
edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra re ai
nuk gjetën vendosmëri.
116. Përkujto kur Ne
u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë,
pos Iblisit, i cili nuk deshi”.
117. E Ne i thamë:
“O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde,
pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vë në
vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.
118. Ti aty (në Xhennet)
nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të
mbetur i zhveshur.
119. Aty nuk ke për
të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.
120. Por, atë e ngacmoi
djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të treoj për
pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!”
121. Ata të dy hëngrën
nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën
ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër
Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe
gaboi.
122. Mandej Zoti i vet atë
të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë
(të vendosur).
123. Ai (All-llahu) u tha:
“Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të
njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër
e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për
të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar
(në etën tjetër)”.
124. E kush ia kthen shpinën
udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë
dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
125. Ai (që nuk besoi)
do të thotë: “Zoti im, prse më ngrite të verbër,
kur unë isha me sy?”
126. Ai (All-llahu) thotë:
“Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i
harruar sot”.
127. Po kështu Ne e
shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate
dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën
tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
128 A nuk e kanë të
qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër
ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për
ata që kanë arsye të shëndoshë.
129. E, sikur të mos
ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi
do t’i kapte ata.
130. Prandaj, ti bëhu
i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar
Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit
të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet
e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).
131. Dhe mos ia ngul sytë
bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë
të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i
sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është
më i mirë dhe është i përjetshëm.
132. Urdhëro familjen
tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë,
ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për
ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe
ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
133. Ata thanë: “përse
nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre
sqarim (në Kur’an) për atë që ishte në broshurat
e mëparshme”.
134. Dhe sikur t’i ndëshkonim
ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin)
ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë
të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se
të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.
135. Thuaj: “Secili është
duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush
ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të
vërtetën”.
Faqja Kryesore