KUR'ANI i SHENJTË 
 
 
21.Suretu El Enbija 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. 
2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. 
3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?” 
4. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!” 
5. Ata madje thanë: “(për Kur’anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!” 
6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta? 
7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm. 
8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm). 
9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm. 
10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj? 
11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre sollëm popull tjetër. 
12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi. 
13. (atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër tyre). 
14. Ata thonin: “O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!” 
15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur). 
16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). 
17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë. 
18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj. ). 
19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadet) monotn. 
20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten. 
21. A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)? 
22. Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit. 
23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten. 
24. A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky (Kur’ani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë. 
25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” 
26. E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg asaj qoftë madhëria e Tij! Ja ata jnanë rob të ndershëm! 
27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij. 
28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm. 
29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. 
30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? 
31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë të orientohen. 
32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. 
33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. 
34. Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë? 
35. çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne. 
36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotët tuaj!” E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë. 
37. Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t’ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t’u vie më shpejtë. 
38. Ata thanë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse thoni të vërtetën?” 
39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë). 
40. Por atyre do t’u vijë befas, do t’i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat. 
41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin. 
42. Thuaj: “Kush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën en ditën?” Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. 
43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi. 
44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)? 
45. Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja”. 
46. E sikur t’i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: “Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi”! 
47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. 
48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit. 
49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit. 
50. Edhe ky (Kur’ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni. 
51. Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). 
52. Kur ai babai dhe popullit të vet u: “ç’janë këto statuja që i adhuroni?” 
53. Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”. 
54. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!” 
55. Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!” 
56. Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, ështëai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!” 
57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja! 
58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do t’i drejtohen (për të kuptuar se kush i theu). 
59. (Kur u kthyen ii panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!” 
60. (pastaj) hanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”. 
61. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënijmë)”. 
62. I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” 
63. Ai tha: “Jo, por atë, e bëri i madhi i tytre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?” 
64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroi gjëra të këto)”. 
65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në koëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!” 
66. Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?” 
67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” 
68. Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” 
69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 
70. Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit. 
71. E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz. 
72. Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). 
73. Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. 
74. Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. 
75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve. 
76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh. 
77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata. 
78. (Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre. 
79. E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë. 
80. Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që të ju mbrajnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë? 
81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë. 
82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin). 
83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” 
84. Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit. 
85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm. 
86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve. 
87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” 
88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët. 
89. (Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. 
90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh. 
91. (Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit. 
92. Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua. 
93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj. ), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne. 
94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtarë, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato. 
95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë). 
96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi. 
97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): “Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (momment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj. 
98. Ju, dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e Xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të. 
99. Sikur të kishit qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. 
100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojë. 
101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehennemit). 
102 Ata nuk nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë. 
103. Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit), dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar): “Kjo është dita e juaj që u premtohej”. 
104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi yni, e Ne e bëjmë këtë. 
105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë. 
106. Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. 
107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. 
108. Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaji është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?” 
109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: “Unë u njoftova ju në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?” 
110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fashehtë. 
111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë. 
112. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!” 
  

  Faqja Kryesore