22.Suretu El Haxhxh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O ju njerëz, ruanu
dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së
kijametit është një llahtari e madhe.
2. Atë ditë, kur
ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë
që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para
kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur,
po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është
i ashpër.
3. Ka ndonjë nga njerëzit
që kundërshton në çështje rreth All-llahut,
pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
4. Ai (djalli) është
gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit
të madh, atë që i miqësohet atij.
5. O ju njerëz, nëse
dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj)
Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku
të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është
krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që
t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër
deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje
dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush
vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri
të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë
nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të
vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet,
shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
6. Këtë (e themi
për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se
Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
7. Dhe nuk ka dyshim se
kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri
do t’i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
8. E ka ndonjë prej
njerëzve që bën polemikë rreth çështjes
së All-llahut, duke mos patur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi
dhe kurrfarë libri të besueshëm.
9. Ai që shtrembron
qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i
humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë
poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën
e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
10. Këtë për
shkak të asaj ë bënë duart tua, ndërsa All-llahu
nuk është zullumqar ndaj robërve.
11. Ka nga njerëzit
që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e gode
ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse
e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën
e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur
këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi
i qartë.
12. Ai në vend të
All-llahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm
as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pambarim.
13. Lut atë që
dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar
e shok i keq qenke (do t’i thotë atij adhuruesi në ditën
e kijametit).
14. Ata të cilët
besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t’i vejë
në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S’ka dyshim,
All-llahu punon atë që dëshiron.
15. Kush mendon se All-llahu
nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe
në tjerën jetë, ai le të ngrehet me ndonjë mjet
deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të
shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po
e mllefos.
16. Dhe kështu Ne e
zbritëm këtë (Kur’anin) plot me argumente të qarta,
dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë
që do.
17. Është e sigurt
se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë)
në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë
(myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të
krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron
çdo gjë.
18. A nuk e di për
All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është
në qiej, edhe kush është në tokë, edhe në
dielli, edhe kodrat, edhe bimët edhe shtazët, e edhe shumë
njerëz, po shumë janë që dënimi është
meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka
kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu
punon atë që dëshiron.
19. Këta janë
dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë
dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të
tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarri e u hudhet
uji i valë mbi kokat e tyre.
20. Që me atë
u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
21. Për ata janë
edhe kamgjikët e hekurtë.
22. Sa herë që
përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen
në të përsëri (u thuhet): “Vuane dënimin me djegie!”
23. E ata që besuan
dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në
Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata
me rrath të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë
të mëndafshta.
24. Dhe ata janë që
u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan
në rrugën e lavdishme.
25. S’ka dyshim se ata të
cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut
dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën
Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin
vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të
bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi
për t’ua shijuar një dënim të idhët.
26. Përkujtoje kur
Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë
(Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë
Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që
qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur
dhe që bëjnë sexhde.
27. Dhe thirr ndër
njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë
e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej
rrugëve të largëta.
28. (vijnë) Për
të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe
që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara
(në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar
me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin
e të varfërin.
29. Pastaj le të heqin
papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe
le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë
së lashtë.
30. Pra, kështu: Kush
madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë,
ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë
lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an) pra largohuni
nga ndyesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
31. Duke qenë të
sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar
Atij shok, e kush përshkruan shok All-llahut, ai është sikur
të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai
të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të
humbur.
32. Kjo ëhtë kështu!
E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë
e devotshmërisë së zemrave.
33. Ju keni dobi nga ato
(shenja - kurbanë) për një kohë të caktuar, e
pataj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
34. Ne i kemi caktuar çdo
populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut
për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është
një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo
të dëgjueshmit.
35. Të cilët,
kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët
janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët
rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime
të dobishme nga ajo me çka furnizuam Ne.
36. E devet (therrjen e
tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut,
e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendie emrin e All-llahut duke
qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë,
e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti),
hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu,
ato ua vëmë në shërbimin tuaj që juu të jeni
mirënjohës.
37. te All-llahu nuk arrin
as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi
ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që
ua bëri. Bamirësëve merru myzhde.
38. All-llahu largon dëmet
e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë
tradhtarë e bukëpërmbystë.
39. Atyre që po sulmohen
me luftë, u është dhënë leje të luftojnë,
për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu
ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (muslimanëve).
40. (U lejuan të luftojnë)
Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është
Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu
të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin
manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet
shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë
atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është
shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
41, (Ai ndihmon) Ata të
cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e
falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë
dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi
i çështjeve.
42. Po edhe nëse të
përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar
edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
43. Edhe populli i Ibrahimit
dhe populli i Lutit.
44. Po edhe banorët
e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve
u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e
çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në
të keq).
45. E sa fshatra që
ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara
mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa
pallate të larta!
46. A nuk udhëtuan
ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat
do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë?
pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen
zemrat në krahrorë.
47. Ata kërkojnë
prej teje t’ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin
e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa njëmijë
vet, si llogaritni ju.
48. Shumë fshatra që
ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin
në një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre
është te Unë.
49. Thuaj: “O ju njerëz,
unë jam për t’ua tërhequr haptazi vërejtjen.
50. E ata që besuan
dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të
mëkateve), furnizim të begatshëm (në Xhenne).
51. Ndërsa, ata që
u përpoqën t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët
janë banes të Xhehennemit.
52. Ne nuk dërguam
para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë
pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme),
e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos
ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu
asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet
e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi
të madhe rregullon çështjet.
53. E për a bërë
atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që
në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata,
që i kanë të zemrat e shtangëta. S’ka dyshim se jobesimtarët
janë në një armiqësi të pambarim.
54. E, edhe për ta
vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’ani)
është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu
t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën
ndaj tij. E All-llahu patjetër do t’i udhëzojë ata që
besuan 9përqafuan) në rrugë të drejtë.
55. Ata që nuk besuan
janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur’anin),
derisa t’u vijë kijameti befas ose t’u vijë dënimi i ditës
së pafrytshme.
56. Atë ditë i
tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre,
E sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të
mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xenete.
57. Ndërsa, ata që
nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet ona, të tillët
kanë dënim me nënçmim.
58. E ata që për
hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar)
u vranë ose vdiçën, All-llahu do t’i shpërblej me
shpërblimin më të mirë, e s’ka dyshim All-llahu është
më i miri shpërblyes.
59. Ata do t’i vë në
një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di
më së miri (kush çka merion) dhe është shumë
i butë.
60. Kjo është
kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njejtën masë
me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj
atij përsëri i bëhet padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë
atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat
dhe falë mëkatet.
61. Këtë (ndihmë)
e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që
fut natën në ditë e ditën në natë (dke shkurtuar
njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë
dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
62. Kjo ngase All-llahu
është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij
është e kotë. All-llahu është vërtetë
Ai i larti, i madhi.
63. A nuk e di se All-llahu
e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet,
All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
64. Vetëm e Tij është
çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s’ka
nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi i falënderuari.
65. A nuk sheh se All-llahu
nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për
të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipias dëshirës
së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të
mos bjerë në tokë po nëse dëshiron Ai. S’ka dyshim
se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj
njerëzve.
66. Ai u dha jetën,
u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është
përbuzës.
67. Secilit popull ne i
dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra
le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë
çështje (për çështjen e shtetit islam), e
ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë.
68. E nëse ata të
kundërshtojnë ty, ti thuaju: “All-llahu e di më së
miri për këtë që ju po veproni.
69. All-llahu do të
gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë
që kundërshtoheshit.
70. A nuk e ke ditur se
All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë
ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun
është shumë lehtë.
71. Ata (idhujtarët)
adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të
cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë dije,
pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
72. E kur u lexohen atyre
ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nk besuan u
vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë
ajetet tona. Thuaj: “A t’u tregoj për një më të keqe
se kjo?” Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që
nuk besuan”. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
73. O ju njerëz, ja
një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni
në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë
mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të,
e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata
nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët
është edhe lutësi edhe i luturi.
74. Ata nuk madhëruan
All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që
meriton, All-llahu është ifuqishëm, ngadhnjyes.
75. All-llahu zgjedh të
dërguar prej egjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon
e sheh.
76. Ai e di atë që
punuan më parë dhe atë që do të punojnë më
vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm
All-llahut.
77. O ju që besuat,
falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni
punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
78. Luftoni me një
luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju
zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën
e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi,
në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë,
e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë
i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë
ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin,
jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari
juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që
është.
Faqja Kryesore