23.Suretu El Mu'minun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Është e sigurtë
se kanë shpëtuar besimtarët:
2. ata të cilët
janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë
faljes së namazit,
3. dhe ata të cilët
i shmangën të kotës (fjalë a punë),
4. dhe ata të cilët
rregullisht japin zeqatin,
5. dhe ata të cilët
e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6. me përjashtim ndaj
grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që
i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk
janë të qortuara,
7. e kush kërkon përtej
tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë
ata që e kanë shkelë normat e caktuara,
8. dhe ata të cilët
me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë),
e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9. dhe ata të cilët
i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10. Të tillët
janë mu ata trashëgimtarët,
11. të cilët e
trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë.
12. Për All-llahun,
Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
13. Pastaj atë (ajkë
- baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë)
në një vend të sigurtë.
14. Më pas, atë
pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të
ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi
e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj
atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë
është All-llahu, më i miri Krijues!
15. Mandej, pas kësaj
(krijese) ju do të vdisni.
16. E në ditën
e kijametit ringjalleni.
17. Ne krijuam mbi ju shtatë
palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që
krijuam.
18. Ne lëshaum me masë
ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në
tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
19. Dhe me anën e tij
Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në
to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
20. Dhe (krijuam) trupa
drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra
dhe mëlmesa për ngrënësit.
21. Ju ede nga kafshët
keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve
të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
22. Dhe mbi to e anije bartni
(hypni).
23. Ne e patëm dërguar
Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun,
se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”
24. E paria e atij populli
që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos
njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë
se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj;
ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga
ta parët tanë!”
25. Ai nuk është
tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni
(keni durim) edhe për një kohë.
26. Ai (Nuhu) tha: “Zoti
im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë.
27. Ne e i shpallëm:
“Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit
Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet
gjendja atëherë ti hgarko në të prej secilit lloj nga
një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim
të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër
tij pra ti mos kërko (falje) prej Meje për ata janë të
përmbytur.
28. E kur të vendosësh
ti dhe kush është më ty në anije, atëherë
thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej
popullit të prishur!”
29. Dhe thuaj: “Zoti im,
më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i
miri i atyre që bëjnë vendosjen!”
30. Nuk ka dyshim se në
këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse.
Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
31. Mandej pas tyre Ne ei
sollëm popull tjetër.
32. Edhe atyre u dërguam
pejgamber mga mesi i tyre (që u tha): “Adhuronie All-llahun, ju nuk
keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!”
33. Edhe paria nga populli
i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve
Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj
bote, thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse
edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!”
34. E nëse i përuleni
një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë
do të jeni të humbur e të mashtruar.
35. Mos vallë ai po
ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra
(të kalbur), do të nxirreni të gjallë?”
36. Sa larg është
sëndërtimi i asaj që premtoheni.
37. Nuk ka tjetër,
pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe nuk
do të ringjallemi!
38. E ai (Hudi(nuk është
tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut,
po ne nuk i besojmë atij.
39. Ai (Hudi) tha “Zoti
im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!”
40. E Ai (Zoti) tha: “Së
shpejti do të dëshprohen ata”.
41. Atëherë me
të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë
sikur me qenë hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës
së Zotit populli zullumqarë.
42. Mandej pas tyre Ne sollëm
brezni të reja.
43. Asnjë nga popujt
(e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin
e caktuar.
44. Ne më pas dërguam
pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo
herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e
përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata
(me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të
përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që
nuk beson!
45. Më pas Ne dërguam
Musain dhe vëllain e tuh Harunin me mrekulli dhe argumente tona të
qarta,
46. te faraoni dhe rrethi
i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
47. Dhe thanë: “Si
t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli
i tyre është në shërbim tonë?”
48. Kështu, ata i përgënjeshruan
që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
49. Ne Musait i dhamë
librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë
që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
50. Edhe të birin e
Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli)
dhe ivendodëm që të dy në një rrafshnaltë
dhe më ujë rrjedhës.
51. (ne u patë thënë):
“O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar
dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë
që ju veproni.
52. Kjo feja juaj është
e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, runju dënimit Tim.
53. E ata më vonë
u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë
dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar
për vete.
54. Andaj, ti (Muhammed)
lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
55. A mos mendojnë
ata se me atë që jemi duke udhënë atyre nga pasuria
dhe fëmijët,
56. Nxitojmë t’u ofrojmë
atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
57. Vërtet, ata të
cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë
frikë.
58. ata, të cilët
u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
59. dhe ata, të cilët
nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
60. dhe,ata të cilët
japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë,
pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre
i kanë të frikësuara,
61. Të tillët
janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i
arrijnë ato.
62. Ne nuk e obligojmë
asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është
libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe
atyre nuk u bëhet padrejtë.
63. Por zemrat e tyre (mohuasve)
janë të verbëruara nga ky(libër), e përveç
kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.
64. Ndërkaq, kur t’i
kapim me dënim ata qëë kanë çuar jetë të
shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke
kërkuar mdihmë).
65. Mos e ngritni zërin
tash, se ju nuk e keni ndihmën Tonë!
66. Sepse, juve u lexoheshin
ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.
67. Si arogant ndaj tij
(ndaj Kur’anit, ose ndaj Qabës), e me fyerje kundër tij natën
bisedoshit.
68. A nuk menduan ata thellë
fjalën (Kur’anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të
parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
69. apo mos nuk e nnjohin
të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë
atë?
70. Apo mos thanë për
të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të
vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.
71. E sikur të përputhej
e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin
qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë
që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an)famën e tyre,
ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
72. A mos u kërkon
ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd
është më i miri, pse Ai është furnizues më
i mirë.
73. ç’është
e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
74. Po ata që nuk e
besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
75. Edhe sikur t’i mëshironim
ata (idhujtarët) dhe t’ua kishim larguar fatkeqësitë, at
do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
76. Ne i sprovuam at me
dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk
iu drejtuan me lutje.
77. Deri sa t’ua gapim një
derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të
mbesin aty me shpresa të humbura.
78. Ai është që
ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e
juaj; sa pak jeni mirënjohës.
79. Dhe Ai është
që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të
tuboheni.
80. Dhe Ai është
që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine
natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
81. Por ja ata flasin, ashtu
si flasin ata para tyre.
82. Ata thanë: “Pasi
të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do
të ringjallemi?
83. Kjo na është
premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk
është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
84. Thuaj: “E kujt është
toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni
që e dini?”
85. Ata do të thonë:
“E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
86. Thuaj: “Kush është
Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
87. Ata do të thonë:
“All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
88. Thuaj: “Në dorën
e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh
Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij
nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?”
89. Ata do të thonë:
“Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”
90. Por jo, Ne ua sollëm
atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me
gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
91. All-llahu nuk ka marrë
për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga
njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur
të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të
veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte
njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu
nga ato që i përshkruajnë.
92. Ai e di të fshehtën
e të dukshmën, Ai është larg atyre që atë
i shoqërojnë.
93. Thuaj: “Zoti im, po
që se patjetër do të më tregosh atë (dënim)
që ua premtove atyre?”
94. Zoti im, mos mëfut
pra, mua te ai popull zullumqar!”
95. Në të vërtetë,
Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar
atyre.
96. Ti të keqen kthe
me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që
shpifin ata.
97. Dhe thuaj: “O Zot im,
unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!”
98. Dhe mbëhtetem te
Ti që ata të mos më afrohen!”
99. E kur ndonjërit
prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
100. që të bëj
vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!”
Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që
thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë
periodike) der në ditën kur ringjallen.
101. E kur i fryhet surit
(herën e dytë), atëherë, në atë ditë
nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të
pyes kush për njëri-tjetrin.
102. E kujt i peshojnë
më rëndë peshojat (veprate mira), ata jamë të
shpëtuarit.
103. Ndërsa, atyre
që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë
që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.
104. Zjarri do t’ua djegë
atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda
tij.
105. (atyre u thuhet): A
nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju nuk i besuat ato?
106. Ata thonë: “O
Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë
pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull
i humbur!
107. Zoti ynë, na nxjerr
prej tij, e nëse gabojmë përsëri,atëherë
vërtet, jemi mizor!”
108. Ai thotë: “Heshtni
aty e mos më folni!”
109. Pse një grup prej
robëve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj
na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
110. E ju i patët tallur
ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin
ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
111. E Unë sot i shpërbleva
ata për atë që ishin të durueshëm atë janë
fitimtarët.
112. Ai thotë: “E sa
vjet keni kaluar në tokë?”
113. Ata thonë: “Kemi
qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës,
pyeti ata që dinë numërimin!”
114. Ai thotë: “Mirë
e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!”
115. A menduat se Ne u krijuam
kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartë është
All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot
i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun
edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrëfarë
fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të
vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
118. E ti thuaj: “O Zoti
im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”
Faqja Kryesore