24.Suretu
En Nur
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. (Kjo është)
Kaptinë të cilin Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim
të domosdoshëm (zbatimin e dipozitave që theksohen në
të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në
mënyrë që të merrni mësim.
2. (dispozitë obliguese
është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre
me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave
të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse
jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë
zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të
pranishëm një nmër besimtarësh.
3. Laviri nuk do të
duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire
ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhen të martohej
kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa
më të) është e ndaluar për besimtarët.
4. Edhe ata të cilët
bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin
katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë
të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë.
të tillët janë të pabesueshëm.
5. Me përjashtim të
atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet
All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
6. Ndërsa ata të
cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë
tjetër përveç vetes Dëshmimi i çdonjërit
prej tyre është: të betohen katër herë në
All-llahun se ai e thotë të vërtetën.
7. E pesta (herë e
betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të,
nëse gënjen.
8. E nga ajo (gruaja e shpifur)
largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun
se ai (shpifësi) gënjen.
9. E pesta herë e betimit
të jetë që ta godis hidhërimi i All-llahut, atë
(gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë.
10. Dhe sikur të mos
ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit).
Pa dyshim Alahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.
11. S’ka dyshim se ata që
trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e mrrni atë
si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë
në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi
sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e
barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh.
12. E përse kur e dëgjuan
atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendinin
të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është
shpifje e qartë?!”
13. Përse ata nuk i
sollën katër dëshmitarë për këtë? E
derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë
mu gënjeshtarët.
14. E sikur të mos
ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në
këtë dhe në botën tjetër, ju do t’ju kapte dënim
shumë i madh për shkak të asaj në të cilën
u hudhët.
15. Kur ju atë (shpifjen)
e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që
nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi
e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është
e madhe.
16. E përse, kur e
dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim
për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje
e madhe!”
17. All-llahu ju këshillon
që një e tillë të mos përsëriet kurrë,
nëse jeni besimtarë të denjë.
18. All-llahu sqaron për
ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
19. Ata, të cilët
dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti,
ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në
botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.
20. Sikur të mos ishte
mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit
menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë
i butë, i mëshirshëm.
21. O ju që besuat,
mo s shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët
e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara,
e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira
e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej
mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu
dëgjon e di.
22. Të ndershmit dhe
të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u jain t afërmve,
të varfërve dhe atyre që pr hir të All-llahut lanë
vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë
për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë.
All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
23. Vërtet, ata që
akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë
të mallkuar në këtë botë dhe në botën
tjetër dhe ata i pret një dënimshumë i madh.
24. Në atë ditë
kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre
dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
25. Atë ditë All-llahu
ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu
është Ai i vërteti, i qarta në drejtësi.
26. Të këqiat
(fra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe
të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa
të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit
janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm
nga ajo që u thotë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe
furnizimtë begatshëm.
27. O ju që besuat,
mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa
përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më
mirë për ju në mënyrë që merri mësim.
28. Po nëse nuk gjeni
aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet
leja, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është
më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që
veproni ju.
29. Nuk është
për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi
të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim.
All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e
mbani fshehtë.
30. Thuaju besimtarëve
të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët
e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e
pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht
për atë që bëjnë ata.
31. Thuaju edhe besimtareve
të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme
të trupit të tyre. të mos zbulojnë stolitë e tyre
përveç atyre që janë të dukshme, le të
vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë
bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve
të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet
ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet
ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të
motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden)
dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e
tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë
nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të
pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e
tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre.
Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë
që të gjeni shpëtim.
32. Dhe marotoni të
pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja
që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë
të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij,
All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm.
33. E ata që nuk kanë
mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë
me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë
tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të
kompenzimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme
me marrveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe
jepnu nga pasuria që u ka dhënë All-llahu juve. Mo i detyroni
robreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të
ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë
të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të
bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi.
All-llahu falë dhe është mëshirues.
34. Ne u kemi shpallë
juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush,
e edhe kështu për të ruajturit.
35. All-llahu është
dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli
i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një
zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si
të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një
druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i
lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajsse edhe
pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah
drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit.
All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
36. (ajo dritë) Është
në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të
ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet
lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
37. Ata janë njerëz
që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në
vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe
ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do
të tronditen zemrat dhe shikimet.
38. (ata i luten) që
Allhu t’i shpërblejë më së miri për atë që
punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron
pa masë atë që do.
39. E veprat e atyre që
nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një
rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur
t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe ai
do t’ia japë llogarinë e tij. Alahu është i shpejtë
në llogaritje.
40. Ose (veprat e tyre)
janë si errësirat në det të thellë të cilin
e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura,
pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë
ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk jep dritë,
ai nuk ka për të pasur dritë.
41. A nuk e di për
All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë,
madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe
janë të udhëzuara në lutje ndaj Tij dhe për madhërimin
e Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.
42. Vetëm i All-llahut
është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm
te Ai është e ardhmja.
43. A nuk e ke parë
se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bënë grumbull
ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon
prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe
me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi
i vetëtimës së dritës së resë gati ses’të
merr të të parit.
44. All-llahu bënë
rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha
këto ka fakte për ata që kanë të parit të
shëndoshë.
45. All-llahu krijoi secilën
gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në
barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe
asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu
krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi
për çdo gjë.
46. Ne kemi shpallur argumente
të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë
që do.
47. Ata (hipokritët)
thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të
Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsën.
Të tillët nuk janë besimtarë.
48. E kur thirrën që
ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i
tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
49. Po nëse është
që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë
atij të bindur e me respekt.
50. A thua janë të
sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të
dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari
i Tij do të gjykojë padrejtë kundër tyre? Por jo, ata
vet janë zullumqarë.
51. Kur thirrën besimtarët
për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari
i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam
dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.
52. Kush respekton All-llahun
dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet
udhëzimit të TIj, të tillët janë ata që do
të arrijnë atë që dëshirojnë.
53. Ata (hipokritët)
betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur
t’i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin në (për
në luftë). Thuaj: “Mos u betoni” Bindja është ditur,
(ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S’ka dyshim, All-llahu
hollësisht di çka vepron.
54. Thuaj: “Respektone All-llahun,
respektone të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë
atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar
ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni ngarkuar, nëse
i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën
. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
55. Atyre nga mesi juaj
të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu
u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë
ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe
fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë,
e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më
adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush
edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të
prishurit.
56. Falni rregulisht namazin,
jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë
që të mëshiroheni.
57. Kurrsesi mos mendo se
janë të pathyrshëm në këtë jetë ata
që nuk besuan. Vendi tyre është zjarri e sa përfundim
i keq është ai.
58. O ju të cilët
besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj
(shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën
e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për
të hyrë te ju në tri kohë: para namazit të sabahut,
në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të
pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto
kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve
nuk është mëkat as për ju as për ata, të
vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet
e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti.
59. E kur fëmijët
tuaj ta arrijnë moshën epjekurisë, le të kërkojnë
leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para rteë. All-llahu
ju shpjegon dipozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është
më i urti.
60. E gratë e moshuara,
të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është
mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë
zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është
për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon,
di.
61. Nuk është
mëkat për të verbërin, as të çalin, as
për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë
e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë
e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e
xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në
shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë
besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve
tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është
mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni
(ata që janë në to) me një përsëndetje të
caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar
dhe e këndëshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që
t’i kuptoni.
62. Besimtarë janë
ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij,
dhe mur janë me të (të dërguarin) për ndonjë
çështje të përbashkët (të rëndësishme),
nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë
leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit
të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë
punë të tyre, lejo kë duash, e kërkoi falje All-llahut
për ata , se vërtet, All-llahu falë shumë e ështëmëshirues.
63. Thirrjen e të dërguarit
mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i
di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të
ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të
dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë
dënimi i idhët.
64. Veni re, se vetëm
në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej
dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë),
e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t’u kallëzojë atyre për
atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për
çdo send.
Faqja
Kryesore