KUR'ANI i SHENJTË
28.Suretu El Kasas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ta, Sinë, Mimë.
2. Këto janë ajetet
e librit (të Kur’anit) të plotkuptueshëm.
3. Që po t’i lexojnë
ty nga lajmi rreth Musait, e që është e vërtetë
për një popull që beson.
4. Me të vërtetë,
faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar
dhe
një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemte e tyre ua mbyt, e
gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte
prej më shkatërrimtarëve.
5. E Ne duam t’i lartësojmë
ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës
dhe t’i bëjmë trashëgues.
6. Dhe atyre t’u japim pushtet
në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre
dyve t’ua tregojmë atë që ruheshin (ia kishin frikën).
7. Ne nënën e
Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë
për të, atëherë atë hidhe në lumë, e
mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë
ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
8. E atë e gjeti familja
e faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshprim.
Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë
(gabonin me qëllim).
9. E gruaja e faraonit tha:
“Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë,
ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për
fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
10. E zemra e nënës
së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në
duar të faraonit) dhe gati ta zulojë atë (fëmijën),
sikur të mos ia forconim Ne zemrën e saj që të bëhet
e bindur (në premtimin e All-llahut).
11. E ajo i tha motrës
së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së
largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
12. Ndërsa Ne ia patëm
ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait)
tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset
për të dhe që do të jenë të sinqertë
ndaj tij?”
13. Dhe ashtu atë e
kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur
e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut
është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk
e dinë.
14. E pasi ai (Musai) e
arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi
e dituri. Kështu ne i shpërblejmë bamirësit.
15. Dhe ai hyri në
qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të
tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri
prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai
i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe
Musai i ra grusht e ai vdiç. Ai (Musai) tha: “kjo është
prej veprave të djallit, e s’kadyshim se ai është armik
i hapët që shpie në humbje”.
16. Ai tha: “Zoti im, unë
e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është
që fal shumë, ësht mëshirues.
17. Ai tha: “Zoti im, betohem
në ato të mira që m’i dhurove mua se krrë nuk do të
vihem në ndihmë të kriminelëve”.
18. Dhe (Musai) agoi i frikësuar
në qytet e duke pritur (se çka po i ngjanë), kur qe, ai
i cili kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në
ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i
njohur!”
19. E kur dëshi ta
rëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha:
“A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun,
ti nuk do tjetër, vetëm se do të bëhesh arrogant n
tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!”
20. Dhe erdhi një njeri
që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa,
parësimi është duke biseduar për të mbytur ty,
pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”.
21. E ai doli prej aty i
frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im,
më shpëto prej popullit zullumqar”.
22. Dhe kur drejtua kah
Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës
së drejtë”.
23. E kur arriti ujin e
Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin
bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d
gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është
puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim
juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë
është shumë i vjetër!”
24. Atëherë ai
u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën
një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado
që të më japësh!”
25. E njëra prej tyre
erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret
që të paguaj ty shpërblimin për atë që na
u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i
tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske shpëtuar nga
populli zullumqar!”
26. Njëra prej atyre
dyjave: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë,
pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim
është ai i fuqishmi, e bsniku!”
27. Ai (Shujabi) tha: Unë
dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre
dy vjzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë
vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti
yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në
dashtë All-llahu, ti do të gjejsh te unë mirëkuptim!”
28. Ai (Musai) tha: “Kjo
le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga
këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për
mua. Për këtë që po themi All-llahu është
garant”.
29. E kur Musai e kreu afatin
dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një
zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur
një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një
urë nga zjarri që të ngroheni”.
30. Dhe kur arrit te ai
(zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të
bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim se Unë jm All-llahu,
Zoti i botëve!”
31. Dhe ti hidhe shkpoin
tënd! E kur e pa se po lëviz si të ishte gjarpër i
shpejtë, ktheu të ikë e nuk e vëstroi prapa. O Musa,
ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je
i sigurt.
32. Fute dorën në
xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë
dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh.
Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi
i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
33. Ai (Musai) tha: “O Zoti
im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se
do të më mbysin!”
34. E vëllai im, Haruni,
ësht më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua
ndihmë që të vërtetojë fjalët e mia. Unë
kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
35. (All-llahu iu përgjegj)
Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me
argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të
mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë
bindur juve, jeni ngadhënjimtarë”.
36. E kur Musai ua solli
atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është
tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi
dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”
37. E Musai tha: “Zoti im
e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim
prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët
me siguri nuk do të kenë shpëtim”.
38. E faraoni tha: “O ju
pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj
ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë
të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait,
sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.
39. Dhe ashtu ai dhe ushtëria
e tij u sollën në tokë me kruenëçësi ndaj
të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
40. Andaj, Ne e kapëm
atë dhe ushtërinë e tij dhe e hodhëm në det, shiko
pra se si përfundojnë mizorët.
41. Dhe ata i bëmë
prijësa që thërrasin për në zjarr dhe ditën
e kijametit atje nuk do t’u ndihmohet.
42. Edhe në këtë
botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë
e kijametit ata janë të përbuzur.
43. E pasi i shkatërruam
popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është
dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që
të marrin mësim.
44. E ti nuk ishe në
anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait)
kur Ne Musait ia besuam shpalljën (e bëmë pejgamber dhe
dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran.
45. Por Ne krijuam popuj
(mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjaur (ndaj, të dërguam
ty). Dhe nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t’u lexosh
këtyre argumentet Tona (lajmin për Musaln, për Shuajbin,
për vvajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
46. Dhe ti nuk ke qenë
pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi
ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia
tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte
ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
47. Dhe të mos thonë,
kur t’i godasë ndonjë e papritur, të cilën e kanë
merituar vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë
pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim
besimtar!”
48. E kur Atyre u edhi e
vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha
atij (Muhammedit) sikurse Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a
nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?” E, thanë:
“Dy magji që përmbajnë njëra-tjetërn. Dhe thanë:
çdonjëren prej tyre ne e mohojmë!”
49. Thuaj: “Nëse është
e vërtetë çka thoni, atëherë sillni një
libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues
se këta dy (Tevrati e Kur’ani), e ti përmbahem edhe unë
atij?”
50. E nëse ata nuk
të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm
dëshirat e veta, e kush është më humbur se ai që
duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu
nuk udhëzon popullin zullumqar.
51. Ndërsa Ne pandërprerë
u dërguam atyre shpalljen, ashtuqë të mendojnë.
52. E atyre që Ne ua
dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë
këtij (Kur’anit).
53. Dhe kur u lexohet atyre,
thonë: “Ne kemi besuar atij, ajo është e vërtetë
prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë myslimanë!”
54. Atyre u jepet shpërblim
i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të
keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne e furnizuam,
ata japin.
55. Dhe kur e dëgjojnë
ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë:
“Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”
56. Është e vërtetë
se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon
kë të dojë dhe Ai është që di më së
miri për të udhëzuarit.
57. Ata thanë: “Nëse
ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të
shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!”
Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të
sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim mga ana
Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
58. E sa vendbanime që
përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato
janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë
janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
59. Zoti yt nuk është
i tillë që tq shkatërrojë venbanimet para se në
kryeqendër të tyre të dërgoj pejgamber, i cili do t’u
lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime,
po vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
60. Dhe çdo gjë
që u është dhnë juve është kënaqësi
dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te
All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe
përhershme, pra, a nuk mendoni?
61. A është ai,
të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për
Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi
të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të
jetë prej të dënuarve?
62. (përkujto) DItën
kur i thërret ata e u thotë: “Ku janë ata shokët e
Mi, të ccilët ju i pandehnit (si zota)?”
63. E ata, të cilët
e merituan fjfalën (dënimin)), thonë: “Zoti ynë, këta
janë që ne i humbëm, i humbëm ata si hunbëm edhe
vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhueuan neve!”
64. Dhe u thuhet: “Thirrni
zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe
shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur
të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos
përjetonin dënimin).
65. Dhe ditën kur (All-llahu)
i thërret ata e u thotë: “Çfarë përgjigje u
keni dhënë të dërguarve? “
66. Atë ditë atyre
u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
67. E për sa i përket
atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë
vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga
të shpëtuarit.
68. Zoti yt krijon çka
të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon
zgjedhja. I pastër është i lartë është All-llahu
nga çka i përshkruajnë për shok.
69. Dhe Zoti yt e di se
ç’fshehin zemrat e tyre dhe se ç’faqin hapatzi.
70. Ai është All-llahu,
nuk ka Zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi
në këtë botë dhe në botën tjetër dhe
vetëm ATij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
71. Thuaj: “Sikur All-llahu
t’a bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në
ditën e kijametit, ç’mendoni, coli zot pos All-llahut do t’ju
sillte juve dritë? A nuk merrni vesh”
72. Thuaj: “Më tregoni,
nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në
ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t’ju sjellë natë
që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?”
73. Po mëshira e Tij,
u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në
të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj,
të jini mirënjohës!.
74. Dhe ditën që
i fton (All-llahu) e, thotë: “Ku janë ata që i menduat shokë
të Mi?”
75. Dhe Ne do të nxjerrim
prej çdo populli dëshmitarë e u themi: “Sillni argumentin
tuaj!” ATëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot)
është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim
i tyre.
76. Karuni ishte nga populli
i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë
aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin
çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet
i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
77. Dhe me atë që
të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën
tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë,
dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu
ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk
i do çrregulluesit.
78. Ai (Karuni) tha: “Më
është dhënë vetëm në saje të dijes sime!”
Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë
asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai,
po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për
faje e tyre (meqë All-llahu e di).
79. Ai (Karuni) doli para
popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim
jetën e kësaj bote thanë: “ah, të kishim pasur edhe
ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është
fatbardhë!”
80. E ata që ishin
të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju,
shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë
për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë,
po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!”
81. Po Ne atë dhe pallatin
e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që
ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82. E ata që dje lakmuan
të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: “A nuk
shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet
atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij
që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë
ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi,
se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
83. Atë, vend të
përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk
duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë,
e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen
All-llahut.
84. Kush sjell me vete punë
të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më
i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija,
do t’i jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.
85. S’ka dyshim se Ai që
ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të kthejë ty aty ah erdhe.
Thuaj: “Zoti im e di më mirë kush është që solli
udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje
të sigurt”.
86. Ti as nuk ke shpresuar
se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë
e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar
i jobesimtarëve.
87. Dhe kurrsesi ata të
mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t’u kanë shpallur
ty, dhe ti thirr te Zoti yt dhe kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave
të idhujtarëve.
88. Veç All-llahut
mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër
veç Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!