KUR'ANI i SHENJTË 
 
 
3.Suretu Ali-Imran  

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Elif, Lamë, Mimë.  
2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij, është i përjetshëm mbikëqyrës.  
3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.  
4. Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.  
5. S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.  
6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S`ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë i urti.  
7. Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.  
8. “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.  
9. “Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t`i tubosh njerëzit, ditë që përtë cilin nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet.  
10. Është e vertetë se atyre që nuk besuan nuk do t`u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.  
11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.  
12. Thaju atyre që nuk besuan: “Do të jeni të mposhtur (ne këtë jetë) dhe do të hidheni në Xhennenem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat).  
13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete, njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë.  
14. U është zbukuruar njerëzve dashuria ndaj të këndjeve prej grave, djemve, pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë.  
15. Thuaj: “A t’ju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen , ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit.  
16. Të cilët thonë: “Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!” 
17. Durimtarët, të drejtit, të devotshmit, dorëdhënit, faljekërkuesit në as’har  (syfyr).  
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dhe engjëjt e ata që kanë dijeni, se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit.  
19. Pa dyshim feja te All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.  
20. E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën (qenien) All-llahut, e edhe ithtarët e mij!” E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe analfabetëve: “A u nënshtruat?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtet ti ke (për obligim vetëm) kumunikimin; All-llahu është Basir (Ai që sheh) për robërit.  
21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin njerëz që këshillujnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhembëshëm e pikëllues.  
22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.  
23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur të thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohej. Ata janë refuzues.  
24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: “Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq.  
25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t’i ofrohet ajo që e ka e fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.  
26. Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. çdo e mirë është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” 
27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!  
28. Besimtarët të mos i miësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij  pse vetëm te All-llahu është e ardhmja. 
29. Thuaj: “Edhe nëse e fshefin atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç’ka në tokë; All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.  
30. Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve.  
31. Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.  
32. Thuaj: “Binduni All-llahut dhe të dërguarit, e ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!”  
33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe). 
34. Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.  
35. (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!” 
36. E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra. ”Dhe unë e emërtova atë Merjeme , e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.  
37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin  e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!” 
38. Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, falma edhe mua nga ana juaj një ppasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”!  
39. E duke u falulr ai në faltore engjëjt e thërrasin: “All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!” 
40. Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im,si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritu pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?” Tha (All-llahu): “Kështu,All-llahu punon çka të dojë!” 
41. Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im më jepë mua një shenjë!” Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerzve, pos me gjeste (mimikë),e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes!”  
42. Përkujto kur engjujt i thanë:”Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës.  
43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!  
44. Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.  
45. Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit).  
46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve,  e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit. 
47. Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.  
48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.  
49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.  
50. Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.  
51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është më rrugë e drejtë!  
52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që ta mbysin), tha: ‘Kush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të All-llahut?’ Havarijunët thanë: ‘Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!  
53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!’  
54. E, ata (jehudië) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.  
55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atëqë kudështoheshit.  
56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër,dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.  
57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u japë shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.  
58. Këto që po t’i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur’ani i pa të meta (i rrezistueshëm).  
59. Vërtet, qështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse qështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë.  
60. E vërtetëështë (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.  
61. E kush të kundërshton ty në qështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: ‘Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.  
62. S’ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i vetëdijshmi.  
63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.  
64. Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”  
65. (madje thuaju): “O ithtarë të librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?” 
66. Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (ppër Ibrahimin)? All-llahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.  
67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.  
68. Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.  
69. Një grup nga uthtarët e librit kishin dëshirë t’u shpiejnënë rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnëtjetërpos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.  
70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën? 
71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetëne ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin? 
72. Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): “Besoni para dite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre).  
73. Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!”Thuaj (o i dërguar):”I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!” (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënëjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut,Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm” 
74. Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamerllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.  
75. Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë, përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë)për arsye se ata thonin:”Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.  
76. Jo,(nuk është ashtu si thonë ata)po kush e përmbush emanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim,All-llahu i do ata që ruhen.  
77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.  
78. Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.  
79. S’është e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t’u thotë njerëzve:”Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):”Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.  
80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt , as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëoi ai juve mosbesimin pasiqë ju jeni muslimanë? 
81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):”A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? “Ata thanë:”Ne e pranuam!”Tha (All-llahu):”Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!” 
82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.  
83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen.  
84. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.  
85. E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.  
86. E,si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Alllahu nuk i mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.  
87. Ndëshkimi i të tillëve është:mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.  
88. Ata përgjithmonë janë në te (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.  
89. Përveq atyre që pas asaj upendan dhe u përmirsuan. Vërtet , All-llahu falë shumë dhe mëshiron.  
90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë,e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.  
91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, anjërit prej tyre nuk do t’u pranohet ër konpensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret dënim dhëmshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.  
92. Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepnimë të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.  
93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të s briste Tevrati, ia ndaloi vetvetës. Thuaju: “Sillne pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni)? 
94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.  
95. Thuaj: “Alahu e tha të vërtetën, pra ndiqne fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u ta konte idhujtarve.  
96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme  udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.  
97. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.  
98. Thuaj: “O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.  
99. Thuaj: “O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut , duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t’i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.  
100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë.  
101. Si bën të mos besoni, kr juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.  
102. O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! 
103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.  
104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shptuarit.  
105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.  
106. Në ditën kur ka fëtyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fëtyrave që janë nxirë u (thuhet): “A edhe pasbesimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuanie pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besojshit!” 
107. Ndërsa atyre që u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (Xhennetin) e All-llahut dh aty janë përgjithmonë.  
108. Ja, këto që po t’i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëz.  
109. Të All-llahu jaë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.  
110. Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.  
111. Ata kurrsesi nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm jve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.  
112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).  
113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.  
114. I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshllojnë për të mirë dhe largojnë nga të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.  
115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.  
116. S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.  
117. Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t’u lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.  
118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së bepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.  
119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:”Ne kemi besuar!” e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.  
120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.  
121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).  
122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.  
123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.  
124. Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?” 
125. Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.  
126. E atë(ndihmë) All-llahu nuk e bëripër tjetër por vetëm për t’ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndrushe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.  
127. (u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë rovër), ose për t’i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar.  
128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata,në të vërtetë ata janë zullumqarë.  
129. Vetëm e All-llahut është gjithç’ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.  
130. O ju të clët besuat, mos e hani kamaatën që po e shumë fishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.  
131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.  
132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.  
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.  
134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.  
135. Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).  
136. Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. a i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.  
137. Përpara jush kanë kaluar ppopujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgenjeshtruan.  
138. Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë për të devotshmit.  
139. E mos u dobësoni (fizikisht0 dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.  
140. Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr. Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur te All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.  
141. Dhe që All-llahu t’i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t’i shkatërrojë mosbesimtarët.  
142. A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikëse prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.  
143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.  
144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.  
145. Askuh nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë.  
146. E sa pejgamberë pati qësë bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.  
147. Fjala e tyre nuk ishte jetër pos vetëm: “Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tna dhe na forco në vendet tona (në luftë), nduhmona kundër popullit jobesimtar!” 
148. Ndaj All-llahuua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët.  
149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atherë do të jeni të humbur.  
150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më imiri ndihmës.  
151. Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e imveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.  
152. All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës ), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.  
153. Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.  
154. Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaaaaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “ Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!” Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!” Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin : “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!” Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!” Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.  
155. Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.  
156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: “ Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.  
157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t’u kikshte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.  
158. Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.  
160. Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që dot’jundihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.  
161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.  
162. A është i njejtë ai qëiu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është Xhehennemi, që është përfundim shumë i keq? 
163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu she shumë mirë ata që veprojnë.  
164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhurataë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi ityre dërgoi të dërguarqë atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.  
165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënëatë dyfish (armikut në bedër), thatë: “Prej nga kjo?” thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.  
166. Ajo që ju goditi juve ditën eballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t’u dalluar besimtarët e sinqert.  
167. Dhe, për t’u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: “Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!” E ata thanë: “Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!” Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që uk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu edi mirë për atë që fshehin.  
168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: “ Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne ), nuk do të mbyteshim!” thuaju: “Largoie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?” 
169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. P ërkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.  
170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.  
171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.  
172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërgurit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblimi madh.  
173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha : “Populli (idhujtaët( është tubuar t’ju sulmoja, pra kini frië!” Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”.  
174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allhu dhe e arritën kënaqsinë e Tij All-llahu është dhurues i madh.  
175. P atë (propagndë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju friksojë, poju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.  
176. E ty të mos të brengosin ata që përpiëen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.  
177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata ipret një dënim i idhët.  
178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata ipret një dënmim nënçmues 
179. All-llahu nuk ju zblon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrët e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fsehtë). Prandaj, bsoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.  
180. Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.  
181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: “ All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do të shënjojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t’ju themi: “Vuane mundimin e djegjies së zjarrit.  
182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk zullumqarë ndaj robëve.  
183. Ata janë që thanë: “All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytet ata, nëse thoni të vërtetën?” 
184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të nditshëm.  
185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.  
186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.  
187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që githqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.  
188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtimpër ta (nu e thanë të vërtetën), ata kanë njëë dënim të dhëmbshëm.  
189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.  
190. Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.  
191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë)::Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit! 
192. Zoti ynë, atë ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; oër mizorët nuk ka ndihëtarë! 
193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim(e që thoshte):Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!  
194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërgurëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!”  
195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëoive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrrugën Time, lftuan dhe u vranë, atyre patjetërdo t;ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i veje në Xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është te All-llahu.  
196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.  
197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është Xhehennemi që është vend mjerimi.  
198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është te All-llahu.  
199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak sendtë kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.  
200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.  

  
   [Faqja Kryesore]