KUR'ANI i SHENJTË
30.Suretu Er Rrum
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Bizantinët (rumët)
u mundën,
3. në tokën më
afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do
të ngadhënjejnë,
4. brenda pak viteve. Çështja
është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë
dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë
bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
5. për ndihmën
e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm,
mëshirues.
6. Premtimi i All-llahut
është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica
e njerëzve nuk po dinë.
7. Edhe atë që
dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë,
por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë
plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
8. Dhe, a nk menduan ata
me vetën e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo
gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim
të caktuar dhe për një kohë të kufizuar por një
pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e
tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
9. A nuk udhëtuan ata
nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre
që ishin para tyre!?? Ata ishin edhe më të fortë se
këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë
më shumë se sa këa, e rindërtuan, atyre u patën
ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, Alahu
nuk ishte që t’ju bëjë të padrejtë atyre, por
ata vetvetes i bënë të padrejtë.
10. Mandej përfundimi
i atyre që bënë punë të këqia, ishte më
i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan
dhe talleshin me to.
11. All-llahu e fillon krijimin,
mandej e përsërit atë, e më në fund te Ai do të
ktheheni.
12. E ditën kur të
ndodh kijameti, kriminelët heshtin.
13. Ata nuk do të kenë
ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave)
të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ishin jobesimtarë.
14. Dhe ditën kur të
ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
15. E ata, të cilët
besuan dhe bënë vepra të mira, ata d të jenë të
gëzuar në një kopshtë (të Xhennetit).
16. E për sa u përket
atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet
Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë
mundime (azab) të vazhdueshme.
17. Atëherë, All-llahun
lartësonie kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë
mëngjesi.
18. Falënderimi i takon
vetëm Atij prej gjithçka ka në qiej e në tokë,
edhe në mbrëmje edhe ditën.
19. Ai krijon të gjallin
prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall
tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni
(të gjallë prej varrezave).
20. Nga faktet (e fuqisë)
e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju
(u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
21. Dhe nga faktet (e madhërisë
së) e Tij është që për të mirën tuaj,
Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që
të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.
Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
22. Nga argumentet e Tij
është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve
tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për
njerëz.
23. Nga argumentet e Tij
është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja
juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë
ka argumente për popullin që dëgjon.
24. Nga argumentet e Tij
është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe
frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të
e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka
argumente për një popull që di të mendojë.
25. Nga argumentet e Tij
është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë
(pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t’ju thërret juve me një
thirrje prej tokës, ju menjëherë dilni.
26. E Tij është
çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm
Atij i përulën.
27. Dhe Ai është
që e shpik jetën dhe pastaje përsërit atë, e ajo
(përsëritja) është edhe më e lehtë oër
Te (sipas mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është
vetëm e Tij në qie tokë dhe Ai është mbizotëruesi,
i urti.
28. Ai (Zoti) ju jep një
shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që
janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë
që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni
ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj)
e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si
frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët
tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre,
e si më përshkruani Mua ortakë)? Ne kështu u sqarojmë
faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
29. Jo (ata nuk kanë
fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, të
cilët pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas epshit të
vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë
atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk
do të kenë ndihmëtarë.
30. Përqënrohu
në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, ilrguar
prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të
cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të
asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është
feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31. (Përqëndrohu
në atë fe) Të kthyer sinqerish te Ai, kini frikë prej
Atij dhe falnie namazin e mos u bëni nga idhujtarët,
32. Të cilët e
përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili
grup i gëzohet idesë së vet.
33. Kur njerëzit i
prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre,
duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur AI nga të mirat e veta u shijon
atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok
Zotit të vet.
34. Le të mohojnë
atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më
vonë do ta kuptoni.
35. A mos Ne u kemi shpallur
atyre ndonjë argument, që ai vërteton (flet) për atë
që ata Mua më përshkruajnë shok?
36. E kur Ne u japim njerëzve
begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godit
ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë
ata e humbin shpresën.
37. Vallë, po a nuk
shohin ata se All-llahu ijep furnizim të mjaftueshëm atij që
do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull
që beson, Ka argument.
38. Andaj, jepja të
afërmit atë që i takon, e ehe te varfërit edhe udhëtarit,
e kjo është shumë më e dobishme për ata që
vepronë për hirë të All-llahut dhe të tillët
janë ata të shpëtuarit.
39. Dhe çka të
jepni nga pasuria për të shtuar e rritur (me kamatë), në
pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet te All-llahu,
e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim
që t’i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që
u shumfishohet (shpërblimi).
40. All-llahu është
Ai që ju jrijoi, që ju furnizoi, që ju bën të
vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund
të bëjë diçka nga këto? I pastër është
AI i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka
ata ia mveshin dhe trillojën.
41. Për shkak të
veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në
tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje
e bereqetit etj. ), e për ta përjetuar ata një pjesë
të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që
tërhiqen (nga të këqijat).
42. Thuaj: “Ecni nëpër
tokë dhe shikoni s si ishte përfundimi i atyre që ishin
më parë, shumica e tyre iashin jobesimtarë”.
43. Ti përmbaju fuqimisht
fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk
ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë
ata (njerëzit) ndahen.
44. Kush nuk besoi, barrën
e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush e bëri punë
të mirë, ata vetvetes i përgaditë vendin (Xhennetin).
45. QË t’i shpërblejë
Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë
vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
46. Nga argumentet e Tij
është edhe: Që Ai t’i lëshojë erërat myzhdexhinj
dhe t’u shijojë juve nga meshira e vet (shiun); dhe të lundrojë
anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të
mirat e Tij dhe ashtu, ju jeni mirënjohës.
47. Ne edhe para teje popujve
të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre
me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim,
Ne ndërmorëm masa mdëshkuese. Obligimi yni ishte të
ndihmojmë besimtarët.
48. All-llahu është
Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe
Ai i shtrinë lart si të dojë e i bën ato edhe të
ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e
kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të
vet, qe, ata gëzohen.
49. Edhe para se t’u binte
(shiu) atyre, ata më para tij ishin të dëshpruar.
50. E sikur Ne të lëshojmë
një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura,
pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
52. Në të vërtetë,
ti (Muhammed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të
vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëti të
dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
53. Dhe as që je ti
udhëzues i rë verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta
bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që
u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
54. All-llahu është
Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj
dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri.
Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi,
më i fuqishmi.
55. e ditën kur të
bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se
nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast
të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan
të së vërtetës.
56. E atyre që iu është
dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa
u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra
është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”
57. E ata ditë për
ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që
kërkohet prej tyre të justifikohen.
58. Ne në këtë
Kur’an u kemi sjellë të gjithë shembujt, po pasha All-llahun,
edhe sikur t’u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që
nuk besuan do të thoin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni
veçse mashtrues (gënjeshtarë).
59. Në këtë
mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
60. Ti pra bën durim,
pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të
mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.