KUR'ANI i SHENJTË
31.Suretu Llukman
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Ato janë ajetet
të librit me plot urtësi të përsosur.
3. E që janë udhëzim
e mëshirë për ata që janë punëmirë.
4. Të cilët rregullisht
e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur
për botën tjetër (Ahiretin).
5. Të tillët janë
të udhëzuar në një rrugë të qartë prej
Zotit të vet dhe janë fatlumë.
6. Po ka nga njerëzit
që blenë tregime boshe e më qëllim që t’i largojnë
njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë
fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje.
Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.
7. E kur lexohen atij ajetet
Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar
ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë,
pra, ti përgëzoje atë më një dënim të
dhëmbshëm.
8. E ata që besuan
dhe bënë vepra të mira, për ata janë Xhennetet
e begatshme,
9. që në to janë
përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është
i gjithfuqishmi, i urti.
10. Ai i krijoi qiejt pa
shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të
rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër
të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne
kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në
të nga të gjitha llojet më të dobishme.
11. Kjo është
vepër e krijimit të All-llahut, e me trgoni pra mua se ç’krijuan
ata të tjerët pos Tij. jo. asgjë, pra, idhujtarët janë
në një humbje të pafund.
12. Ne i patëm dhënë
Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të
falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi
i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të
vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e
tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
13. (prkujtoju popullit
tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha:
“O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është
padrejtësi më e madhe!”
14. Ne njeriun e kemi urdhëruar
për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse
nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia
ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës
ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi
juaj.
15. E nse ata të dy
tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për
çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto
ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote
të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e
atij që është i kthyer kah Unë, mande kthimi juaj është
te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni
punuar.
16. O djali im, s’ka dyshim
se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehurnë
rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta
sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht
i informuar.
17. O djali im, fale namazin,
urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat,
përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet,
këto janë nga çështjet më të preferuara.
18. Dhe mos shtrembëro
fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë
kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë
lavdërohet.
19. Të jesh i matur
në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më
i egër është zëri i gomarit.
20. A nuk e dini j se All-llahu
nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej
e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat
e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve
ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos
pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur
libër të ndritshëm.
21. Dhe kur atyre u thuhet:
“Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim
atë që gjetëm te prindërit tanë!” E edhe sikur
t’i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
22. E kush ia dorëzon
veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është
kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu
është përfundimi i çështjeve.
23. Ty mos të brengos
mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm
te Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu
vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë
në zemra.
24. Ne u japim të jetojnë
pak (në kët botë), e pastaj i shtrëngojmë ata
me një dënim të rëndë.
25. Nëse ti pyet ata:
Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!”
thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk
dinë.
26. Vetëm të All-llahut
janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë;
All-llahu është Ai që s’ka nevijë dhe është
i lavdishëm.
27. Sikur të gjithë
drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur deti t’i
shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk
do të mbaroni fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet,
do të soseshin lapsat, e jo mrekulitë e Zotit). All-llahu është
ngadhënjyesi i urtë.
28. Krijimi dhe ringjallja
juaj nuk ështëmë e rëndë se krijimi i një
qenije (një njeriu); vërtet, All-llahu është që
i dëgjon e isheh veprat e njerëzve.
29. A nuk e di se All-llahu
e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën)
ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën
(të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton)
deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht
është i njohur për atë që veproni.
30. Kjo (dokumenton) se
All-llahu është Ai (Zot) i vërtetë, dhe se ajo që
adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu
është Ai i larti, i madhi.
31. A nuk sheh se anijet
lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut,
e oër t’u reguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe
në këtë ka argument për secilin që është
shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
32. E kur i mbulon ata ndonjë
valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm
ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej
tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i
refuzon kush pos të pabeit dhe përbuzësit.
33. O ju njerëz, kini
frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës
së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë asnjë send
prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është
e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos
ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
34. S’ka dyshim se vetëm
All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon
shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e
di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të
punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend
(ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më
i dijshmi, më i njohuri.