KUR'ANI i SHENJTË
32.Suretu Es-Sexhde
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Shpallja e librit (e
Kuranit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
3. A mos po thonë se
ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej
Zotit tënd që t’i tërheqësh vërejtjen një
populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që
ata të gjejnë rrugën e drejtë.
4. All-llahu është
Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet
tyre, brenda gjashtë dite, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç
Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues,
pra a nuk jeni kah mendoni!
5. Ai është që
udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit
në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në
një ditë që sipas llogarisë suaj është sa
njëmijë vjet.
6. Ai është njohës
i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi,
Mëshirëbërësi.
7. Ai që përsosi
krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
8. Pastaj bëri që
pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të
dobët.
9. Mandej, Ai e formëson
atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt
atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim,
me të parit dhe me zemër, e pak send është ajoqë
ju falënderoni.
10. E ata thanë: “A
pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do
të krijohemi?” Por (çka është edhe më keq) ata
nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
11. Thuaj: “Engjëlli
i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat,
e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
12. E, sikur të shihje
mëkatarët se si ukin kokat e veta pranë Zotit të tyre:
“Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një
herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të
bindur”. 13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, scilit do t’i jepnim
udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv)
se do ta mbush Xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
14. Prandaj shijoni këtë
(dënim) për shkak se ju të e patët harruar takimin
tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj,
për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin
e përjetshëm.
15. Argumentet tona, i besojnë,
në t vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien
në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin
e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë
kryelartësi,
16. I heqen trupat e tyre
prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa
dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
17. Pra, për ata që
kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të
zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
18. A mos është
ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht rrugës?
Jo! Këta nuk janë të barabartë.
19. Për sa u përket
atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për
hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë Xhennetin.
20. E ata që nuk respektuan
All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që
të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe
atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit
rrenë.
21. Ne do t’u shijojmë
atyre dënimin më të shpejtë (në dynja) para dënimit
të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të
këqiave).
22. E kush është
më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit
të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të
hakmirremi kundër kriminelëve.
23. Ne i patëm dhënë
edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon
(në Kur’anin libër qiellor si Musait), kurse atë (librin
e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
24. Dhe prej tyre Ne bëmë
prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi
që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm
dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
25. S’ka dyshim se Zoti
yt është Ai që në ditën e kijametit do të
gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
26. A nk e kanë të
qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam,
që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë?
Është e vërtetë se ato (vende të shkatërruara)
ka fakte, se nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
27. Si nuk kanë parë
ata se Ne e sjellim ujn në tokën e thatë dhe me të
nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile
edhe ata vetë, A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
28. E në anën
tjetër ata thonë: “e kur do të jetë ai ngadhënjim
(çlirimi i Mekës ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të
drejtë çka thoni.
29. Thuaj: “Ditën e
kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën
dobi besimi e as nuk u jepet afat.
30. Andaj, ti largohu prej
tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.