KUR'ANI i SHENJTË
33.Suretu El Ahzab
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O ti Pejgamber, qëndro
i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill
jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu ësht
i gjithëdijshëm, i di çështje në hollësi.
2. Dhe ti vepro sipas asaj
që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur
shumë mirë me atë që ju veproni.
3. E, mbështetu në
All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës
yti.
4. All-llahu nuk krijoi
dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë
tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar
shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua
bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt
që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm
thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu
e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon
në rrugën e drejtë.
5. Ju thirrni (mbështetni)
ata në etëri e vërtetë të tyre, kjo është
më e drejtë te All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se
kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit
tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk ëshë ndonjë
mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është
mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht,
po All-llahu është që falë, është mëshirues.
6. Pejgamberi është
më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes
së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të
nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku,
sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi
ndaj njëri tjetërit se sa besimtarët e tjerë dhe se
sa muhaxhirët ( të mërguarit), përveç nëse
dashamirëve tuaj doni t’u bëni ndonjë të mirë
(u lëni testament ose diç tjetër). Kjo është
e regjistruar në librin e shquar (Lehvi mahfush, Kur’an).
7. (përkujto) Kur Ne
e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe prej teje,
prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm
prej tyre besë të fotrë.
8. Për të marrë
në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e
tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim
të dhembshëm.
9. O ju që keni besuar,
përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u
erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë
dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që
ju vepronit.
10. Kur ata u erdhën
juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet
u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime
të llojllojta për All-llahun.
11. Atje, në atë
vend qenë sprovuar jobesimtarët, dhe qenë tronditur me një
dridhje të fortë.
12. Kur hipokritët
dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu
dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!”
13. Dhe kur një grup
prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qendresë
për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen
e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë
të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm
të iknin.
14. Dhe sikur t’u hynin
atyre nga anët e saj (Medinës) dhe prej tyre të kërkohej
tradhëtia, ata do të ishin të gatshëm për të
dhe nuk do të vononin aspak. (të tradhëtonin).
15. E, ata ishin që
i patën dhënë besën All-llahut më parë se
nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë
All-llahut mban edhe përgjegjësi.
16. Thuaj: “Nëse ikët
prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse
edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm
për pak kohë”.
17. Thuaj: “Kush do t’ju
mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të
keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka
caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut
ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë përkrahës
e as ndonjë ndhmëtar”.
18. All-llahu i ka njohur
shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata vëllezërve
të vet u thonin: “Ejani me ne!” E ata nuk vijnë në luftë,
vetëm pakicë.
19. Janë koprracë
ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata
të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij
nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë
juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë
-ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj All-llahu
ua asgësojë verat e tyre, e kjo për All-llahun është
lehtë.
20. Ata mendonin se grupet
aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen ehe njëherë,
ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë
beduinë diku me arabët dhe prej tyre të pyesin për
çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj,
ata krejt pak do të luftonin.
21. Ju e kishit shembullin
më të lartë në të dërguarin e All-llahut,
kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në
botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron
duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
22. E kur myslimanët
e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo
që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu
dhe i dërguari i Tije thanë të vërtetën. Ajo (ushtria
e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
23. Prej besimtarëve
kishte burra që vërtetuan bsën e dhënë All-llahut,
e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën,
dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu
nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
24. Që All-llahu t’i
shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre
e hipokritët t’i ndëshkjë, nëse do, ose t’ua falë
atyre; All-llahu është që falë shumë, është
mëshirues.
25. Dhe All-llahu i zbrapsi
ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë
të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve.
All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
26. E ata nga ithtarët
e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve),
Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në
zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu ë një grup e mbytni,
kurse grupin tjetër e robëroni.
27. E juve ju la trashëgim
tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe
tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i
gjithfuqishëm për çdo send.
28. O ti Pegamber, thuaju
grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote
dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin
(për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e
rrugës.
29. E në qoftë
se e don All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër,
atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur
shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë
punë të mira.
30. O gra të Pejgamberit,
cilado prej jush që bën punë të ligë ë të
shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish e kjo për All-llahun
është shumë lehtë.
31. E kush prej jush i përvishet
adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit
të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin
e dyfishtë he për të kemi përgatitur furnizim të
këndshëm.
32. O gratë e Pejgamberit,
ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni,
andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që
ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të
matura.
33. Dhe rrini në shtëpitë
tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën
e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe
të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që
nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë
ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në
skaj.
34. E, përkujtonie
atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u
lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është
i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
35. Nuk ka dyshim se për
myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të
sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të
përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit
dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit
e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit
e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu
ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
36. Kur All-llahu ka vvendosur
për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i
takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që
në atë çështje të tyre personale të bëjnë
ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun
dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë
larg së vërtetës.
37. (Përkujto) Kur
i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe
ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde
dhe kij frikë na All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten
tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh
njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh
All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte
menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të
mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë
me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë
prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
38. Pejgamberit nuk i përket
kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të.
Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë,
e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer.
39. (ligj i All-llahut ndë)
Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen
vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është
mjaft të jetë llogatitës.
40. Muhammedi nuk ka qenë
babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i
All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu
është i dijshëm për çdo send.
41. O ju që besuat,
përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
42. Dhe madhëronie
Atë mëngjes e mbrëmje.
43. Ai ju mëshiron
juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej
errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është
shumë i mëshirues.
44. Ditën që e
takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është
Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të
mirë.
45. O ti Pejgamber, Ne të
dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
46. Dhe me urdhërin
e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pshtarë
ndriçues.
47. E besimtarëve jepu
sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
48. Mos i dëgjo jobesimtarët
e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj
teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje
e mjaftueshme.
49. O ju që besuat,
kur të keni lidhr kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni
ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë
të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin),
po jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të
njerëzishme.
50. O ti Pejgamber, Ne të
kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin
e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në
posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës
tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua
(të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat),
të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti,
dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit
dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një
martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë
kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne
e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave
të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë
e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e
All-llahu është që falë shumë, është
mëshirues.
51. Ti je i lirë të
lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë
vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga
e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është
më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht
e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me
atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka
mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi,
më i buti.
52. Prej tash e mbrapa tyr
nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të
tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të
mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që ike në posedim
(robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj
çdo sendi.
53. O ju që besuat,
mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se
nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur
përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni,
duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet
këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin,
por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit.
E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send,
atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër
për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të
dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë
e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat
i madh.
54. E shprehët ju haptazi
ose fshehtazi ndonjë send, s’ka dyshim se All-llahu çdo send
e di.
55. Nuk është
mëkat për ato (gratë e pambuluara) ndaj etërve të
tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve
të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave
të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni
(o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo
sendi.
56. Është e vërtetë
se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë
Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke
rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
57. E s’ka dyshim se ata
janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin
e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për
ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
58. E ata që fyejnë
besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë,
ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë
të madh.
59. O ti Pejgamber, thuaju
grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë
shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është
më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe)
e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është
mëshirues.
60. Po nëse hipokritët
dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin
gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne bëjmë që
ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj
me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
61. (Do të jenë)
Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të kapen dhe do
të mbyten.
62. (Ky është)
Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë,
e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
63. Njerëzit të
pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë
e di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është
afër!”
64. All-llahu i ka mallkuar
jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur
fort.
65. Aty do të mbesin
përgjithmonë dhe për ta gjejnë kë t’i mbrojë
apo t’i ndihmojë.
66. Ditën kur fytyrat
e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët
ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!”
67. Dhe thonë: “Zoti
ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të
parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”.
68. Zoti ynë, jepu
atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është
më së keqi!
69. O ju që keni besuar,
mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi
atë nga ajo që i thanë. Ai te All-llah ishte me famë.
70. O ju besimtarë,
pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të
drejta.
71. Ai (All-llahu) iu mundëson
të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja,
e kush respekton All-llahundhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur
një sukses të madh.
72. Ne u ofruam emanetin
(obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin
përsipër atë, u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu
atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.
73. (Njeriu e mori për
sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët
dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve
dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë
dhe është mëshirues.