KUR'ANI i SHENJTË
34.Suretu Sebe'
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Falënderimi i takon
All-llahut, e të cilit është ç’ka në qiej dhe
ç’ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon
Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri
në njohuri.
2. Ai e di çka vihet
në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej
qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi,
Mëkatfalësi.
3. E ata që nuk besuan
thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. psha
Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë
ai juve. Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë
sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm
se janë të regjistruar në librin e qartë”.
4. (Janë të shënuar)
Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë
vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim
të mirë.
5. Ata që u prërpoqën
t’i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim
të keq, të dhëmbshëm.
6. Ndërsa atyre që
u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të
është shpallur ty nga Zoti, shtë e vërtetë dhe
se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
7. Dhe ata që nuk besuan
thanë: “A doni t’ju trgojmë për një njeri që do
t’ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni
të copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
8. A është duke
krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?”
Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhme, janë të
dënuar përjetë, e tash në humbje të pambarim.
9. A nuk e shohin qiellin
e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam,
Ne e shafitim tokën me a ose shembin mbi ta copa nga qielli. S’ka
dyshim se në këtë ka argumente për secilin njeri që
kthen mendjen te Zoti.
10. Ne i patëm dhënë
Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë,
lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm
atij edhe hekurin (si brumë).
11. (I thamë) Puno
këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe
bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj
atë që ju punoni.
12. Edhe Sulejmanit ia nënshtruam
erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte
sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një
muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim
i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët
që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej
tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
13. I punonin atij çka
ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të
drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme.
veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi,
pak janë mirënjohës.
14. E kur ia caktuam atij
vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen
e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur
u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur
të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të
vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
15. Populli Sebe pati një
begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte,
nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani
(u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij.
Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
16. Po ata i kthyen shpinën,
e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy
kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët,
drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
17. Atë dënim
ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë,
përveç mohuesit.
18. Dhe, në mes tyre
dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra
të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të
parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën
dhe ditën.
19. Po ata thanë: “Zoti
ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten
dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht.
Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
20. Në të vërtetë,
djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë,
përpos një grupi besimtarësh.
21. E ai (djalli) nuk pati
kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë
t dal në shesh) të dihet ai që beson në botën
tjetër, prej atij që është në dyshim për
të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo
gjëje.
22. Thuaj: “Thirrni ata,
të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë
sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që
kanë në to nonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë
përkrahje.
23. Dhe ndërmjetësimi
nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje,
e kur hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve),
ata thonë: “çka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt
e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai
është më i larti, më i madhi.
24. Thuaj: “Kush ju furnizon
nga qiejt e nga toka?” Thuaj: “All-llahu”. E atëherë, ose ne
ose ju jemi në rrugë të drejtë, po në një
humbje të dukshme!
25. Thuaj: “Ju nuk jeni
përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi
për atë që veproni ju!”
26. Thuaj: “Zoti ynë
n tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai
është gjykatës i drejtë, i dijshëm.
27. Thuaj: “M’i tregoni
ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!” Jo, kurrsesi
nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!”
28. Ne nuk të dërguam
ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënëa
dh tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk
e dinë.
29. E thonë: “Kur është
ai premtim, nëse jeni të vërtetë?”
30. Thuaj: “Ju keni afatin
e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni
për më vonë, e as nuk do të nguteni më para.
31. Dhe ata që nuk
besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij
që idhte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje
zullumqarët kur ë dalin para Zotit të tyre të ndalen,
kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin
pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë
besimtarë!”
32. E ata që ishin
pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A
ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat
ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”
33. E ata që kishin
qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo,
por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju
na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë
Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin
e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk
besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë
që punuan.
34. Ne nuk dërguam
në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që
pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj
me çka jeni dërguar”.
35. Ata thoshin: “Ne kemi
më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi
të ndëshkuar”.
36. Thuaj: “All-llahu ia
shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica
e njerëzve nuk dinë”.
37. Nuk është
pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë
Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët
shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata
janë në dhoma të larta të shpëtuar.
38. Ndërsa, ata që
përpiqen t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë
të dënuar.
39. Thuaj: “S’ka dyshim
se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm
atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado
që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi
më i madh.
40. Dhe, (përkujto)
ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u
thotë: “A këta ishin që etëm juve u adhuronin?”
41. Ata (engjëjt) thonë:
“I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj
që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët
(djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre”.
42. E sot pra, Nuk keni
gjë në dorë t’i bën dobi, as dënim njëri-tjetrit,
dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: “Shijoni dënimin
e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!”
43. E kur u lexohen atyre
ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër
vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që
adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ku (Kur’ani) nuk është
tjetër vetëm se gënjeshtër e trilluar!” Madje, ata
që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë:
“Kjo (Muhammed, feja islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm
se maxhi e qartë!”
44. Po Ne nuk kemi u dhënë
atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk
dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë
si është pejgamberi as si është shpallja).
45. Edhe ata që ishin
para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar,
dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën
e asaj, që Ne u patëm dhënë atyre, e konsideruan rrenacakë
të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
46. Thuaj: “Unë ju
këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut
të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj
të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi)
nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm
t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të
ashpër (nëse nuk besoni)”.
47. Thuaj “Unë nuk
kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar,
ai le të, mbetet juve, shpërbilmi është vetëm
prej All-llahut, e Ai është dëshmitarë për çdo
send”.
48. Thuaj: “Zoti im, Njohës
i të fshehtave, sjell të vërtetën”.
49. Thuaj: “Erdhi e vërteta,
e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!”
50. Thuaj: “Nëse unë
kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm
në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën,
atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është
dëgjues, i afërt!”
51. E sikur t’i shohësh
ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim ehe të kapen prej
një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
52. Dhe thonë: “Ne
i kemi besuar atij (Kur’anit, Muhammedit)!” Po si arrijnë ata beimin
prej së largu?
53. Kur ata më parë
e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje,
s’ka përgjegjësi etj. ).
54. Dhe ndërhyhet (ndërhyn
All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë
ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit
e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin ë një dyshim
të fortë.