KUR'ANI i SHENJTË
36.Suretu Ja-Sin
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ja, Sinë!
2. Pasha Kur’anin e pacenueshëm
në urtësinë e tij të lartë.
3. S’ka dyshim se ti (Muhammed)
je prej të dërguarve.
4. Je në një rrugë
të drejtë.
5. (Kur’ani është)
Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6. Për t’ia tërhequr
një populli, që të parët e tyre nuk u është
tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7. Për Zotin tashmë
ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata
edhe nuk besojnë.
8. Ne u kemi varë në
qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata
mbesin me koka lart.
9. Ne u kemi vënë
edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar
sytë, prandaj ata nuk shohin.
10. Dhe për ata është
e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe,
ata nuk besojnë.
11. Ti ia tërheq vërejtjen
vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet
Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej
njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim
të mirë.
12. Vërtet, Ne i ngjallim
të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo
gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
13. Përmendju atyre
një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë
ardhur të dërguarit.
14. Kur Ne dërguam
te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë
i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi
të dërguar te ju.
15. Ata (fshatarët)
thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse
ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër
vetëm se rrenacakë.
16. Ata thanë: “Zoti
ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar
te ju.
17. Dhe nuk jemi të
aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu
qartë.
18. Ata (fshatarët)
thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni,
ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim
të idhët prej nesh.
19. Ata (të dërguarit)
thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat,
a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”
20. Dhe prej skajit më
të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej
e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
21. Dëgjoni atë
që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë
udhërrëfyes!
22. E, ç’kam unë
që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai
ktheheni.
23. A mos do të pranoj
zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më
godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre
nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më
shpëtjnë.
24. Unë do të
jem atëherë në një humbje të hapët.
25. Unë i kam besuar
Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”
26. Atij i është
thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli
im,
27. për çka
më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
28. Pas tij, Ne nuk zbritëm
ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që
ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
29. përveç një
britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30. O sa dëshprim i
madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar,
vetëm se ata u tallën me të.
31. A nuk e panë ata
se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32. Dhe të gjithë,
të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33. Dhe për ata është
argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën
Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34. Dhe në të
Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u
kemi dhënë burime (uji).
35. Ashtu që ata të
hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart
e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.
36. I pastër nga të
metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet)
nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk
dinë.
37. Për ata është
argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse
ata mbesin në terr.
38. Edhe dielli udhëton
për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është
(udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
39. Edhe hënës
i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën
e harku (rrem i hurmës së tharë).
40. As dielli nuk mund ta
arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton
në një galaksion.
41. Argument për ta
është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit)
i vartëm në anije të mbushur përplot.
42. Dhe ngjashëm me
të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.
43. E sikur të duam
Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që
do të shpëtonin.
44. Përveç nga
mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë
të mirat deri në një kohë të caktuar.
45. E kur u thuhet atyre:
“Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju
ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata
nuk dëgjojnë).
46. Nuk ka asnjë argument
që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen
shpinën.
47. Dhe kur u thuhej: “Jepni
nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve
u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte
All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të
humbur qartë!”.
48. Dhe thoshin: “Po qe
se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
49. (All-llahu u përgjigjet)
Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë
që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50. E nuk do të mund
të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen
në familjet e tyre.
51. Dhe i fryhet Surit,
kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: “Të
mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në
varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan
të dërguarit.
53. Ajo nuk është
tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata
të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, akujt nuk i
bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër
vetëm për atë që vepruat.
55. Ata të Xhennetit
tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre
janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.
57. Aty kanë pemë
dhe çka të duan.
58. Kanë “Selam”, thënie
e Zotit mëshirues!
59. E tash, ju kriminelë,
ndahuni!
60. O bijtë e Ademit
(kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të
mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është
armiku juaj i hapët!?
61. *Ju porosita) Të
më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62. Vërtet, ai ka humbur
shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63. Ky është Xhehennemi
që juve u premtohe.
64. Hyni tash në të,
për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!
65. Sot Ne ua mbyllim gojët
e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën
për atë që punuan.
66. E sikur të duam
Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën,
po si do të dhihnin?
67. Dhe sikur të duam,
do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas
para as prapa.
68. E atij që i japim
të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e
tij. A nuk janë duke menduar?
69. Ne as nuk ia mësuam
atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani)
nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an
i qartë.
70. Për t’ia tërhequr
vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër)
dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
71. A nuk e shohin ata se
nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët
që i kanë.
72. Dhe ua bëmë
ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej
disave ushqehen.
73. Ata kanë edhe dobi
të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A
nuk duhet falënderojnë?
74. Po, shkojnë e në
vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë
se do të ndihmohen prej tyre.
75. Ata nuk mund t’u ndihmojnë
atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri
e gatshme e tyre.
76. E ty mos të brengosin
thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë
dhe çka publikojnë.
77. A nuk mendon njeriu
se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë
i rreptë.
78. Ai na solli Neve shembull,
e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata
të kalbur?
79. Thuaj: “I ngjall Ai
që i krijoi për herë të parë, e Ai është
shumë i dijshëm për çdo krijim.
80. Ai që prej drurit
të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.
81. A nuk është
i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë
njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi,
i dijshmi.
82. Kur Ai dëshiron
ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë:
“Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.
83. I lartë është
Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo
send dhe vetëm te Ai ktheheni.