KUR'ANI i SHENJTË
38.Suretu Sad
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Sad. Pasha Kur’anin që
është përplot përkujtime (është i famshëm
dhe s’ka dyshim se është mrekulli).
2. Por ata që nuk besuan
janë në kryeneçsi e kundërshtim.
3. Sa gjenerata para tyre
i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim,
po nuk ishte koha e shpëtimit.
4. Ata (idhujtarët)
habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët
thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.
5. A mendon ai t’i bëjë
zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë
e çuditshme!
6. Paria nga mesi i tyre
shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni
të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo
është një gjë e kurdisur.
7. Ne nuk kemi dëgjuar
diçka të këtillë në popullin (në fenë)
e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
8. A mos atij, nga mesi
ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kur’anit
Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9. A mos ata i kanë
depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit,
Dhuruesit!
10. A mos është
i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet
tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
11. (Ata janë) Një
ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është
e thyer.
12. Përgënjedhtruan
para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave të mëdha.
13. (Përgënjeshtruan)
Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin
grupacione (kundërshtare)
14. Secili prej tyre përgënjeshtroi
të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
15. Po edhe këta nuk
janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që
nuk ka të përsëritur.
16. Ata edhe thanë:
“Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë
(të gjykimit)!”
17. Ti duro ndaj asaj që
thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin
(në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
18. Ne ia nënshtruam
kodrat që së bashku që së bashku me të bënin
tesbihë mbrëmje e mëngjes,
19. Edhe shpezët e
tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
20. Ne ia forcuam edhe sundimin
atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
21. A të ka arritur
lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në
dhomën ku lutej.
22. Kur hynë te Davudi,
ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ke frikë,
ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë
padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh
e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”.
23. Ky miku im i ka nëntëdhjetë
e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe
dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “ Dhe
më rëndoi e më mundi me fjalë!”
24. Ai (Davudi) tha: “Ai
ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde
(për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë
se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit,
me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra
të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se
Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi
falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
25. Ne atë ia falë,
atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri)
të mirë.
26. O Davud: “Ne të
kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi
mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin
prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës
së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se
e harruan ditën e përgjegjësisë”.
27. Ne nuk e krijuam qiellin
e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel
e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi
me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
28. A mos do t’i barazojmë
ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që
bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë
njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që
janë mëkatarë?
29. (Ky është)
Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që
t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim
prej tij ata që kanë mend.
30. Ne Davudit i falëm
Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
31. Kur në një
parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur,
rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të
shpejtë.
32. E ai tha: “Unë
i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit
tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi”.
33. “M’i ktheni ata mua!”
Atëherë filloi t’u mësjojë këmbëve e qafave.
34. Ne e sprovuam Sulejmanin
dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye
n gjendjen në jendjen e parë.
35. Tha: “Zoti im, më
fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do
të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
36. Ne ia nënshtruam
erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën
lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
37. Ndërsa djajtë
(ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në
ujë.
38. Dhe të tjerët
(djaj) që ishin të lidhur në panga.
39. Ky është shpërblimi
Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
40. Ai vërtet ka vend
të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
41. Përkujto edhe robin
tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më
ka goditur me mundim e dhembje!”
42. Bjeri me këmbën
tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh
dhe pi.
43. E nga mëshira Jonë
dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm
familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
44. E, merre me dorën
tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin!
Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë
i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
45. Përkujto robërit
tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë
në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
46. ne i pajisëm ata
me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj
botës tjetër.
47. S’ka dyshim se ata ishin
te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
48. Përkujto Ismajlin,
Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
49. Ky është një
përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të
ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
50. Xhennetet e Adnit janë
me dyer të hapura për ata.
51. Aty do të jenë
të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë
emë e pije të llojeve të ndryshme.
52. Ata kanë pranë
vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
53. Këto janë
ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
54. Ky është furnizimi
Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
55. Kjo është
kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë
një ardhmëri shumë të keqe,
56. Xhehennemin që
do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është
ai.
57. Ky është ujë
i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
58. I presin edhe dënime
të tjera të llojllojta sikurse ai.
59. Ky është një
grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë):
“Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë
që do të digjen në zjarr.
60. Ata (të shtypurit)
thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti;
ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim
i keq është!
61. O Zoti ynë, ata
thonë: “Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish
dënimin në zjarr!”
62. Dhe thonë: “ç’ëshë
që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të
këqijve.
63. E që i kemi pas
marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?”
64. Kjo armiqësi në
mes banuesve të zjarrit është e vërtetë.
65. Thuaj: “Unë jam
vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos
All-llahut Një, Dërmuesit.
66. Zot i qiejve e i tokës
dhe ç’ka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësi”.
67. Thusj: “Ky (Kur’ani)
është një kumtesë e madhe!”
68. Të cilës ju
ia ktheni shpinën.
69. Unë nuk kam pasur
kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën
polemikë (rreth Ademit).
70. Mua nuk më shpalet
tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës
i hapët i vërejtjes!
71. Kur Zoti yt u tha engjëjve:
“Unë po krijoi një njeri nga balta,
72. dhe kur ta kem përsosur
atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë
përuljunju atij (në sexhde)”.
73. Engjëjt, të
gjithë së bashku iu përulën,
74. përveç Iblisit
që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
75. (Zoti) Tha: “O Iblis,
çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë
vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë
prej atyre që shesin fodullëk?”
76. Ai (Iblisi) tha: “Unë
jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë
e krijove nga balta!”
77. (Zoti) Tha: “dil pra
prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.
78. Dhe largimi prej mëshirës
Sime ka për të përcjellë deri në ditën e
gjykimit!”
79. Ai tha: “Zoti im, më
jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
80. (Zoti) Tha: “Po, je
prej atyre të afatizuarëve,
81. deri në kohën
e ditës së caktuar!”
82. Ai tha: “Pasha madhërinë
Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë
që të gjithë,
83. përveç atyre
që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
84. (Zoti) Tha: “Pasha të
vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85. Unë do ta mbushi
Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!”
86. Thuaj (Muhammed): “Unë
nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam
prej atyre që bëjnë trillime”.
87. Ky (Kur’ani) nuk është
tjetër vetëm se këshillë për botët.
88. E ju gjithsesi do ta
kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.