KUR'ANI i SHENJTË
40.Suretu Gafir
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ha, Mimë.
2. Shpallja e librit është
prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.
3. I cili fal mëkatin
dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër,
por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij.
Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
4. Rreth argumenteve të
All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra
ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5. Populli i Nuhut dhe grupacione
pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve),
dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta
asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje
të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën,
e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi
Im ndaj tyre?
6. Po ashtu, ka marrë
fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre
që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7. Ndërsa ata (engjëjt)
që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë
me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i
falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën
dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send,
andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde,
e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
8. Zoti ynë, shtiji
në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata
edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të
tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi,
i urti!
9. dhe i mbron ata prej
të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë
prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është
shpëtimi i madh”.
10. S’ka dyshim e ata që
nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut
pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është
më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.
11. Ata (jobesimtarët)
thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe
na ngjalle dy herë , e ne pranuam për mëkatet tona, pra
a ka ndonjë rrugëdalje?”
12. ky (dënimi) është,
pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një,
ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i
tërë sundimi është në duart e All-llahut, të
lartit, të madhëruarit!
13. Ai (All-llahu) është
që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim
prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të
kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14. Pra, adhuronie All-llahun
me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët
e urrejnë atë (adhurimin).
15. Ai (All-llahu) është
i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin
e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e
vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së
takimit (të kijametit).
16. Ditës kur ata do
të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i
fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot?
(bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një,
i fuqiplotit (është përgjigjja)!
17. Sot shpërblehet
secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi,
All-llahu llogarit shpejt.
18. ti tërhiqu atyre
vërejtjen për ditën e kijametit,kur zemrat, të mllefosura
arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as
ndërmjetsues që i shkon fjala.
19. Ai di për shikimin
me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në
zemra.
20. All-llahu gjykon me
drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata
nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu
është Ai që dëgjon dhe sheh.
21. A nuk udhëtuan
ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi
i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më
fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë
më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve
të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej
dënimit të All-llahut.
22. E ai (dënimi ishte)
për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin
të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë
është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
23. Ne e kemi pas dërguar
Musain me argumente e fakte të qarta,
24. te faraoni dhe te Hamanit
e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjshtar!”
25. Kur ua solli ia të
vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë
e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e
tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.
26. Faraoni tha: “më
lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet,
pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit
trazira në vend!”
27. Musai tha: “Unë
iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më
mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës
së përgjrgjësisë!”
28. Një njeri besimtar
nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta
mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është
All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse
ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse
është i drejtë, juve do t’ju godit diçka nga ajo
që ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në
rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
29. O populli im, sot pushteti
është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej
dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “ Faraoni
tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që
ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në
rrugën e drejtë!”
30. Ndërkaq, ai që
kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se
po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!”
31. Si rasti i popullit
të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që
ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve.
32. O populli im, unë
kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
33. Ditën, kur nga
frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë
prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë
të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
34. Edhe Jusufi, qush herët
ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në
dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju
patët thënë: “All-llahu nuk do të dërgojë
pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur atë
që është i shfrennuar, i dyshimtë.
35. Ata që duke mos
pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve
të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te
All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu
vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36. E faraoni tha: “O Haman,
ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët.
37. Rrugët e qiejve,
e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”.
Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang
prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet
e faraonit ishin të asgjësuara.
38. Ai që kishte besuar
tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në
rrugë të drejtë!
39. O populli im, kjo jetë
e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një
përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është
ajo e përhershmja.
40. Kush bën ndonjë
vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është
ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë
mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët
hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
41. Dhe, o populli im, ç’është
që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni
për në zjarm?
42. Më thirrni ta mohoj
All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të
i gjithfuqishmi, më katfalësi!
43. Është e vërtetë
se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në
dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është
te All-llahu, s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së
drejtë, ata janë banus të zjarrit.
44. Juve do t’ju bjerë
ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj
All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!”
45. Dhe All-llahu e shpëtoi
atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën,
ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më
i keq.
46. Ata i nënshtroi
zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve):
“Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!”
47. Dhe (përkujto)
ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të
dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë
ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë
pjesë të dënimit me zjarr?”
48. Ata që kishin qenë
pari thonë: “Ne të gjithë jëmi në të!” All-llahu
ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzve”.
49. Dhe ata, që janë
në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: “Lutnie
Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!”
50. Ata u thonë: “A
nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të
qarta? Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë
roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është
asgjë!”
51. Ne patjetër do
të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën
e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e
prezentimit të dëshmive.
52. Në ditën kur
zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të
mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.
53. Për Zotin, Ne Musait
i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në
trashëgim librin.
54. Ua lamë (librin)
udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55. Ti bën durim, se
premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje
për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin
tënd mbrëmje e mëngjes.
56. Ata që kundërshtojnë
shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në
zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën
nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu,
se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.
57. S’ka dyshim se krijimi
i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve,
por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58. Nuk është
e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan
dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë
me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
59. Kijameti gjithsesi do
të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë.
60. Zoti juaj ka thënë:
“Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia
i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë
të nënçmuar në Xhehennem”.
61. All-llahu është
Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të,
e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues
ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
62. Ky është All-llahu,
Zoti , Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
63. Kështu prapësohen
ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
64. All-llahu është
Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi,
e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi
me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë,
pra është All-llahu, Zot i botëve!
65. Ai është i
përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim
të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm
All-llahut, Zotit të gjithësisë.
66. Thuaj: “Unë jam
ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi
mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam
urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese”.
67. Ai (All-llahu) është
që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një
pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të
lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë,
e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët,
e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu
të kuptoni realitetin.
68. Ai është që
jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë,
Ai vetëm thotë: “bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.
69. A nuk i sheh ata që
kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
70. Ata janë që
përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka
Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë
ata do të kuptojnë.
72. Atyre do t’u vihen prangat
dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.
73. Mandej atyre u thuhet:
“Ku janë ata që i adhuronit,
74. pos All-llahut?” Ata
thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që
kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu
i humb jobesimtarët.
75. Këtë (dënim)
e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë
mëkate etj. ) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).
76. Hyni në dyert e
Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë.
E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77. Ti pra, bëhu i
durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë.
E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo
që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë
asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
78. Ne kemi dërguar
pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me
rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e
asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument,
vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha
e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë
dështojnë ata të kotit.
79. All-llahu është
Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave t’u hipni
prej disave të ushqeheni.
80. Ju prej tyre keni edhe
dobi të tjera, dhe përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja,
duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81. Dhe Ai është
që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej
argmenteve të All-llahut e mohoni?
82. A nuk udhëtuan
ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata
që ishin më parë, të cilët ishin edhe më
të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por
ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.
83. Kur u erdhën atyre
të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë
së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84. E kur e panë dënimin
tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi
mohuar ata që i ia shoqëronim”.
85. Por besimi i tyre, kur
e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është
ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty,
në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.