KUR'ANI i SHENJTË
41.Suretu Fussilet
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ha, Mimë.
2. Zbritje prej Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
3. Libër që ajetet
e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për
një popull që di ta kuptojë.
4. Është përgëzues
dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk dëgjojnë.
5. Ata thanë: “Zemrat
tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe
në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu
që nddërmjet nesh edhe ndërmjet teje ekziston një perde,
prandaj, ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!
6. Thuaj: “Unë jam
vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është
vetëm Zoti një, pra drejtonju Atj dhe kërkoni falje prej
Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh.
7. të cilët nuk
ejapin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
8. Nuk ka dyshim se ata
që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim
të përhershëm.
9. thuaj: “A ju jeni ata
që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë
dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
10. Ai që në të
vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër
ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të
jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën
e krijimit të saj)”
11. Mandej e mësyu
qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte
si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit
Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë:
“Po i qasmi me dëshirë!”
12. Dhe ata i krijoi shtatë
qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i
nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne
e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur.
Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.
13. Në qoftë se
ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen
e një rufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”
14. Kur atyre u erdhën
të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të
mos adhroni tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur
Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të
dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar
ju, ne nuk i besojmë!”
15. Sa i përket Adit,
ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj
ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më
të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi
ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
16. Andaj Ne kundër
tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë
disa ditëve fatzeza për t’u dhënë të pëjetojnë
dënimin nënçmuesnë jetë e kësaj bote, ndërsa
dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më
i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17. Sa i përket Themudit.
Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë
më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi
tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj
që vepruan.
18. Ndërkaq, Ne ishpëtuam
ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
19. E ditën kur armiqtë
e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20. E derisa afrohen atij,
kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të
parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që
ata kanë punuar.
21. Ata lëkurave të
tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë:
“All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur
na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën
e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”.
22. Ju nuk fshiheshit (kur
bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush
të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja,
bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.
23. mendimi juaj i gabuar,
të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që
ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.
24. Nëse bëjnë
durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojën
të kthehen në atë që e dëshironë (në
kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë.
25. Ne u patëm mundësuar
atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë
që e bënin në atë kohë (në dynja) dhe atë
që do t’u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre
u bë me vend si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët
dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
26. Ata që nuk besuan
thanë: “mos dëgjoni këtë Kur;an dhe kur të lexohet
ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”
27. E, Ne atyre që
nuk besuan pa tjetër do t’u japim të përjetojnë dënim
të ashpër dhe do t’i shpërblejmë me më të
keqen e asaj që punuan.
28. Dhe ai ndëshkim
i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është
vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se
ata refuzuan argumente tona.
29. Ata që nuk besuan
thonë: “O Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët
dhe jerëzit, të cilët na bënë të jemi të
humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë
prej më të poshtërve!”
30. S’ka dyshim se ata që
thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën,
atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë):
“Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që
ju premtohej!
31. Ne jemi miqtë e
juaj në jetën e dunjasë dhe në ahiret, ku do të
keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32. Pritje nga Falësi,
Mëshiruesi!”
33. E kush ka fjalën
më të mirë prej atij që thërret te All-llahu,
vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”
34. Nuk është
e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi,
se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do
të bëhet (si) mik i afërt.
35. Mirëpo, këtë
nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush,
pos atyre me virtyt të lartë.
36. E nëse ty të
ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në
All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!
37. Nga faktet e madhështisë
së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde
as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut,
i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
38. Po nëse ata (kufarët)
janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë
ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më
të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën
dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
39. Nga argumentet e Tij
është edhe toka që ti e sheh atë të thatë
(shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo
gjallërohet e shtohet. E, s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë,
do t’i ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për
‘do gjë.
40. Ata që sulmojnë
argumente Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i
ka punët ai që do të hudhet në zjarr, apo ai që
në në ditë e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si
të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41. Ata që e mohuan
Kur’anin kur u erdhi, janë të marrë; ai është
një libër ngadhnjyes (i pashoq).
42. Atij nuk mund t’i mvishet
e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej
të Urtit, të lavdishmit.
43. Ty nuk po të thuhet
tjetër përveç asaj që u është thënë
të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është
ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon
rëndë.
44. Sikur Ne tabënim
Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse
nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është
ai (Kur’ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është
arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues
e shërues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre
kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të
tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët
e nuk dëgjojnë”.
45. Ne edhe Musait i patëm
dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime.
Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd
(të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse
ata janë në një dyshim ndaj tij.
46. Kush bën mirë,
ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes,
e Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.
47. Vetëm Ai e di për
katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës
së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen
e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata qëm’i
bënit shok? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk na ndonjë
prej nesh që dëshmon se ke shok!”
48. Dhe humb prej tyre ajo
që më parë adhuronini, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
49. Njeriu nuk lodhet prej
kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja,
ai keqësohet shumë dhe humb shpresën.
50. E nëse pas të
këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë,
ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam
arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj
se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem
te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!”
Ne pa tjetër do t’i njoftjmë ata që nuk besuan për
atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim
të rëndë.
51. Ne kur e begatojmë
njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai
përulet dhe lutet shumë.
52. Thuaj: “Më tregoni,
nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë,
kush është më i humbur se ai që është në
kundërshtim të fortë?”
53. Ne do t’u bëjmë
atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte
dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai
(Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti
yt është dëshmitar për çdo gjë?
54. Vini re! Ata janë
në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër),
e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.