KUR'ANI i SHENJTË
42.Suretu Esh Shura
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ha, Mimë.
2. Ajn, Sinë, Kaf.
3. All-llahu, fuqiploti,
i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe
atyre që ishin para teje.
4. Vetëm e Tij është
ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Ai është
Mbizotëruesi , i Madhëruari!
5. Qiejt e lartë mbi
ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria
e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve).
Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë
tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje
të mëkateve për ata (besimtarët) që janë
në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi,
Mëshiruesi!
6. All-llahu është
përcjellës i atyre që, pos Tij, adhurojnë zota të
tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
7. Prandaj, Ne të shpallëm
ty Kur’an arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën)
dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqih vërejtjen për
ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim.
Një grup për në Xhennet, kurse nj grup për në
zjarr.
8. Po sikur të kishte
dashur All-llahu, do t’i bënte ata (njerëzit) një popull
(të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet
atë që do (atë që me vullnetin e vet pranon rrugën
e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë mbrojtës, as ndihhmës.
9. Përkundrazi, ata
zgjodhën mbrojtjës pos Atij, po vetëm All-llahu është
Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi
për çdo send.
10. Për çdo
send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te
All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu,
Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
11. Ai është krijues
i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte,
edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë.
Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi,
shikuesi.
12. Të Tij janë
çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë
atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai
është i gjithdijshëm për çdo send.
13. Ai u përcaktoi
juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që
Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur
Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë
e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët
është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata.
All-llahu veçon për të (për besim të drejtë)
atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.
14. Po ata, vetëm pasi
që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për
tjetër, por nga zilia mes tyre. e sikur të mos ishte fjalë
(vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të
caktuar do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që
e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë
në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e
Inxhil).
15. E për këtë
shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu
ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas sëshirave
e thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu,
jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu
është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë
e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh
dhe jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është
përfundimi.
16. Ata që kundërshtojnë
fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit),
faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë
të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
17. All-llahu është
Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë.
Ti nuk mund ta dish, ndishta çasti i shkatërrimit është
afër.
18. Ata që nuk i besojnë
atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë,
i frokësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë.
Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në
momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në
një humbje të thellë.
19. All-llahu është
shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë
që do; Ai është i gjithfuqishmi, ngadhënjyesi.
20. Kush është
që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do
t’ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin
e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk
ka hise.
21. A mos kanë ata
ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të
cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala
vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të
jenë në ahiret), dhe do të kryhej dënimi mbi ta, e
megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.
22. Do t’i shohësh
jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo
do t’u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra
të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata
kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo
është ajo dhuntia e madhe.
23. Ajo (dhunti) konsistonnë
atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të
cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë
nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen
time vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë
(akraballëkut)”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia
shumëfishojmë të mira; vërtet, All-llahu falë
mëkatet, është mirënjohës.
24. A mos thonë ata
se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse
dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu
eliminon të pavërtetën dhe me fjalë e veta e forcon
të vërtetën. Ai është që e di çka
ka në zemra.
25. Ai është që
pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat
dhe e di çka punoni.
26. Ai është që
u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë
punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të
mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
27. Sikur All-llahu t’ua
shumonte begatinë robërve të vet, ata do të kalonin
kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse
Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për
robërit e vet.
28. Dhe Ai është
që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat
dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi
i lavdëruari.
29. Nga argumentet e Tij
është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja
e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i
bashkojë kurdo që të dëshirojë.
30. çfarëdo
e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e
veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera
Ai u falë.
31. E ju nuk mund t’i ikni
(ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut
nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
32. Dhe nga argumentet (që
dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lunduese nëpër
det si të ishin kodra.
33. Nëse do Ai, e ndal
erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e
ujit. S’ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtarë
e mirënjohës.
34. Ose i përmbyt ata
për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të
tjera Ai i falë.
35. Ata që i kontestojnë
argumenetet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund
t’i shmangin dënimit).
36. çka u është
dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi
në këtë botë, e ajo që është te All-llahu
është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por
pë ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i
mbështeten:
37. Dhe ata që u shmangën
mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen,
ata falin,
38. Edhe ata që i përgjigjen
thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe
ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta,
e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
39. Edhe ata që kur
i godit e padrejta, i kundërvihen.
40. Ndëshkimi i të
keqes, bëhet në të njejtën mas, e kush fal e bën
pajtim, shpërblimi i tij është te All-llahu. Vërtet,
Ai nuk i do zullumqarët.
41. E kush hakmirret për
padrejtësitë i janë bërë, ndaj të tillëve
nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42. Përgjegjësia
(ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u
bëjnë padrejtë dhe kundër atyre që pa farë
arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të
tillët është një dënim i dhembshëm.
43. Kush bën durim
dhe fal, s;ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë
(i lavdishëm).
44. Atë që All-llahu
e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës
tjetër, pos Tij. Do t’i shohësh zullumqarët që, kur
të vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë
rrugë për rikthim (në dynja)?”
45. Do t’i shohësh
ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi,
se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një
shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: “Vërtet,
të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën
vetveten dhe familjen e vet!” Ta dini pra, se mizorët janë në
dënim të përjetshëm.
46. Ata nuk kanë mbrojtës
që t’u nduhmojë, përveç All-llahut, sepse atë
që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje
(shpëtim).
47. Përgjigjuni thirrjes
së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që
All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë
ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t’i mohoni (mëkatet).
48. Nëse ata (idhujtarët)
refuzojnë, Ne nuk të kemi dëruar ty rojë të tyre,
ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë
njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet
për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar
vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
49. Vetëm i All-llahut
është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka
të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i
falë vetëm meshkuj atij që do.
50. Ose u falë çift,
meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë
(steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
51. Nuk ka asnjë njeri
që t’i ketë folur All-llahut ndryshe, vetëm se me anën
e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë
të dërguar (melek), e ai t’i shpallë me lejen e Tij atë
që do Ai. Vërtet,Ai është më i larti, më
i urti.
52. Po kështu me urdhërin
tonë Ne te shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur
çka është libri (Kur’ani) as ç’është
besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën
e vëmë në rrugë të drejtë atë që
dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë,
edhe ti udhëzon për në rrugë të drejtë,
53. Në rrugën
e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka
në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë
në vullnetin e All-llahut.