KUR'ANI i SHENJTË
45.Suretu El Xhathije
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ha, Mimë.
2. Zbritja e librit është
prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
3. Për besimtarët
ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
4. Për një popull
që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin
tuaj dhe na krijimin e shtazëve të përhapura.
5. Edhe në ndërrimin
e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu
e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall
tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull
që logjikon ka argumente.
6. Këto janë fakte
të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë
të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së
All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
7. Ç‘do gënjeshtar e
shumë mëkatarë është i shkatërruar.
8. Që i dëgjon
ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë
si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për
një vuajtje të dhembshme.
9. Edhe kur të mëson
diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për
të tillët pason një dënim shtypës.
10. Përpara tyre e
kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi
asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i
adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim
të madh.
11. Ky (Kur’ani) është
një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan
ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.
12. All-llahu është
Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të
lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë
begatitë e tij; ndaj, falëderonie.
13. Dhe për ju nënshtroi
gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë,
njëmend për njerëzit që mendojnë thellë,
në to ekzistojnë argumete.
14. Thuaju atyre që
besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut
(pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë
një popull për shkak të veprave që bëjnë.
15. Kush bën vepra
të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër
vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
16. Ne u patëm dhënë
beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për
të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar
ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
17. U patëm dhënë
edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo,
për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata
u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija
që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit
do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes
së tyre.
18. Pastaj, Ne të vumë
ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra
ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
19. Ata nuk mund të
mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë
miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës
i besimtarëve të devotshëm.
20. Ky (Kur’ani) është
dritë e dijes për njerëz, është udhëzues
e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
21. A menduan ata, të
cilët vepruan në të këqija, se në jetën e
tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë
me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar
është gjykimi ti tyre!
22. All-llahu krijoi edhe
qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u
shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet
e padrejtë.
23. A e ke parë ti
(Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton
si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të
dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të
parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë
atë? A nuk merrni mësim?
24. Ata edhe thanë:
“Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë
botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron
tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë,
ata vetëm fantazojnë.
25. E kur atyre u lexohen
ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të
thonë: “Nese jeni të saktë na sillni të gjallë
prindërit tanë!”
26. Thuaj: “All-llahu juve
ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do
t’ju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën
nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (përfuqinë
e Zotit).
27. Sundimi i qiejve e i
tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh
kijameti, atë ditë mohuesit dëshprohen.
28. Dhe (atë ditë)
e sheh secilin popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave).
(U thuhet): “Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar”.
29. Ky është libri
ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën
(të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit.
30. Sa u përket atyre
që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr
ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është
shpëtim i madh.
31. E, sa u përket
atyre që nuk besuan (u thuhet): “A nuk ju patën lexuar argumentet
e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi de ishit popull i zhytur
në mëkate!”
32. Edhe kur u thuhej se
premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti
për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se
ç’është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe
ne nuk jemi të bindur!”
33. Dhe u dalin në
shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë
ajo me të cilën talleshin.
34. E u thuhet: “Sot po
u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e
kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka
ndihmëtarë”.
35. Këtë (dënim)
për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi
jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit),
e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.
36. Pra, falënderimi
i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të
tokës, Zotit të gjithësisë.
37. Vetëm Atij i takon
lartëmadhëria në qiej e n tokë dhe Ai është
ngadhënjyesi, më i urti.