KUR'ANI i SHENJTË
46.Suretu El Ahkaf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ha, Mimë.
2. (Ky) Libër i shpallur
prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3. Ne nuk i krijuam qiejt
e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos
me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që
nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4. Thuaj: “Më thuani
për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka
krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në
(krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën,
më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë
të mbetur prej diturisë”.
5. Kush është
më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk
i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë
gafilë ndaj lutjes së tyre.
6. E kur do të tubohen
njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre
(të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7. Dhe kur atyre u lexoheshin
ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur’anit) që
u erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”
8. Ose i thonë se ai
(Muhammedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë kam trilluar atë,
ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut.
Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton
që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet
jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi”.
9. Thuaj: “Unë nuk
jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka
do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër
vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër
pos i dërguar që ju trheq qartas”.
10. Thuaj: “Më tregoni
mua se nëse ai (Kur’ani) është rej All-llahut, e ju e mohua
(si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar
nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur
prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi
(a nuk jeni zulllumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull
që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e
shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan,
atyre që besuani thanë: “Sikur të ishte ai (Kur’ani - feja)
ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!” E dersa
nuk drejtohen me të (Kur’anin), ata do të thonë: “Ky është
trillim i kahershëm”.
12. E para tij ishte libri
i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është
libër që vërteton (librin e Musait), është në
gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që
nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
13. Ata që thanë:
“All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht,
për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14. Të tillët
janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë,
atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15. Ne e urdhëruam
njeriun t’u bëjëmirë prindërve të vet, ngase nëna
e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e
tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të
jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i
mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të
falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove
mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të
mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit
e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.
16. Të tillët
jan ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të
mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat
e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim
i vërtetë që u është premtuar.
17. E ai që prindërve
të vet u thotë: “Oh, përr ju!, a më premtoni mua se
do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kluar para meje
(e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë
(duke i thënë atij) “I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut
është i saktë!” po ai thotë: “Kjo nuk është
tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”
18. Ata janë të
tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të
jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe
njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19. E, secilit sipas veprave
që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u
plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.
20. E në ditën
kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë):
ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe
i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi
në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan
urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.
21. Përkjto vëllain
e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithatë
qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos adhuroni tjetër
vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj
në ditën e madhe!
22. Ata i thanë: “A
ke ardhur të na largosh prej zotave taë?! Nëse je i sigurt,
na sjell atë me çka na kërcënohesh.
23. Ai tha: “VEtëm
All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për
çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
24. E kur e panë të
paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: “Kjo
re do t na sjellë shi!” jo, kjo është ajo që ju e kërkuat
sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një
dënim të dhemshëm.
25. (Erë) që me
lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtuqë
nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu,
Ne e ndëshkojmë popullin zullumqarë.
26. Ne u patëm mundësuar
atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk
u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar,
të parë e edhe zemra (të munduar), por atyre nuk u bëri
dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, e as të parit e
tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut,
andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27. Ne i zhdukëm disa
vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që
të kthehen (në rrugë të drejtë).
28. Përse atyre nuk
u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në
shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën
prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që
trillonin ata vetë.
29. (Përkujto) Kur
disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë
Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!”
dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: “O populli
ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas
Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në
të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
31. O populli ynë,
përjigjuni thirrësut të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju
falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi
plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet
atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është
i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të
tillët janë në një humbje të hapët!”
33. a nuk e dinë ata
se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në
krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është
i plotfuqishëm për çdo send.
34. E ditën kur ata
që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): “A nuk është
ky (dënimi) i vërtetë?” Ata thonë : “Po pasha Zotin
tonë!” Ai thotë: “Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!”
35. Ti (Muahamed) duro,
ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko
ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë
atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket
sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të
shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet
kush, pos popullit të shfrenuar.