KUR'ANI i SHENJTË
47.Suretu Muhammed
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ata të cilët
vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut,
Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.
2. Ndërsa atyre që
besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall
Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit
të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson
gjendjen.
3. Kjo është kështu,
ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën,
e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi
prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt
e tyre.
4. Pra, kur t’i takoni në
(luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni)
derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni
ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos
pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai
do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë
njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në
rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
5. Ata do t’i udhëzojë
dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.
6. Dhe do t’i shtie në
Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
7. O besimtarë, nëse
ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët
tuaja.
8. E atyre që nuk besuan,
ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
9. Këtë për
shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj
atyre ua zhduk veprat.
10. A nuk udhëtuan
ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre
që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi,
e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
11. Këtë ngase
All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për
jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
12. Ata që besuan dhe
bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete
nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan,
përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë)
dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë
zjarri.
13. Se sa (popullatë)
qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili
të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk
pati ndihmëtar.
14. A është i
njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument
të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të
këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
15. Shembulli i Xhennetit,
i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të
devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije,
lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e
shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë
aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti
i tyre (a është i njejtë) a si ai që është
përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të
valë që ua copëton zorrët e tyre?
16. Prej tyre ka asish që
vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u
drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: “çka tha
ai (Muhammedi) më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve
ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të
veta.
17. Kurse ata që e
gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin
në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë
edhe me të matur.
18. Po ata a presin tjetër,
pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë
kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë
kijameti?
19. Atëherë, dije
se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin
tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu
edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.
20. E ata që besuan
po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që
na e obligon luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në
të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra
të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një
shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
21. Një respekt dhe
një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për
ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur,
do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.
22. A pritet prej jush (hipokritëve)
që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë
islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni
lidhjet e akraballëkut?
23. Të tillët
janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët
dhe ua verbëroi të parit e tyre.
24. A nuk e studiojnë
me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janëzemra që kanë
drynat e vet!
25. Nuk ka dyshim se ata
që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar
rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme
u premtoi.
26. Këtë ngase
atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive),
u than: “Ne do t’ju dëgjojmë juve për disa çështje!”
Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
27. E si do të jetë
atëherë puna e tyre engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i
rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
28. E atë (dënim)
për shkak se ata ndoqën rrugë të cilë All-llahu
e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj
ua asgjësoi veprat e tyre.
29. A menduan atë që
në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë
mllefin e tyre?
30. E sikur të kishim
dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret
po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës
së tyre, e All-llahui di vepra tuaja.
31. Ne do t’u sprovojmë
juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët
dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe
do të sprovojmë veprat tuaja.
32. Ata që nuk besuan
dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte
sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin,
ata asgjë nuk mund t’i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai
do t’ua zhduk veprat e tyre.
33. O ju besimtarë,
respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i
çoni kot veprat tuaja!
34. Ata që nuk besuan
dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën
duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë
atyre.
35. Pra, mos u dobësoni
e të kërkoni pajtim (armëpushim),kur ju jeni ngadhnjyes
dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.
36. Vërtet, jeta e
kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse
besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin
tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por
një pjesë).
37. Pse sikur ta kërkojë
tërë atë dhe t’ju shtrëngojë, ju do të bëni
koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në
zemra.
38. Ja, ju jeni ata që
ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut
(për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën
koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu
s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendesojë me
një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.