KUR'ANI i SHENJTË
48.Suretu El Fet-h
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ne ty të dhamë
(vendosëm për) një fitore të sigurt.
2. Ashtu që All-llahu
(pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën)
të mëparëshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur
njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të
jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë
e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.
3. Dhe që All-llahu
të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
4. Ai është që
në zemrat ë besimtarëve dhuroi qetësinë për
ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë
e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut,
e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
5. (E urdhëroi luftën)
Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete
nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë
përgjithmonë, dhe për t’u shlyer të këqijat e
tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu.
6. E në anën tjetër,
për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët
dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim
i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër
tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që
është vednbanim i keq.
7. Edhe ushtritë (ndëshkuese)
e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe
All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
8. Ne të dërguam
ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
9. Që ju (njerëz)
t’i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë
ta përkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhëroni për
çdo mngjes e mbrëmje.
10. Ata që të
zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen All-llahut,
se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin),
ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e znaton atë
që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë atij shpërblim
të madh.
11. Ata beduinë që
mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na
penguan pasurië tona familjet tona, andaj ti kërko falje për
neve!” Ata flasin flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë
në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën
e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve
ngonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë
e mirë?” Jo, por All-llahu holësisht di për atë që
punoni ju.
12. Por ju menduat se i
dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen të
familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat e tuaja duket e mirë
dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
13. E kush nuk i besoi All-llahut
dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët
kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
14. Vetëm i All-llahut
është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë
të dojë dhe ndëshkon kë të do, All-llahu është
mëkatfalës Mëshirues.
15. Kur të shkoni ju
për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën
pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!”
Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi,
ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë
më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na
keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë.
16. Atyre nga beduinët
që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull
luftarak e i fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen
(të pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni
(në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e
nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë,
Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”,
17. Nuk është
mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin,
për të çalin, e as për të sëmurin. E kush
respekton All-llahun dhe të dëruarin e Tij, Ai atë e shtie
në Xhennete ku rrjedhin lunenj, e kush ngel prapa, Ai atë e ndëshkon
me një dënim të dhembshëm.
18. Vërtet, All-llahu
qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri
zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u
dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një
fitore (çlirimin e Hajberit).
19. Dhe me pre të tjera
të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i
gjithfuqishëm i urtë.
20. All-llahu u premtoi
juve pre të shumta që do t’i merrni, e këtë (të
Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush,
e që kjo të jetë një shenjë e mirë për
besimtarët e edhe që Ai t’ju drejtojë në rrugën
e fortë.
21. E edhe (pre) të
tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t’i merrni, po All-llahu mbizotëroi
atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
22. Edhe sikur ata që
nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë
prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
23. (ky është)
Ligji i All-llahut ë është i kahershëm edhe ndër
të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
24. Dhe Ai është
që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda
në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu
mbikëqyr atë që ju punoni.
25. Ata janë që
nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes),
duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e
vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare,
që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e
ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje
të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të
marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që
do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim
me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët
nuk besuan.
26. Kur ata që nuk
besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi
injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të
dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi
besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin
më me meritë për të dhe më të zotët
e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm për çdo
send.
27. All-llahu ëndrrën
e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me
vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë
(në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja,
t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë
që ju nk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë
(Hajberin).
28. Ai është që
e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë
dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi
çdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar.
29. Muhammedi është
i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët)
janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë
të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen
(në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë
(në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë
mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat
e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i
cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim
është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë
e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe
qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu
i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu
atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje
të mëkateve dhe shpërblim të madh.