KUR'ANI i SHENJTË
49.Suretu El Huxhurat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O besimtarë, mos
bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet
e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes All-llahun,
se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha
dhe i di të gjitha.
2. O ju që keni besuar,
mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni
atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat
tuaja duke mos ditur ju.
3. Ata që ulin zërat
e tyre paranë të dërguarit të All-llahut. All-llahu
zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë
falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
4. Ata që thërrasin
përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
5. E sikur ata të bënin
durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më
edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës,
mëshirues.
6. O ju që keni besuar,
nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm,
ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë
popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë
që keni bërë.
7. E, dijeni se në
mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. sikur ai t’ju dëgjonte
juve në shu,ë çështje, ju do të pësonit
vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua
zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin
dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i uureni. Të tillë
janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
8. Kjo është dhuratë
dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëmdhe
i urtë.
9. Nëse dy grupe besimtarësh
tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata,
e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë
luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë,
derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni,
atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre,
mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
10. S’ka dyshim se besimtarët
janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve
tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar
(na Zoti).
11. O ju që besuat,
nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër,
meqë të përqeshurit mund të jenë më të
mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër,
e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që
gratë e tjera të jenë më të mira se ato që
përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni
njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të
përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
12. O ju që keni besuar,
largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë
mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të
njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri
prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të
vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi
i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë
pendimin.
13. O ju njerëz, vërtetë
Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim
se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që
më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është
i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
14. Beduinët thanë:
“Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi
dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse
e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson
asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës,
shumë mëshirues”.
15. Besimtarë janë
vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të
Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan
me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë
ata të vërtetit.
16. Thuaj: “A ju ia bëni
me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur
All-llahu është Ai që e di ç’ka në qiej dhe
ç’ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm
për çdo send”.
17. Ata të shprehin
ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë.
Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni)
mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri
mirë, kur ju udhëzoi për besim”.
18. S’ka dyshim se All-llahu
e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh
atë që punoni ju.