KUR'ANI i SHENJTË
51.Suretu Edh Dharijat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Për erërat që
ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
2. Për retë që
e bartin shiun e rëndë.
3. Për anijet që
lundrojnë lehtë.
4. Për engjëjt
që bëjnë ndarjen e çështjeve.
5. S’ka dyshim se ajo qe u
premtohet është e vërtetë e sigurt.
6. Dhe se shpërblimi
(gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
7. Për qiellin plot
rrugë.
8. Ju gjendeni në nje
thënie kontradiktore,
9. Nga ai (besimi) zbrapset
ai që ishte zmbrapsur.
10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
11. Ata të cilët
janë gafilë në injorancë (në verbëri, në
padituri).
12. E pyesin: “Kur është
dita e gjykimit?”
13. Dita kur ata digjen
në zjarr.
14. Përjetonie dënimin
tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
15. Të devotshmit janë
në kopshte e burime.
16. Të kënaqur
se kanë shtënë në dorë atë që u dha
Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
17. Ata qenë të
cilët pak flinin natën.
18. Dhe në syfyr (kah
mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
19. Dhe në pasurinë
e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin
dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
20. Edhe në tokë
ka argumente për ata të bindurit.
21. Po edhe në veten
tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
22. E në qiell është
furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
23. Pasha Zotin e qiellit
e të tokës, kjo është një e vërtetë,
ashtu siç është se ju flisni.
24. A ke arritur të
dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm
të Ibrahimit?
25. Kur patën hyrë
te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete
tha): “Njerëz të panjohur!”
26. Dhe ai pa u vërejtur
shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë
të pjekur.
27. Atë ua afroi atyre
e tha: “Përse nuk po hani?”
28. Dhe ndjeu njëfarë
frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë
myzhde për një djalë të dijshëm.
29. E gruaja e tij nisi
të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet
e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
30. Ata (engjëjt) thanë:
“Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i
gjithedijshmi”.
31. Ai (Ibrahimi) tha: “E
ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
32. Ata thanë: “Ne
jemi të dërguar te një popull kriminel!”
33. Që të hedhim
mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
34. (gurë) Të
shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në
mëkate).
35. Dhe kush ishte aty nga
besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
36. Po nuk gjetëm
aty pos një shtëpie myslimane.
37. Dhe Ne kemi lënë
aty shenjë dënimit të hidhur.
38. (Kemi lënë
shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte
të forta.
39. E ai, me tërë
anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është
magjistar, ose është i çmendur!”
40. E Ne e kapëm atë
dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri
veten të jetë i sharë.
41. Edhe në Adin (kemi
lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën
rrënuese,
42. E cila nuk la send pa
e shënderruar në mbeturinë.
43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë
.
44. E ata nga kryelartësia
nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja
me krismë, e ata e shihnin.
45. Dhe nuk mundën
as të ngriten e as t’i kundërvihen.
46. Edhe popullin e Nuhut
(e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull
i prishur.
47. Ne, me forcën tonë
e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
48. Edhe tokën Ne e
kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
49. Dhe Ne krijuam prej
çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni
(madhështnë e Zotit).
50. Pra, ikni e mbështetuni
te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51. E mos i shoqëroni
All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë
unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi
vërejtjen.
52. Ja, ashtu pra, edhe
atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që
nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
53. A mos e porositën
njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
54. Andaj ti larohu prej
tyre, ti nuk je i qoruar.
55. Vazhdo me keshillë,
sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
56. Unë nuk i krijova
xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të
më adhurojnë.
57. Unë nuk kërkoj
prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë
ata.
58. All-llahu është
furnizues i madh, Ai fuqiforti.
59. S’ka dyshim se atyre
që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit
të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë
shpejtimin e tij.
60. Të mjerët
ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!