KUR'ANI i SHENJTË
58.Suretu El Muxhadele
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Vërtet, All-llahu
dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin
e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën
tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo
punë.
2. Ata prej jush që
bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram
si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në
të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat
e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa
ata janë janë duke thënë fjalë të irituara
dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë
pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
3. Ata që krahasojnë
(me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga
ajo që kanë thënë, janë të obliguar që
para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një
rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni
hollësisht me atë që ju e punoni.
4. E kush nuk gjen (rob
për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj
rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë
le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë
ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun
dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra
janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë
dënim të rëndë.
5. Është e vërtetë
se ata që i kundërvhen All-llahut dhe të dërguarit
të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën
ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta,
e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
6. Në ditën e
kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë
që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, dhe
pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo
send esheh dhe e përcjell.
7. A nuk e di ti (o dëgjues)
se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?!
Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos
jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë
Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të
mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në
ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar.
All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
8. A nuk i sheh ata që
ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen
përsëri asaj na e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin
për çka është mëkat, për çka është
mizori çka është në kundërshti të të
dërguarit. Ata kur vjnë të ti, të përshënesin
me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete
thonë: “Përse All-llahu nuk na dënon për kët që
po e themi?” Por, mjaft është për ta Xhehennemi në
të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
9. O ju që keni besuar,
kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është
mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni
për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën
All-llahut, te i cili do të tuboheni!
10. Bisedën e fshehtë
e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan,
ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë fare pa dëshirën
e All-llahut le t’i mbështetën besimtarët!
11. O ju që besuat,
kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni,
se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni!
Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan
prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata
të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu
është i njohur mirë me atë që punoni.
12. O ju që keni besuar,
kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepne një
sadaka para bisedës suaj. Kjo është për ju më
e pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu
është i njohur mirë me atë që punoni.
13. A u frikësuat (varfërisë)
të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj?
E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë
pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të
dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën
tuaj.
14. A e dini për atë
që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur
mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre
dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
15. All-llahu për ta
ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet,
atë që bëjnë është shumë e keqe.
16. Ata betimin e tyre e
kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës
së All-llahut, andaj ata i pret një dënim dënim poshtrues.
17. Atyre nuk do t’u bëjë
kurrfarë dobie pasuria e tyre as fëmijët e tyre para All-llahut.
Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
18. Ditën kur All-llahu
i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin
juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka.
Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
19. Ata i ka nënshtruar
djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut.
Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit
janë më të dëshpruarit.
20. S’ka dyshim se ata që
e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij,
të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
21. All-llahu ka përcaktuar
(shkruar në Levhi Mahvudh): “Unë dhe të dërguarit e
Mi, pa tjetër do të ngadhnjejmë!” All-llahu është
i fortë, ngadhnjyes.
22. Nuk gjen popull që
e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që
e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur
të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre,
ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi
i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin
dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në
Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë
përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre
dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të
tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra,
se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
Faqja
Kryesore