KUR'ANI i SHENJTË
 
 

6.Suretu El-En'ame 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre.  
2. Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.  
3. Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka kanë tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.  
4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, eqë ata nuk i shmangen.  
5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.  
6. A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë.  
7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: “Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë”.  
8. E pastaj thanë: “Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)”. E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat.  
9. Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t’ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.  
10. Edhe të dërguarit të tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.  
11. Thuaj: “Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve.  
12. Tuaj: “E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?” Thuaj: “Vetëm e All-llahut”. Ai ia përaktoi mëshirën Vetes. Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.  
13. Vetëm e Tij është gjithëçka pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithëçka dëgjon dhe gjithëçka di.  
14. Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejvedhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Unë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.  
15. Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës sëmadhe, nëse nuk i përulem Zotit tim”.  
16. Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar, dhe ai është shpëtim i qartë.  
17. Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.  
18. Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.  
19. Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheqë vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se All-llahut ka edhe zota tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që j u i shoqëroni!” 
20. Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.  
21. Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.  
22. Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: “Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?” 
23. Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s’u mbetetpërveç të thonë: “Për All-llahun, o zoti ynë, ne nuk ishim dhujtarë!” 
24. Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin! 
25. Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.  
26. Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur’anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjerët vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.  
27. E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!” 
28. Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.  
29. Ata thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi.  
30. Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për zotin tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!” 
31. Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.  
32. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S’ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni? 
33. Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnëty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.  
34. Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërgarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).  
35. Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe , ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).  
36. vetëm ata që kanë dëgjim të shëndosh i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jepatë që e meritojnë).  
37. Dhe thanë : “Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t’i gjente më pas).  
38. Nuk asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të nara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.  
39. E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë e vë në rrugë të drejtë atë që do.  
40. Thuaju: “ Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë?” 
41. Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t’i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t’i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.  
42. Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popjt parateje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam më skamje emjerim, ashtu që të përulen.  
43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimijonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hjeshoi atë që bënin.  
44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.  
45. Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotittë botave.  
46. Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t’ju sjellë atë?”. Shih sesi ua shqarojmë faktet e megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin! 
47. Thuaj: “Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut u vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?” 
48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.  
49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.  
50. Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e All-llahut (e t’ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni? 
51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur’an) atyre që i frikësohen tubimit para zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues.  
52. Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nukpërgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.  
53. Kështu Ne i sprovojmë disa me disa tjerë (pasanikun me varfnjakun, atë me autoritet me atë pa të) ashtu që të thonë: “ A këto janë mes nesh qëAll-llahu i dhuroi?” A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?! 
54. E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamu alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kuh bën prej jush ndonjë ë keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pehdohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.  
55. Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.  
56. Thuaj: “Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që adhuroni ju, pos All-llahut! thuaj: “Unë nuk njeki dëshirat tuaja, pse do të ishte atëherë do te isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).  
57. Thuaj: “Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.  
58. Thuaj: “Sikur të ishte ajo për të cilën nguteni j te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri i di për mizorët.  
59. çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud).  
60. Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t’ju njohtojë me atë që keni pas vepruar.  
61. Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.  
62. Pastaj i kthehen All-llahut, Snduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.  
63. Thuaj: “Kush ju spëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni Atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” 
64. Thuaj: “All-llahu ju shpëtin nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.  
65. Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndaj në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kptojnë”.  
66. E populli yt e konsideroi atë (Kur’anin) të rremë, porse ai (Kur’ani) është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam rojë e juaj”.  
67. çdo lajm e ka afatin e realizimit, e më vonë, ju do të kuptoni.  
68. Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.  
69. Për ata që ruhen (për besimtarët) s’ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t’ju përkujtojmë në mënyrë që ruhen edhe ata (që tallen).  
70. Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta resprktojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur’anin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka veprruar, e që s’ka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos All-llahut. je ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata , për skak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët.  
71. Thuaj: “A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufur) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur)në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): “Eja te ne” (ai nuk përgjigjet). Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi zotit të botëve.  
72. (Na është thënë) Dhe falne nmazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi.  
73. E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë : “Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet “Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkretën, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.  
74. Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha vëllaut të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt.  
75. E kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.  
76. E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:” Unë nuk i dua ata që humbën”.  
77. Kur e pa hënën të posa tha: “Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!” 
78. Kur e pa diellin të lindur, tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastërnga ajo që ju i shoqëroni!” 
79. Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok! 
80. Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?” 
81. E si t’ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më e drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni? 
82. Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe atajanë në rrugë të drejtë.  
83. Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrisim në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet.  
84. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësat.  
85. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Iliajasin të gjithë prej të mirëve të përsosur.  
86. (shpërbylem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.  
87. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.  
88. Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.  
89. Ata shin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.  
90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.  
91. Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; “All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësunë e tyre.  
92. Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.  
93. E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumrnteve të Tij ishit kryeneç.  
94. Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prpa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjjetësues apo zotëra tjerë).  
95. S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Aiështë nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)? 
96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit,i gjithëdijshmit.  
97. Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.  
98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën te do të pushoni. Ne i sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.  
99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.  
100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.  
101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.  
102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.  
103. Tëparët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i ërfshinë të arët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.  
104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E në (pejgamberi) nuk jamërojë e juaj.  
105. e kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: “Ke mësuar ti” (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi0 dhe që për t’ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).  
106. Ti (Muhammed) praktoko atë që t’u shpall nga Zoti yt. S’ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.  
107. E sikur të donte All-llahu, ata nnuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.  
108. Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne i kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërble për atë që vepruan.  
109. Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse uvjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.  
110. Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.  
111. E edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjëjt, t’ju flitnin të vdekurit, t’ju tubonin atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).  
112. dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.  
113. Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë boën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).  
114. (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.  
115. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.  
116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.  
117. S’ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar rruga e Tijdhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.  
118. Ju (besimtarë) hani nga ajo që ( është therrur dhe) dhe është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.  
119. ç’keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është ndaluar për ju, përveçkur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohusve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miripër ata që i shkelin dispozitat.  
120. Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.  
121. Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).  
122. Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe idhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu dket mirë mohusve ajo që veprojnë.  
123. Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.  
124. E kur uvjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut”! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bën krim do t’igodasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.  
125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.  
126. Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.  
127. Ata e kanë vendin e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.  
128. Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!” E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: “Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu” Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.  
129. PO ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).  
130. O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “ Dëshmojmëkundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu(të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).  
131. Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt,nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët etij të jenë të painformuar.  
132. Po për secili (veprues) ka shkallë(që do t’i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.  
133. Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.  
134. Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) pa tjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta menjanoni caktimin e Zotit).  
135. Thuaj: “O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do ta vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.  
136. Dhe nga aj që krijoi Si prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: “Kjo është për All-llahun, si mendonin ata , e kjo është e idhujve tanë”. Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).  
137. Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbyten e fëmijëve të vet, për t’i shkatërruar (me mashtrime) dhe për ‘ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do të bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.  
138. Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: “Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëvene ua lejomë; këto janë kafshë që është ndaluar t’u hipet; këto janë kafshë jatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.  
139. Madje ata thonin: “çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do të ndëshkojë Ai cilësimin ë tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.  
140. S’ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.  
141. Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.  
142. Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje)dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje. Haninga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.  
143. Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: “A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.  
144. Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: “A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, pse çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?” E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.  
145. Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.  
146. E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S’ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).  
147. PO, në qoftë se (për këtë jehuditë) të përgënjeshtrojnë Thuaj: “Samëshirues i madh është ky Zoti juaj,po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelënuk mund të prapësohet!” 
148. E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: “Sikur të donte All-llahu nuk do t’i bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send. ”Kështu patëngënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: “A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?” Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni.  
149. Thuaj: “All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.  
150. Thuaj: “Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato ( që i ndalonin vetë). Nëseda të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argmentet Tona i bënë të rremedhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).  
151. Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.  
152. Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.  
153. Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.  
154. E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udherrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.  
155. Dhe ky libër, dobi prurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni shtu që të mëshiroheni.  
156. (E zbritëm Kur’anin) Që të (mos) thoni: “Libri u zbrit vetën dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.  
157. Dhe që të (mos) thoni: “Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe në të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet eZOtit i bën të rreme dhe ua këthen shpinën atyre? Ne do t’i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.  
158. A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vjë engjëjt (t’ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk ivlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!” 
159. Vërtet at që e përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurfarë përgjegjësie. çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t’i njohë me atë që punuan.  
160. Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.  
161. Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fe e drejtë, fe e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar! 
162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.  
163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! 
164. Thuaj: “ A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te All-llahu; e Ai ju njohton për atë që përçaheshit.  
165. Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartëdisa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që u dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.  
 
 

 
   [Faqja Kryesore