KUR'ANI i SHENJTË
60.Suretu El Mumtehinet
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O ju që besuat, nëse
keni dalë (prej vendlindjes) për hirë të luftës
për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë
Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur
ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që
u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sespe
i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi,
po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe
atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj,
ia e ka humbur rrugën e drejtë.
2. Nëse ata ia dalin
t’ju mindin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart
e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur,
sepse ata dëshironin të mos besonit.
3. Në ditën e
kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t’ju bëjnë dobi
as të aërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh
atë që punoni.
4. Ju e keni shembullin
më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të,
kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe
prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën,
randaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia
e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!” (Nuk e kemi
shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë
babait të vet: “Unë do të kërkoj falje për ty,
po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!”
Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga
Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
5. Zoti ynë, mos na
bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe
falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
6. Vërtet, për
atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën
e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët),
e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi,
i vetvetiu i lavdëruari.
7. Pritet që All-llahu
të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit
armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë
mëkatet, është mëshirues.
8. All-llahu nuk ju ndalon
të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që
nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan
prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
9. All-llahu ju ndalon t’u
afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë,
që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin
tuaj; ju ndalon t miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të
tillët janë dëmtues të vetvetës.
10. O ju që besuat,
kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni
besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së
miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë
besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse
as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë
të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë
që kanë shpenzuar për to (në emër të kororëzimit).
Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën
e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni
(prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për
to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë
që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut
me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është
më i dijshmi, më i informuari.
11. Në qoftë se
u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që
ikën te idhujtarët, e juve u vjen rasti t’i luftoni dhe të
merrni pre të luftës, atëherë atyre që u kanë
shkuar gratë, jepnu aq sa kanë shpenzuar; e, kinie frikë
All-llahun, të cilin ju e besoni!
12. O Pejgamber, kur të
vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë
asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të
bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e
tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për
(fëmijën e huaj që kanë marrë) se është
i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë
që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute
All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës
dhe mëshirues.
13. O ju që keni besuar,
mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim
kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës
së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët
prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë
botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
Faqja
Kryesore