KUR'ANI i SHENJTË
61.Suretu Es Saff
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. All-llahun e madhëroi
çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është
mbizotëruesi, i urti.
2. O ju që besuat,
pse po e thoni atë që nuk e punoni?
3. te All-llahu është
shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
4. All-llahu i do ata që
luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë
ndërtesë e fortifikuar.
5. Dhe, (rikujto) kur Musai
popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më shqetësoni
kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar
i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui
largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të
drejtë popullin e prishur.
6. Dhe, kur Isai, biri i
Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut
te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues
për një të dërguar që do të vijë pas
meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre
me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji
e hapët”.
7. E kush është
më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtër
për fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për
në rrugën e drejtë popullin zullumqarë.
8. Ata duan ta shuajnë
dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson
(e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
9. Ai (All-llahu) është
që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të
qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues
mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
10. O ju që keni besuar,
a t’ju tregoj për jë tregti të bujshme që ju shpëton
prej jë dënimi të dhembshë:
11. T’i besoni All-llahut
dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën
e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është
shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
12. Ai (All-llahu) iu falë
mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat
rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme,
e këto janë ai suksesi më i madh.
13. Edhe të tjera që
ju i dëshironi: ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt,
e pra, përgëzoji besimtarët!
14. O ju që besuat,
bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes
havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë)
u pat thënë: “Kush është ndihmëtarë imi për
në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi
ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një
grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata
që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe
ashtu u bënë ngadhënjyes.
Faqja
Kryesore