KUR'ANI i SHENJTË
62.Suretu El Xhum'a
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ç'farë ka
në qiej dhe ç'ka në tokë bën tesbih All-llahun,
Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin
e të Urtin.
2. Ai është që
arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi tityre që
t’ju lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë
librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një
humbje të dukshme.
3. (U dërgoi) edhe
të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është
ngadhnjyesi
4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia
jep atij që do, e All-llahu është Zoti i dhuntisë së
përsosur.
5. Shembulli i atyre, që
janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është
shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është
shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut,
e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin
jobesimtarë.
6. Thuaj: “O ju që
i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të
afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë
kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë
që thoni)”.
7. Po, ata nuk dëshirojnë
kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart
e veta, e All-llahu e di më së miri se kush janë mizorët.
8. Thuaj: “s’ka dyshim se
vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande
do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të
dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë
që keni punuar”.
9. O ju që besuat,
kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni
shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben,
falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme
për ju nëse jeni që e dini.
10. E, kur të kryhet
namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni
begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun,
ashtu që të gjeni shpëtim.
11. Po, kur ata shohin ndonjë
tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë
në këmbë. Thuaju: “Ajo që është te All-llahu
është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia,
e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”
Faqja
Kryesore