KUR'ANI i SHENJTË
63.Suretu El Munafikun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Kur të erdhën
ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet
ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar
i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë
(kur thonë ashtu).
2. Ata betimin e tyre e
bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut.
Veprimi që ata bënë është shumë keq.
3. Ngase ata besuan (me
gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata
nuk kuptojnë.
4. E kur t’i shohish ata,
trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së
tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të
mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është
kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i
vraftë, si shmangen nga e vërteta!
5. E kur u thuhet: “Ejani
te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej
Tij falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë
shpinën duke e mbajtur veten të madh.
6. Sa u përket atyre,
është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si
nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi
nuk do t’i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron
udhëzimin popullit arrogant.
7. Ata janë që
u thonë (vendasve të Medinës): “Mos u jepni atyre që
janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu
që të shpërndahen!. Po, te All-llahu janë pasuritë
(depot) e iqejve e të tokës, por hipokritët nuk janë
duke kuptuar”.
8. Ata thonë: “Nëse
do të kthehemi (prej gjuhës me beni Mustalikët) në
Medine, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë
atë më të dobëtin!” (ashtu thanë) Ndërsa
e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të
Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
9. O ju që besuat,
as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej
adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët
janë mu ata të humburit.
10. Dhe jepni nga ajo që
Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë
vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse
nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë
e të bëhesha prej të mira!”
11. Po, All-llahu kurrsesi
askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë
afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë
që ju punoni.
Faqja
Kryesore