KUR'ANI i SHENJTË
69.Suretu El Hakka
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Momenti i katastrofës
së përgjithshme (kijameti).
2. ç’është
kijameti?
3. çka të mësoi
ty se ç’është kijameti?
4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan
tronditjen (kijametin).
5. Sa i përket Themudit,
ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
6. Ndërsa Adi është
shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
7. Atë Ai e lëshoi
kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje
njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash
të zgavëruara.
8. A e sheh prej tyre ndonjë
që ka mbetur?
9. Erdhi faraoni dhe ata
që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit
të Lutit), me punë të gabuara.
10. Ata kundërshtuan
të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një
dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
11. Pasi që uji pat
vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
12. Për ta bërë
atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë
veshët që janë përkujtues.
13. E kur të fryhet
në surë një e fryeme.
14. Dhe të ngrihen
toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një
të goditur.
15. Në aë kohë
ndodh e vërteta (kijameti).
16. E qielli çahet,
pse ai atë ditë është i raskapitur.
17. Dhe engjëjt qëndrojnë
në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj)
e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
18. Atë ditë ju
do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë
sekret juaji.
19. Kujt t’i jepet libri
i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie
librin tim!”
20. Unë kam qenë
i bindur se do të jap llogarinë time.
21. Dhe ai atëherë
është në një jetë të kënaqshme.
22. Në një Xhennet
të lartë.
23. Pemët e tij i ka
krejt afër.
24. (E thuhet) Hani e pini
shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët
këtë.
25. Ndërkaq, kujt i
jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të
mos më jepej fare libri im.
26. Dhe të mos dijsha
fare se çka është llogaria ime.
27. Ah, sikur të kishte
qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
28. Pasuria ime nuk më
bëri fare dobi.
29. U hoq prej meje çdo
kompetencë imja.
30. U thuhet zebanive: Kapnie
atë, vënja prangat!
31. Pastaj atë shtinie
në Xhehennem. . .
32. Mandej, lidhne atë
me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
33. Pse ai ka qenë
që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
34. Ai nuk nxiste për
t’i ushqyer të varfërit.
35. Ai sot nuk ka këtu
ndonjë mik.
36. As ushqim tjetër
përveç të të shplarave.
37. Që atë nuk
e ha kush, pos mëkatarëve.
38. Pra Unë betohem
në atë që e shihni!
39. Edhe në atë
që nuk e shihni!
40. Se me të vërtetë
ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari
i ndershëm.
41. Ai nuk është
fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
42. Nuk është
as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
43. Është zbritje
prej Zotit të botëve!
44. Sikur të trillonte
ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
45. Ne do ta kapim atë
me fuqinë Tonë.
46. E pastaj do t’ia këputnim
atij arterien e zemrës.
47. Askush prej jush nuk
do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
48. Ai (kur’ani) është
këshillë për të ruajturit.
49. S’ka dyshim se Ne dijmë
që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.
50. Ai (Kur’ani) njëmend
do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
51. Ai është e
vërtetë bindëse!
52. Andaj, ti lartësoje
nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
Faqja
Kryesore