KUR'ANI i SHENJTË
70.Suretu El Me'arixh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Një lutës e
kerkoi dënimin e pashmangshëm,
2. për jobesimtarët.
Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
3. Ai dënim vjen nga
All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).
4. Atje ngjiten engjëjt
dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë
mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është
pesëdhjetë mijë vjet).
5. Ti, pra, duro me një
durim pa ankesë (të mirë).
6. Atyre u duket ai larg,
7. Kurse Neve ai na duket
afër.
8. Dita kur qielli të
bëhet si kallaji i shkrirë.
9. Kodrat të bëhen
si leshi i lënurur.
10. Dhe asnjë mik nuk
pyet për mikun.
11. Edhe pse ata shihen
ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli
dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë
e vet.
12. Dhe me gruan e vet dhe
me vëllain e vet.
13. Edhe me të afërmit
e tij që ai te ata mbështetej.
14. Edhe me krejt çka
ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
15. Jo, kurrsesi, ajo (para)
është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
16. Është që
heq kapakët e kokës.
17. Që e thërret
(tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar
(prej besimit).
18. Dhe që ka tubuar
(pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
19. Është e vërtetë
se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
20. Pse kur e godit ndonjë
e keqe, ai ankohet së tepërmi.
21. Ndërkaq, kur e
gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
22. Përveç atyre
që falen,
23. të cilët janë
të rregullt në faljen e namazit të tyre.
24. Dhe ata që në
pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të
caktuar.
25. Për lypësin
dhe për nevojtarin që nuk lyp.
26. Edhe ata që e besojnë
bindshëm ditën e gjykimit.
27. Edhe ata që i frikësohen
dënimit nga Zoti i tyre.
28. Sepse është
e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti
i tyre.
29. Edhe ata që janë
ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
30. Me përjashtim ndaj
grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në
posedim, ata nuk qortohen për to.
31. E kush kërkon përveç
tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
32. Edhe ata që janë
besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit
të dhënë.
33. Edhe ata që dëshminë
e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
34. Edhe ata që janë
të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
35. Të tillët
janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
36. ç’është
me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
37. Ulën në grupe
në të djathtë e në të majtë teje?
38. A dëshiron secili
prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?
39. Kurrsesi! Ne i krijuam
ata nga ajo çka ata e dinë.
40. Pra betohem në
Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
41. të zëvendësojmë
me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë
kush para.
42. Po ti lëri ata
të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të
dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre
që po u premtohet.
43. Ditën kur duke
u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
44. Me shikimet e tyre të
përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që
ka qenë premtuar.
Faqja
Kryesore