KUR'ANI i SHENJTË
72.Suretu El Xhinn
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: “Mua më shpalllet
se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi
(Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi
dëgjuar një Kur’an që mahnit,
2. që udhëzon
në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë,
kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më akë”
3. Dhe se latësua e
madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua
, as fëmijë.
4. S’ka dshim se ai mendjelehti
jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
5. Ndërsa, ne kemi
pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra
përkitazi me All-llahun,
6. Dhe se ka pasur burra
prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve
dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit)
kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka
për të ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi
hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot
roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë
hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar,
e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë
e shkëndijës së zjarrtë.
10. Ne nuk e dimë se
me këtë (përgaditje të qiellit) është për
qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë,
apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i udhëzojë.
11. Është e vërtetë
se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq
të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
12. Dhe ne kemi qenë
të bindur se All-llahut nuk mund t’i shmangeni në tokë e
as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.
13. Dhe ne, sapo e dëgjuam
udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të
vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë
padrejtësie.
14. Është e vërtetë
se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që
janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin,
të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
15. Ndërsa, ata që
lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!
16. sikur ata (idhujtarët)
t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim
atyre ujë me bollëk,
17. Për të sprovuar
me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet,
Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
18. Dhe (mua më shpallet)
e vërtetë xhamitë janë veçant për të
adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me
All-llahun!
19. Dhe se kur u ngrit robi
i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët)
gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar.
20. Thuaj: “Unë dëshiroj
vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!”
21. Thuaj: “Unë nuk
kam në dorë që t’ju largojë dëmin, as t’ju sjell
dobi!”
22. Thuaj: “Është
e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit)
të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje”.
23. (Nuk kam në dorë
tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç
shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të
dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do
të jenë përgjithmonë, pambarim.
24. Derisa kur ta shohin
atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë
se kush është më i dobët në ndihmë dhe më
i vogël në numër.
25. Thuaj: “Unë nuk
e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti
im do ta vonojë atë shumë?”
26. Ai është që
e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon
askujt.
27. Me përjashtim të
ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë
roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
28. Për ta ditur (për
t’u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe
se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo
gjëje që ekziston.
Faqja
Kryesore