KUR'ANI i SHENJTË
73.Suretu El Muzemmil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O ti i mbështjellë!
2. Ngrihu për falje
natën, përveç një pjese të vogël të
saj.
3. Gjysmën e saj ose
diç më pak se gjysmën.
4. Ose shto diç prej
saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje.
5. Ne do të shpallim
ty fjalë të rëndë (të madhe).
6. E s’ka dyshim se akiviteti
i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë.
7. Vërtet, Ti gjatë
ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
8. Po ti përmende Zotin
tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
9. Zot i lindjes dhe i perëndimit,
nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për
mbështetje.
10. Dhe kij durim ndaj asaj
që të thonë dhe largohu atyre i matur.
11. Dhe më lë
Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak
afat.
12. Se me të vërtetë
te Ne ka pranga e zjarr.
13. Edhe ushqim që
nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
14. Atë ditë kur
toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
15. Ne dërguam te ju
të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç
patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
16. E faraoni e kundërshtoi
të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim
të rëndë.
17. Nëse ju mohoni,
si do të mbroheni në një ditë që fëmijët
do t’i bëjë pleq?
18. Atë ditë qielli
do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
19. Këto janë
një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për
te Zoti i vet.
20. Zoti yt e di se ti dhe
një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më
pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një
të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës
dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni
asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju
vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të
ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë
nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut,
e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut,
pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij
dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për
hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni
për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu
edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh,
e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës,
mëshirues!
Faqja
Kryesore