KUR'ANI i SHENJTË
74.Suretu El Mudeththir
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. O ti i mbuluar!
2. Ngrihu dhe tërhiqu
vërejtjen (duke i thirrur).
3. Dhe madhëroje Zotin
tënd!
4. Dhe rrobat tua pastroji!
5. Dhe të keqës
së ndyrë largohu!
6. Dhe mos u mburr me atë
që jep e të duket shumë!
7. Dhe për hir të
Zotit tënd duro!
8. E,kur të fryhet
në Sur,
9. Atëherë ajo
është ditë e vështirë.
10. Për jobesimtarët
është jo e lehtë.
11. Ti, më le Mua dhe
atë që e krijova të vetmuar.
12. Dhe bëra këtë
pasuri të madhe.
13. E bëra edhe me
djem që i ka me vete.
14. Dhe Unë i lash
në disponim të gjitha mundësitë.
15. E ai lakmon që
t’i shtoj edhe më tepër.
16. E jo, se ai vërtet
ishte mohues i fakteve tona!
17. Atë do ta ndrydhi
me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
18. Pse ai shumë mendonte,
radhitte e përgatiste (për Kur’anin).
19. Qoftë i shkatërruar,
po si përceptonte?
20. Prapë qoftë
i shkatërruar, po si përceptonte?
21. Ai sërish thellohej
në mendime.
22. Pastaj mrrolej dhe bëhej
edhe i vrazhdë.
23. Pastaj ktheu shpinën
me mendjemadhësi.
24. E tha: “Ky (Kur’ani)
nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet
prej të tjerëve.
25. Ky nuk është
tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
26. E Unë atë
do ta hedhë në Sekar!
27. E, ku e di ti se çka
është Sekar?
28. Ai nuk lë send
të mbetet pa e djegur.
29. Ai është që
ua prish dhe ua nxin lëkurat.
30. Mbikëqyrës
mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
31. E mbiqëkyrës
të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç
engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an)
nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë
për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u
është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet
besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët
të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të
sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti
All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të
humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di
kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm
se një përkujtim për njerëz.
32. Jo, nuk është
ashtu, Pasha hënën!
33. Edhe natën kur
tërhiqet!
34. Edhe agimin kur agon!
35. S’ka dyshim se ai (Sekari)
është një nga belatë më të mëdha.
36. Është vërejtje
për njerëz!
37. Për atë nga
mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të
mira) apo të ngecë.
38. Secili njeri është
pengë i veprës së vet.
39. Përveç atyre
të djathtëve.
40. Që janë në
Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
41. Përkitazi me kriminelët
(e u thonë):
42. “çka u solli
juve në Sekar?”
43. Ata thonë: “Nuk
kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);
44. Nuk kemi qenë që
ushqyenim të varfërit;
45. Dhe kemi qenë që
përziheshim me të tjerët në punë të kota.
46. Dhe kemi qenë që
nuk e besonim ditën e gjykimit.
47. Derisa na erdhi e vërteta
(vdekja)!”
48. E tanimë, atyre
nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
49. Po çka kishin
ata që largohesin prej këshillës (Kur’ait)?
50. Ata ishin si gomarë
të trembur (të egër).
51. Që ikin prej luanit
(ose prej gjahtarit).
52. Veç kësaj,
secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm
(i hapët, i qartë).
53. E jo! Por ata janë
që nuk frikësohen botës tjetër.
54. Dhe jo! Se ai (Kur’ani)
është këshillë e lartë.
55. E kush do, këshillohet
me të.
56. Po ata nuk mund të
marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është
i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
Faqja
Kryesore