KUR'ANI i SHENJTË
75.Suretu El Kijame
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Betohem në ditën
e kijametit;
2. Betohem në shpirtin
që është shumë qortues!
3. A mendon njeriu se nuk
do t’i tubojmë eshtrat e tij?
4. Po, do t’ia tubojmë!
Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë
qenë edhe majat e gishtave të tij!
5. Por, njeriu dëshiron
të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
6. Andaj edhe pyet: “Kur
është dita e kijametit?”
7. E, kur të merren
sytë (të parët)?
8. E të zëhet
hëna (errësohet),
9. Dhe të bashkohet
dielli e hëna.
10. Atë ditë njeriu
do të thotë: “Nga të iket!”
11. Jo, nuk ka strehim!
12. Atë ditë vetëm
te Zoti yt është caku!
13. Atë ditë njeriu
do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që
la prapa.
14. Po njeriu është
dëshmitar i vetvetes.
15. Edhe nëse i paraqet
arsyetimet e veta.
16. Ti (Muhammed) mos shqipto
atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë
atë me të shpejtë!
17. Sepse Ne e kemi për
detyrë tubimin dhe leximin e tij!
18. E kur ta lexojnë
atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
19. Dhe pastaj është
obligim i yni që ta shkoqisim atë.
20. Jo, nuk është
ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
21. Dhe e lini pas shpine
atë të ardhmen (ahiretin).
22. Atë ditë do
të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
23. Që Zotin e tyre
e shikojnë.
24. Atë ditë ka
fytyra edhe të vrazhda.
25. Që presin t’u thyhet
kurrizi (të shkatërrohen).
26. Jo dhe Jo! Po kur të
arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
27. Dhe thuhet (nga familja
e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”
28. Dhe ai bindet se ai
po ndahet.
29. E t’i puqet kofsha për
kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
30. Atë ditë vetëm
te Zoti yt shkohet.
31. E ai as nuk vërtetoi
atë që duhej, as nuk u falë.
32. Por përgënjeshtroi
dhe ktheu shpinën.
33. Dhe shkonte te familja
e tij me fodullëk.
34. Të është
afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
35. Edhe nje herë t’u
afrua ty e keqja; t’u afroftë!
36. A mos mendon njeriu
se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë
përgjegjësie).
37. A nuk ka qenë ai
në një pikë ujë që derdhet.
38. E pastaj u bë gjak
i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
39. Dhe prej tij Ai i bëri
dy lloje: mashkullin dhe femrën.
40. A nuk është
Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
Faqja
Kryesore