KUR'ANI i SHENJTË
77.Suretu El Murselat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Pasha erërat që
fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
2. Që janë shumë
të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
3. Pasha engjëjt që
u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
4. Dhe që ndajnë
qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
5. Dhe ata që sjellin
shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
6. Si arsyetim ose si vërejtje.
7. S’ka dyshim se ajo që
premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
8. Kur yjet të shuhen.
9. Dhe kur qielli të
hapet,
10. Dhe kur kodrat të
copëtohen,
11. Dhe kur të dërguarve
u është caktuar koha?
12. E për cilën
ditë atyre u është caktuar koha?
13. Për ditën
e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
14. E ku e di ti se çka
është dita e gjykimit?
15. Atë ditë është
shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
16. A nuk i kemi është
shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
17. Dhe pastaj pas tyre
ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
18. Ne ashtu bëjmë
me kriminelët.
19. Atë ditë është
mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
20. A nuk u kemi krijuar
juve nga një lëng i dobët?
21. Dhe atë e vendosëm
në një vend të sigurt.
22. Për deri në
një kohë të caktuar.
23. Dhe Ne bëmë
përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
24. Atë ditë është
shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
25. A nuk e bëmë
Ne tokën që në gjirin e vet mban,
26. Të gjallë
dhe të vdekur?
27. Dhe në të
kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë
të pini ujë që ua shuan etjen.
28. Atë ditë është
mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
29. (u thuhet) Shkoni te
ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
30. Shkoni te ajo hije (mjegull)
që ka tri degëzime.
31. Që nuk bën
as hije, as nuk mbron prej flakës.
32. Ai (Xhehennemi) hedh
gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
33. E që janë
si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
34. Atë ditë është
shkatërrim për mohuesit.
35. Kjo është
një ditë që ata nuk flasin.
36. Atyre as nuk u lejohet
që të arsyetohen.
37. Atë ditë,
mjerë ata që përgënjeshtruan!
38. Kjo është
dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
39. Dhe nëse keni ndonjë
dredhi, atëherë bëni dredhira!
40. Atë ditë është
shkatërrim për ata që nuk besuan.
41. Dhe, nuk ka dyshim se
të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
42. Dhe kanë pemë
çfarë të dëshirojnë.
43. Hani e pini shijshëm
e me ëndje, për atë e keni vepruar.
44. Ne kështu i shpërblejmë
mirëbërësit.
45. Atë ditë është
mjerim për përgënjeshtuesit.
46. Ju (jobesimtarë
në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet
ju jeni rrebelë.
47. Atë ditë është
mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
48. Dhe kur atyre u thuhej:
“Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
49. Atë ditë është
mjerim për ata që përgënjeshtuan.
50. Pra, cilës fjale
(libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?
Faqja
Kryesore