KUR'ANI i SHENJTË
78.Suretu En Nebe'
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Për çka ata
i bëjnë pyetje njëri-tjetri?
2. Për lajmin e madh
e tronditës.
3. Në të cilin
ata janë në kundërshti.
4. Jo, të mos pyesin,
sepse ata do ta kuptojnë!
5. Përsëri Jo,
se ata do ta kuptojnë!
6. A nuk e bëmë
Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
7. Ndërsa kodrat shtylla?
8. Dhe Ne u krijuam juve
në çifte.
9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë
për pushim.
10. Dhe natën ua bëmë
mbulesë (si rrobet).
11. Ndërsa ditën
e bëmë për gjallërim.
12. Dhe Ne kemi ndërtuar
mbi ju një shtatëshe të fortë.
13. Dhe kemi vënë
ndriçuesin që flakëron.
14. Dhe prej reve të
shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
15. Që me të të
rrisim drithëra e bimë.
16. Edhe kopshte të
dendura palë mbi palë.
17. S’ka dyshim se dita
e gjykimit është caktuar.
18. Është dita
që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
19. Dhe qielli hapet e bëhet
dyer-dyer.
20. Dhe kodrat shkulen dhe
bëhen pluhur (si valë rrezesh).
21. E Xhehennemi është
në pritë (në pusi).
22. Është vendstrehim
i arrogantëve.
23. Aty do të mbesin
për tërë kohën (pa mbarim).
24. Aty nuk do të shijojnë
as freskim, as ndonjë pije.
25. Përveç ujë
të valë e kalbësirë.
26. Si ndëshkim i merituar.
27. Ata ishin që nuk
pritnin se do të jepin llogari.
28. Dhe argumentet Tona
i përgënjeshtruan më këmbëngulje.
29. Ndërsa Ne çdo
send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
30. E ju pra, vuani, se
Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
31. S’ka dyshim se të
devotshmit kanë fitime të mëdha.
32. Kopshte e vreshta rrushi.
33. Edhe vasha të një
moshe.
34. Edhe gota të mbushura
plot verë.
35. Aty nuk dëgjojnë
fjalë të kota, as gënjeshtra.
36. Shpërblime e dhurata
të shumta dhënë nga Zoti yt.
37. Zoti i qiejve e i tokës,
dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues,
të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.
38. Atë ditë Xibrili
dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet
pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të
vërtetën.
39. Ajo është
dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës
te Zoti i vet.
40. Ne ua tërhoqëm
juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të
afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka
i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa
mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe"!
Faqja
Kryesore