KUR'ANI i SHENJTË 
  
 

79.Suretu En Nazi'at 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)! 
2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim! 
3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi! 
4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë! 
5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë! 
6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. 
7. Që pas saj pason tjetra. 
8. Atë ditë zemrat janë të tronditura. 
9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara). 
10. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?” 
11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?” 
12. Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” 
13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje). 
14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës. 
15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait? 
16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). 
17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar. 
18. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?” 
19. Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij! 
20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe. 
21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. 
22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. 
23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. 
24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” 
25. Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. 
26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet. 
27. A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! 
28. Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë. 
29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. 
30. E pastaj tokën e sheshoi. 
31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. 
32. Kurse kodrat ia përforcoi. 
33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. 
34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti), 
35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. 
36. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. 
37. E për sa u përket atij që ka tepruar. 
38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, 
39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij. 
40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 
41. Xhenneti është vendi i tij. 
42. Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!” 
43. Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë? 
44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. 
45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. 
46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. 
 

           

 Faqja Kryesore