KUR'ANI i SHENJTË
80.Suretu 'Abese
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Ai vrenjti (fytyrën)
dhe u kthye.
2. Ngase atij i erdh i verbëri.
3. E ku mund ta dish ti,
ndoshta ai do të pastrohet.
4. Apo do të këshillohet
dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
5. E ai që nuk ndien
nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
6. Ti atij i vë veshin
(i drejtohesh)!
7. Po ti nuk ke përgjegjësi,
pse ai nuk pastrohet.
8. Ndërsa ai që
nxiton dhe vjen te ti,
9. Dhe meqë ai frikësohet,
10. E ti nuk e zë asgjë
(dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
11. Jo ashtu! Në të
vërtetë këto janë këshilla.
12. Kush do merr mesim nga
kjo (nga Kur’ani).
13. Është këshillë
në flet të çmueshme.
14. Me vlerë të
lartë e të ruajtur.
15. Në duar të
udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
16. Të nderuar e të
ruajtur.
17. Qoftë mallkuar
njeriu, sa mohues i fortë është ai!
18. Po prej çkafi
e krijoi Ai atë?
19. Atë e krijoi prej
një pike uji dhe e përgatiti.
20. Pastaj atij ia lehtësoi
rrugën.
21. Mandej atë e bëri
të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).
22. Pastaj kur të dojë
Ai e ringjallë atë.
23. Jo! Ai nuk zbatoi atë
që urdhëroi Ai.
24. Njeriu le të shikoje
ushqimin e vet.
25. Ne lëshuam shi
të mjaftueshëm.
26. Pastaj e çamë
tokën sipas nevojës së bimës,
27. Dhe bëmë që
në të të mbijnë drithëra
28. Edhe rrush e perime,
29. Edhe ullinj e hurma,
30. Edhe kopshte të
dendura,
31. Dhe pemë e kullosa,
32. Si mjete gjallërimi
për ju dhe për bagëtinë tuaj.
33. E kur të vijë
ushtima (krisma e kijametit);
34. Atë ditë njeriu
ikën prej vëllait të vet,
35. Prej nënës
dhe prej babait të vet,
36. Prej gruas dhe prej
fëmjëve të vet.
37. Atë ditë secilit
njeri i mjafton çështja e vet.
38. Atë ditë do
të ketë fytyra të shndritura,
39. Të buzëqeshura
e të gëzuara.
40. Atë ditë do
të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
41. Që i ka mbuluar
errësira e zezë,
42. E të tillët
janë ata mohuesit, mëkatarët.
Faqja
Kryesore