KUR'ANI i SHENJTË
82.Suretu El Infitar
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. E kur të çahet
qielli.
2. Dhe kur të shkapërderdhen
yjet.
3. Dhe kur të përzihen
detet.
4. Dhe kur të trazohen
varret.
5. Atëbotë secili
njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
6. O ti njeri po ç’të
mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i
urtë?
7. I cili të krijoi,
të përsosi dhe të drejtoi.
8. Të formësoi
në formën që Ai dëshiroi!
9. Jo, nuk është
ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
10. Kurse ndaj jush janë
përcjellësit!
11. Janë shkrues të
ndershëm te All-llahu.
12. Ata e dinë se çka
punoni.
13. E s’ka dyshim se të
mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve
(në Xhennet).
14. Dhe se mëkatarët
janë në Xhehennem.
15. Aty futen ata ditën
e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
16. Dhe nuk kanë të
larguar prej tij.
17. E ç’të mësoi
ty se ç’është dita e gjykimit?
18. Përsëri, ç’të
mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
19. Është dita
kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë
ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
Faqja
Kryesore